Rasti i Kumanovës dhe disa shpjegime veprimtarishë agjenturore! (24)

0
674

Nga: Sylë Mujaj

RASTI I KUMANOVËS PËR NË LUFTË

Nuk e di as vetë se si apo nga kush, me siguri nga ana jonë, sepse edhe ne kemi vagabondët tonë shqiptar, që fatbardhësisht janë në zvogëlim e sipër, por shikoni, sa për dreq, kësi lloj, t’i quash “vagabondë”, po na nxirrnin punë edhe sot, kur më nuk kemi pushtues. Këta lloj “vagabondësh” të lyer e të ngjyer në çdo lloj adaptim kohe e stine, i bëjnë ballë edhe sot, dhe shi disa edhe nëpër kryesitë e popullit tonë, si rasti konkret kur një aktivist i dikurshëm i cështjes kombëtare e quan “Luan…” njifar “Zeken”, që noton dhe fare nuk brengoset, nuk ngacmon, por punon dhe punon për qëllimin “që as dreqi nuk i bie në fije”.

Sot, thotë është në anën vetëm shqiptare, por nuk i duhet më as flamuri i kombit as shenja e UÇK-së, këto të dyja mund ta hidhërojnë apo ta nxjerrin nga takti i stabilitetit të vetë “Rrjetit të tij të sistemit UDB- ës Serbisë dhe Sigurim i Shqipërisë, që deri më sot, të gjitha detyrat e programuara se kush ku duhet vënë, se kush ku duhet vra, se kush ku duhet blerë, se kush kënd duhet larguar, se kush ku duhet të veprojë, kush ku duhet të manipulojë, se kush duhet të hyjë në Shqipëri: kush të dalë, nga ata kartonët e bardhë që i mblidhte dhe i kontrollonte pikërisht ky farë Xhaviti.

Se me cilat grupe të specializuara të policisë greke që kishin ushtruar me muaj në Qipro, duhej të krijonte krizën e jugut të Shqipërisë, kinse në ndihmë të Kosovës, ku u vranë afro 5000 veta shqiptar të pafajshëm.

Dëshmori Besim Ndrecaj

Kush nëpër cilin korridor në grupe duhet të kalohet në Kosovë, nëse nuk dëgjohej Xhaviti ai grup, dështonte apo kinse binte në pritat mirë të organizuara të armatës jugosllave, si rasti i Rugovës së Hasit.

Kush nga pasagjerët e zbritjes nga anijet e Itali-Durrës duheshin të kontrolloheshin e të pyeteshin, se me kë janë, /siç ishte rasti i dy-tri hershëm i grupeve tona që u kontrolluam, por në mosguxim, sepse ishim shumë, iknin nga ne, por si qentë me bisht në mes këmbëve/.

Sigurisht këtu jap edhe një sugjerim, që kjo racë ordinere shqiptare, edhe mos të ishte fare, nuk ka problem.

Këtë lloj ta quash njerëz degjenerues të së keqes, mund të shtyhen edhe me vlera atdhetare e kurrëseqysh me militantë klanorë apo politikë.

Për ta politika është sikur ujitja apo rritja e tyre.

Unë jam dhe mbetem artist autodidakt dhe atdhetar e jo kurrë politik, sepse ushqehen vagabondët e kombit tim shqiptar, unë nuk i ”ujis-ushqej” kurrë vagabondët.

Demokracia ne shqetesim te rëndë

Është interesante edhe kalimi ynë nga Shqipëria për në Maqedoni, kur së bashku me afro 50 vullnetarë, të gjithë të armatosur, u nisëm nga Durrësi, duke u ruajtur prapë nga punëtori “Xhavit Haliti”, që udhëtimi ynë të bëhej pa zhurmë të madhe përmes furgonave të thjeshtë, por të organizuar mirë nga Njeriu “Izan”, i cili e kishte çdo lloj obligimi për grupin tonë, që të kalonim nga ana e Dibrës se Madhe.

Ashtu u veprua, ne, mbas dite, ishim në afërsi të asaj lugine dhe sipas rregullit, e pritnim ndërrimin e patrullave të kufitarëve, që ishin në një pirg të lartë që shihnin çdo gjë që kalonte andej pari. Urdhri u dha dhe secili të thuash, më shumë se sa tri km.

U desh të ecnim shtrirazi përmes barishteve e kanaleve, shkurresh, që të kalojmë krejt luginën e të dalim në një mal të Dibrës në Maqedoni, kjo u bë në ndërrimin e ditës me natën.

Dëshmori Labinot Krasniqi

Secili nga ne ishim të stërngarkur me nga një çantë të mbushur me municion, dylbi telefona ajror, në brez kishim rrethatore bombash dhe në dy kraharorët prapë rrethatore fishekësh në dore kishim secili nga dy pushke ushtarake.

Natën e bëmë në një familje dibrane të një shok ish i persekutuar politik “N”.

Rasti i nesërm i dërgimit të thuaj të shumicës se municionit për Shkup u krye me sukses nga shokët Kastriot Haxhirexha e Kushtrim Dika, rrugëtimi ynë me një pjesë tjetër të municionit dhe vullnetarësh ishte dhe mbeti shumë i rrezikshëm, por i suksesshëm, me mençurin dhe guximin e treguar pikërisht nga udhëheqësit tonë të cekur me lartë.

Në Shkup u bëmë së bashku edhe me vullnetarët e tjerë dhe mbas një ditë që na u caktua, udhëheqësi morëm rrugën e kalimit këmbë në drejtimin e Kumanovës, që në nisjen e disa km.

U vërejtën disa moskënaqësi të vet udhëheqësi ynë, i cili iu drejtua disave që nëse janë të lodhur, mund të kthehen.

Kjo shkaktoi huti te ne, Murati e Kastrioti, qysh mundet, ky të thotë kështu ende pa u nisur mirë.

Dëshmori Adem Jashari

Pra, ishte një lloj “thyerje morali të një pjesë e të rinjve”. Këtë e tejkaluam me humor e me një vërejtjeje të vogël “se nëse jemi nisur për një punë, duhet ta çojmë deri në fund”.

Mes disa lloj-vështirësive, por me përkrahjen dhe përgatitjen e madhe të Kastriotit, i cili në dy-tri vend pushimi i ushtronte disa të rinj, të cilët për herën e parë e kishin rrokur armën, si dhe jepte sqarime për situata të luftës se si duhet të sillemi, si duhet të organizohemi, si duhet të mbrohemi, etj etj.

Sa më shumë që i afroheshim kufirit, udhëheqësi i grupit bëhej më i padurueshëm, fliste pa lidhje, por në e shtynim disi edhe pse pesha jonë ishte shumë e rëndë që tashmë ishte dita e dytë e udhëtimit nëpër malet e Kumanovës në drejtimin Kosovë.

Rasti u bë i vështirësuar, të thuash, kur ne iu afruam disa km. kufirit dhe u vendosëm në një stan me urdhrin që të mos ndizej zjarri, dhe me fjetje e roje të njëpasnjëshme, që të bëheshim të gatshëm për tejkalimin e kufirit.

Dëshmori Ymer Krasniqi

Aty diku mbas gjysmës se natës, u ndien dy të shtëna nga automati!!!?

Ç`të shohim, udhëheqësi ynë e kishte plagosur veten në “pulpën e këmbës”, dhe, sipas tij, ai tashmë i plagosur, duhej të shërohej, e dikush tjetër të merrte udhëheqjen e grupit!!!?.

Kjo u pa se ishte dhe mbeti një dinakëri /që më vonë e kuptuam se nuk ishte hera e parë e këtyre plagosjeve të pulpave”, kështu paska ndodhur edhe tri apo katër hera tjera/.

Në prehje e kujtim të Dëshmorëve

Murati, Kastrioti e Unë ia lidhëm plagën dhe nuk e lejuam që i plagosuri të na delte nga dora, sepse e vërejtëm se ishim të rrezikuar po nga ky udhëheqësi ynë!!!?.

E lajmëruam SH.H, A.XH. dhe armatimi ynë u krye me sukses, ndërsa i ish plagosuri u dorëzua në vendin e merituar, me emrin “N”.

Skulpturë duarsh – Skulpturë nga mermeri i llojeve të ndryshme

Ne kaluam një ditë në familjen Jashari e Aziri në Kumanovë, një ditë në Likovë, një ditë në Tetovë, dhe misioni ynë u krye me suksesin e paraparë, dhe me befasitë e ndodhura gjatë rrugëtimit të bartjes se armatimit dhe vullnetaresh.

Ridvan Jashari nga Kumanova, në burgun e Nishit 1981 – 1990