LOGJIKA E ABSURDIT

0
535

Ibrahim Kelmendi

Përherë më ka tunduar “logjika e absurdit”, të cilën e pat “problematizuar” dhe afirmuar Alber Kamus.

Sizifi / Sisyphus (sipas mitologjisë) ishte sajuesi dhe mbreti i parë i Korintit. Djalë i Eleut dhe Enaretës, një njeri i shkathët dhe mashtruese, njëkohësisht ishte keqbërës i madh. Ai fascinoi Antiblien, bijën hajdutit Autolyk, rrëmbyes i kopeve të tij. Ajo me ngut duhej të martohej me dhëndrin Laert për të përvetësuar atësinë e Odiseut, që të justifikohej dinakëria dhe dredhia e këtyre të fundit, tashmë të mitizuar.

Sizifi mashtroi edhe vdekjen me dinakëri. Prandaj për kohë të gjatë askush nuk pat vdekur.
Ai madje pat mashtruar edhe Hadin, të cilit ju lejua të kthehet në këtë-botë.

Kur Zeus pat grabit bijën e perëndisë së lumit Asop, Eginën, babai i saj i kërkoi Sizifit të mençur kush ishte grabitësi. Ky iu përgjigj: Perëndia; për këtë Zeus i zemëruar i dha atij një dënim të tmerrshëm, të cilën ai pësoi në përtej-botë: ai detyrohet përherë ta ngjiste një guri të madh në një kodër të lartë dhe sapo arriti majën guri i rrokullisej furishëm në luginë.

Kështu që dënuar Sizifi – me këtë punë të kot, që përherë duhej ta bënte. Por Albert Camus edhe këtë punë të kot e vlerësoj për logjike, duke e kualifikuar si logjikë të absurdit.

ENERGJETIKA E KOSOVËS:

Edhe energjetika e Kosovës po ngjan në gurin e Sizifit mitologjik.
Historiku i “Kosovës së Re” (dikur qe quajt “Kosova C”), është një dëshmi konkrete, tepër fatkeqe dhe inkriminuese.

Ideja për një termocentral (TEC) të tretë, për përmbushjen e nevojave për furnizim me energji elektrike dhe për eksport, ishte nisur në vitin 2005.

Atëbotë, kur qeveria udhëhiqej nga kryeministri Bajram Kosumi, ndërsa Ministria përkatëse nga Et’hem Çeku, qe hartua Strategjia e zhvillimit të energjisë. Në kuadër të saj parashihej ndërtimi i TEC-it, të quajtur “Kosova C”. Një vit më pas, më 2006, u hap për herë të parë tenderi për investim e ndërtim të tij. Projekti fillestar ishte ndërtimi i një TEC-i me kapacitet 2100 MWh (katër herë më i madh se “Termoektrana e re”, e kontraktuar tani…).

Plani fillestar ishte që ndërtimi të niste në vitin 2008, ndërsa në punë parashikohej të lëshohej në vitin 2012. Tenderin e pat fituar Korporata energjetike gjermane RWE (më e madhja në Europë), e cila ishte e gatshme ta ndërtonte me mjete të saj financiare (rreth 3 miliardë Euro). Ajo pat shpreh gatishmëri që të riparonte edhe TEC-et ekzistuese, të prodhonin më pak pluhur e dyoksid karboni, si dhuratë për atë miratim: që ajo të investonte e ndërtonte atë TEC gjigant.

Në fund të vitit 2007 qeverinë e mori PDK-ja dhe kryeministri Hashim Thaçi. Ministre e Energjisë… u bë Justina Shiroka-Pula. Përveç ndërrimit të politikanëve, ndryshime pësoi edhe projekti i ndërtimit të TEC-it “Kosova C”, tashmë i miratuar. Fillimisht u sajua një emër i ri, nga “Kosova C” në “Kosova e Re”, meqë meritat (për atë komplot) do të duhej t’i takonin qeverisë Thaçi. U zhbënë marrëveshjet e deriatëhershme me RWE-në gjermane, rrjedhimisht u ndryshua edhe kapaciteti i TEC-it, nga 2.100 MWh, në vetëm 500 MWh!

Komploti ndaj Energjetikës së Kosovës zuri fill me “privatizimin” të KEDS-it, me një çmim simbolik, duke bërë pronarë të njëjtit turq që patën “grabiten” edhe Aeroportin. Për krahasim, Makedonia privatizoi 75 % të rrjetit të shpërndarjes së rrymës; ia shiti firmës shtetërore austriake EVN për 260 milionë Euro. Ndërsa Rrjeti i Kosovës, më me shumë konsumatorë, u kontrabandua i tëri për vetëm 24 milionë Euro! Kështu, turqve ju dha monopoli i tregtimit të rrymës në Kosovës.

Fatkeqësisht, asnjëherë nuk është publikuar kontrata, që të dimë, për sa vite u është dhënë monopoli kriminelëve turq, dhe cilat janë obligimet e tyre për të furnizuar me rregull konsumatorët. Nuk jemi të informuar as përse KEK ia shet të gjithë rrymën KEDS-it, tashmë turk, për vetëm 28 Euro MWh, kur turqit ne na e shesin rreth 75 MWh (amvisnive shtëpiake) dhe 120 Euro MWh bizneseve! KEK do të mund ta eksportonte ndonjëherë edhe për 100 Euro MWh (varësisht nga çmimi në bursën europiane).

Është duke munguar edhe transparenca, përse konsumatorët nuk furnizohen përherë me rrymë, edhe pse KEDS turk e ka detyrim, meqë konsumatorët paguajnë ekstra për furnizim të përhershëm të rrymës (që nuk po na ofrohet).

Cilat janë përmasat dhe pasojat për mos furnizim të përhershëm me rrymë, mund që i dimë të gjithë tashmë, meqë edhe po i vuajmë. Por tani po na troket në portë edhe një komplot akoma më i kobshëm: zhdukja e KEK-ut!

Me kontratën që qeveria pararendëse (Blerim Stavileci ministër) ka firmos me një firmë amerikane Company Contour Global, duke e firmos edhe qeveria Hardinaj, KEK-ut po i troket në derë një konkurrencë tepër diskriminuese dhe asgjasuese. Deri tani dimë se është kontraktuar ndërtimi i një termoelktarne (TEC) – me emërtim mashtrues “Kosova e re” (më sakt do të ishte: “Kosova e plagosur”). Ai TEC parashihet të ketë kapacitet 500 MWh dhe ndërtimi i tij duhet të kushton rreth 1.3 miliardë Euro, siç ka mashtruar firma amerikane. Ajo gjoja do të investon 300 milionë Euro, kurse për NJË miliardë Euro, gjoja kredi, që do t’i “huazon” ajo firmë amerikane, duhet të garanton qeveria e Kosovës. E, dihet, kush e garanton kredinë, rëndom e paguan. Dhe gjithë këto spekulime kriminale për një TEC që mund të ndërtohet për 350 deri në 500 milionë Euro. Një TEC me të njëjtin kapacitet është planifikuar të ndërtohet në Korçë, për vetëm 350 milionë euro!

Komploti që po i ndodh KEK-ut, gjegjësisht Kosovës, nuk mbaron me kaq. Qeveria e ka garantuar firmën amerikane, se rryma që do të prodhon TEC i saj “Kosova e re” do të ketë çmim të garntuar, minimum 80 Euro për MWh (kur KEK është duke ia shit KEDS-it për vetëm 28 Euro)! Firma amerikane, pa investuar asnjë cent, meqë TEC do të ndërtohet nga mjetet e NJË miliardë të kredisë, për të cilat do të garanton qeveria e Kosovës, do të ketë fitim neto rreth 260 milionë euro në vit (500 MWh, herë 24 orë në ditë, herë 350 ditë në vit, herë 80 Euro për MWh, bëjnë 336 milionë Euro).

Meqë rryma që do të prodhon “kosova e re” detyrimisht do të favorizohet, siç është firmos kontrata, KEK-ut do t’i ndodh komploti, sepse Kosova, ta zëmë nga ora 12 e natës deri në 6 të mëngjesit, për momentin, konsumon pothuajse vetëm rreth 200 MWh. Në këtë kohë ku do të harxhohen 500 MWh të “kosovës së re” dhe rreth 800 MWh që i prodhon KEK-u.

Pa e zgjatur me shifra, – bezdisëse për ata që nuk i kuptojnë, – nëse realizohet kontrata me firmën amerikane, KEK-u le të përgatit ceremoninë mortore të tij!

Vetëm edhe një mundësi shpëtimi ekziston: Kuvendi të mos e ratifikon atë kontratë, edhe pse do të duhej t’i paguhen 19 milionë dënim firmës amerikane për dalje nga kontrata. Në të njëjtën kohë Kuvendi do të duhej ta ngarkon qeverinë t’ia mundëson KEK-ut rreth 400 milionë Euro kredi, që vet KEK-u t’i kthen ato dhe të jetë pronar edhe i TEC-it të ri, duke i garantuar 50 Euro MWh për çmim shitjeje (amerikanëve u është garantuar minimum 80 Euro). Kështu, buxheti i Kosovës, në vend që t’i paguan haraç vjetor firmës amerikane rreth 260 milionë Euro, do të ketë përfitim, meqë TEC-i i ri do të ishte pronësi e KEK-ut.

Vet kolektivi i KEK-ut duhet të ndërgjegjësohet, që të mos komplotohet KEK-u nga realizimi i kësaj kontrate kriminale. Prandaj duhet të lobojnë që deputetët të mos e ratifikojnë atë kontratë.

Alternativë e gjithë kësaj është, ta vuajmë varfërimin e mëtutjeshme të Shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, vetëm për shkak që disa idiotë në pushtet duhet të kenë marrë ryshfet korruptues, që ta firmosin atë kontratë (me 1000 faqe!)!

Kuptoni, njerëz të mirë, me atë kontratë (1000 faqe!!!) është paraprogramuar shkatërrimi i KEK-ut dhe dëmtimi i buxhetit të Kosovës, minimum 250 milionë Euro në vit.

Uroj që Kuvendi të mos e miraton atë kontratë kriminele! Më leverdi kemi t’i paguhen ContourGlobal-it 19 milionë euro për dalje nga kontrata, se sa të komplotojmë KEK-un dhe Energjetikën e Kosovës.

Alternativa:

Edhe njëherë, më shkurt e më shqip: Qeveria të lejon KEK-un të huazon kredi rreth 400 milionë Euro, për ndërtim të termoelektranës së re; nëse qeveria ia garanton KEK-ut 50 Euro për një MWh (në vend të garancionit 80 Euro, që ua ka dhënë amerikanëve), atëherë KEK, përkatësisht buxheti i Kosovës do të ketë fitim të mirë (meqë kostoja e prodhimit për një MWh është rreth 15 Euro).

Uroj të ketë njerëz racional, që pengojnë komplotin edhe në Energjetikë, që po i ndodh Kosovës, sepse energjetika është shansi ynë më i mirë e më i shpejt – për zhvillim të përshpejtuar ekonomik!