NËNDEGA E LDK-SË NË ZIMMERBERG KUNDËRSHTON ZGJEDHJEN E HASHIM THAÇIT PRESIDENT

0
1060

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Zvicër – Nëndega e LDK-së në Zimmerberg

Kryesia e Nëndegës së LDK-së për Zimmerberg në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me 31.01. 2016 , në bazë të disa kërkesave të shumta të anëtarësisë ka kundërshtuar zgjedhjen e z. Hashim Thaçi për President të Republikës së Kosovës.

Në mes tjerash me shumicë votash mori vendim me sa vijon꞉

– Të ju bëhet ftesë publike deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës pa dallim bindje partiake, në veçanti deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që të mos votohet z. Hashim Thaçi për President të Republikës së Kosovës.

Zgjedhja e tij President nuk do t’i kontribuonte zgjidhjes së problemeve por, do të sillte probleme edhe më të mëdha me çka krimi i organizuar do të gjente përkrahje, mos funksionimi i shtetit ligjor dhe dukurive negative në shoqërinë kosovare do të rritet edhe me tutje, duke pasur parasysh se i njëjti në funksionin e Kryeministrit shkaktoj dëme të pariparueshme Republikës së Kosovës dhe popullit që jeton brenda kufijve të shtetit.

CH-Thallwil, 31.01.2016
Për kryesinë e Nëndegës së LDK-së në Zimmerberg
Mensur Kralani