PO BIJE MASKA E HASHIM THAÇIT?!

0
713
Hashimi duke korrigjuar kufijtë

Nga: Binak MAXHARRAJ

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili dikur luante k..q.., dhe donte te ia fuste Amerikës thikën pas shpine, këto ditë është në siklet të madh sepse po i shtirret maska e zez në fytyrën e tij të vrazhdë dhe shumë cinike. Këtij ”burr shteti” këto ditë po i dalin rrentë për ledinë kur këto ditë një delegacion nga Amerika e vizitoi Kosovën deklaroi (sipas Ilir Dedes) së Hashim Thaçi vazhdimisht i paska genjyer Amerikanet sa i përket qendrimit te SHBA për korrigjimin e kufijve, duke theksu se e ka mbeshtetjën të mbi 90% të popullsusë së Kosovës, por ne këtë ide te tij nuk e përkrahin as 5% të popullsisë.

Në takimet me këtë këtë delegacion të SHBA-ve u sqarue gjithëçka rreth genjeshtrave, që Hashim Thaçi ua ka servu si të ”vërteta” miqeve tanë, dhe se SHBA-ja tashti e ka te qartë situatën rreth kufinjve, duke theksuar se SHBA nuk qendrojnë pas ides se Thçit dhe ekipit te tij misterioz Vuçiq-Rama-Thaçi-Putinë dhe bishti i tyre Baton Haxhiu. Po, kjo është e çartë si loti sepse SHBA-të me aleatet e sajë në Evropë nuk e çliruan Kosovën për ta copëtu. Dhe maska i Hashim Thaçit u hoq, ma ky njeri nuk ka se më çka e mbulon fytyrën e tij. Është e mjaftueshme se më ne fund SHBA-ja e kuptoi së më çfarë njeriu ka te bëjë.

Por, Gjarperi nuk do te ishte gjarpër nese nuk lakohet nga te gjitha anet. I bani bashk bisht e krye dhe shkoi te tuxhari i tij Edi Rama në Tiranë.

Harroi së është pa maskë. Në Tiranë në një tubim për diasporën deshti te tregohet si patriot pa maskë. Në kët tubim më njfarë intezuiazmi të madh deklaroi, duke shkelë nëpër gënjeshtrat e veta duke thanë së: ”ndarja, copetimi apo korigjimi i kufijve mund te bahet vetem mbi trupin temë”, duke shtuar së idje e tij (Viçiqit dhe Ramës) mbi korigjimin e kufijve është shumë e keqe dhe pazare me teritor nuk do te ndodhë më asnjë çmim, por gjarpëri përseri e la bishtin vjerrur duke theksuar së mudë te këtë korixhim kufijsh, sepse nuk e lanë rehat premtinet qe ua kishte ba bosave te vetë te agjenturave te ndryshme mafioze qe për qellim kanë ndarjen e Kosoves.

Duke zbritë nga Tirana në Prizren ai aty u ndalë, iu këthy avazit të tijë te vjetër duke thanë para masëse se mashtrueme duke thanë se asnje centimeter tok Kosove nuk do te cenohet. E po mirë, a ka mundësi bile edhe teorike që te mos cenohet asnjë centimeter tokë, kur edhe tashi pa maska, angazhohet për korigjimin e kufirit. A ka ndokund në botë te bahet korgjigjimi i kufirit pa u cenu asnje centimeter tokë. Ndoshta ky e imagjinon këtë korigjim te kufijve ta bejë diku ne qiell duke i shpërnda ret.

Por,ajo së çka është edhe më qesharake qe nuk ka as mundesi teorike te ndodh është insistimi i tij ëndërr kur ai dje në Prizren theksoi se do te ia bashkangjisë Luginën e Preshevës Kosovës,pa e cenu asnjë centimeret teritor te Kosovës. Bile për këtë mundesi do te kërkojë edhe ndryshimin e Kushtetutes se Kosovës, sikur te ishte pronë e tij. Do te ishte më mirë qe vetë Kushtetuta te ia heq maskat Hashim Thaqit duke e qitur jashtë loje. Edhe kjo është e pamundëshme, është një floskulë politike, një rrenë e kulluar. Ai nuk thotë se si do ta fusë Luginën e Presheves në Kosovë, duke e terhequr me buaj, me traktor apo me buklduzher, por i duhet më parë qe t’i largojë policin e Vuçiqit nga Kufiri.

Po,a e dinë ky njeri se ku gjendet Lugina e Presheveë, për besë nuk ashtë këndej Muqi Babe, por është andej ne Serbi në shtetin e kolegut te tij çetnik Aleksandër Vuçiq. Apo mos vallë Vuçiq po u bajka aq dorëshlirë qe ti ia fal Luginën Kosovës. Kjo as në andërr nuk mund ti ndodhë Hashim Thaçit. Por ai duhet ta dijë mirë së për me e bashkangjitë luginën duhet me dhanë diçka Serbisë sepse tregetia me troje nuk bahet veq më marrë pa dhanë asgjë, e Vuçiq ia ka nu syrin Veriut te Kosovës, me Ujëman dhe Trepçë, te cilat Thaçi po thotë se vetem mbi trupin tim do ti marrin, i marrin i marrin nese ti luan bishtë me ta.

Ja pra,si me maska si pa maska ky njeri është plotësisht i çorientuar ne mendje, i çoroditëshëm, është patriot më maskë, si ja hoqe maskën si ja nove,te delë e njejta fytyr e mrrolët, cinike me mednje fudull që për momentin as vetë nuk e di se çka po flet dhe si po vepron. Çprej se SHBA ia hoqen maskën e vertetë të rrenave, ky ka fillu me u ba më amerikan se vetë amerikanët në të shprasët. Ky njeri që te mos kemi më shumë punë me te duhet ta hjekim qafe duke e shkarku na pozita ne Parlament os me protesta te fuqishme te cilat nuk do te pushonin derisa ai te rrexohet dhe…

Pranvera ka nisë më ardhë….