MALËSIA VOTON PËR IDENTITETIN E VET

0
555
Dr. Nail Draga

Diskursi politik

Qytetarët e Malësisë me të drejt vote kanë mundësi me 3 mars në zgjedhjet lokale të vendosin për vetën e tyre për të udhëhequr komunën e Tuzit subjektet politike shqiptare të cilat kësaj here u bashkuan në koalicionin FORUMI SHQIPTAR, duke shprehur unitet me një qellim, sepse ata do të mbrojnë ma mirë së askush tjetër identitetin kombëtar, gjuhësor e kulturor të kësaj krahine e cila mban titullin NDERI I KOMBIT, si rrallë kush në hapësirën etnogjeografike shqiptare.

Dr. Nail Draga

Duke pasur parasysh momentin historik si dhe përvojën e pavolitshme në të kaluarën subjektët nacionale të shqiptarëve në Malësi arriten një kompromis duke formuar listen e përbashkët zgjedhore me emrin Forumi Shqiptar (ASH-LDSH-UDSH). Një veprim i tillë u mbeshtet nga të gjithë shqiptarët si në vend dhe diasporë, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me një fillim të unifikimit të shqiptarëve në Mal të Zi, për të realizuar në praktikë të drejtat e mohuara qytetare dhe nacionale nga ana e pushtetit edhe në pluralizëm.

Malësia e malësorëve

Përfundimisht pas kërkesave të vazhdueshme nga subjektet nacionale shqiptare nga miratimi i pluralizmit në Mal të Zi, edhe qytetarët e Malësisë realizuan në praktikë një të drejtë elementare e mohuar dekada me radhë e kjo është komuna e pavarur e Tuzit për tërë territorin e Malësisë e cila si e tillë funksionon nga shtatori i vitit të kaluar. Por, legalizimi dhe legjimiteti i plotë i saj do të jetë ne zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen të dielën me datën 3 mars. Kujtojmë me këtë rast së në vitin 1957 është suprimuar komuna e Tuzit me vendim politik të pushtetit qendror,ku nga ajo kohë qytetarët e Malësisë kanë votuar për pushtet lokal të Podgoricës, ku bëntë pjesë edhe Malësia, ndërsa nga viti 2006 si komunë urbane apo më pas si komunë në kuadër të kryeqytetit. Ndërsa tani situata është tjetër sepse votohet për herë të parë për të qeverisur vetë Malësinë, e jo të drejtohet nga Podgorica si ishte deri më tash.

Pra, kësaj here sintagma Malësia e malësorëve ka mundësi të bëhët realitet, me kusht që Forumi shqiptar të dalë fitues i zgjedhjeve. Por, pjesëmarrja në zgjedhje edhe e pesë listave të tjera krijon mundësi për kombinime të ndryshme. Duhet cekur se të drejtë vote kanë 11,941 qytetarë, që do të zgjedhin 32 këshilltarë sa do të ketë pushteti i ri lokal i Tuzit. Ditë më parë opinioni u informu se në lidhje me këto zgjedhje është realizuar një anketë me qytetarët e Malësisë nga del se nga sondazhi i publikuar Forumin shqiptar e shpallë fitues të zgjedhjeve, por më pamundësi që vet të formojë pushtetin lokal.Megjithate duhet pritur votimin përkatësisht shpalljen e rezultatëve për subjektët pjesëmarrëse në zgjedhjet e së dielës.

Diaspora mbeshtet Forumin Shqiptar

Duke marrë parasysh se për të parën herë votohet për komunën e pavarur të Tuzit për tërë territorin e Malësisë, vërehet një mobilizim i shtuar i subjektëve pjesëmarrëse për pushtetin lokal. Madje kësaj here kemi një interesim të shtuar edhe nga diaspora shqiptare e Malësisë e cila gjindet kryesisht në SHBA, por edhe vende të tjera. Bëhët më dije se një numër i konsideruar i tyre qe ende janë pjesë e regjistrit zgjedhor, kanë marrë biletat për vendlindje, dhe atë ditë do të jenë pjesë e procesit zgjedhor. Nuk ka ndonjë të dhënë të saktë sa mund të jetë numri i tyre që do të marrin pjesë, por pa dyshim ata do të sigurojnë një mandat të këshilltarit për Forumin shqiptar, që mund të jetë vendimtar për të siguruar shumicën parlamentare në pushtetin lokal.

Një veprim i tillë i diasporës është për tu përshëndetur, sepse ata deri më tash kanë ndihmuar vendlindjen me shuma të konsiderueshme financiare, si askush nga shqiptarët në Mal të Zi. Andaj, kësaj here kanë një mision tjetër, përveç se të marrin pjesë në zgjedhje, po ashtu të ndikojnë pozitivisht edhe të familjarët, apo të afërmit e tyre që kësaj here pa hezitim të votojnë për Forumin shqiptar.Pa mohuar të drejten qytetare së çdo kush është i lirë për të votuar sipas dëshirës dhe bindjes së vet, kësaj here kemi një moment të veçantë, sepse votohet për pushtetin lokal të komunës së pavarur e jo si ishte deri më tash si komunë urbane apo në kuadër të kryeqytetit.

Nga zhgënjimi në fitore

Të mbeshtetët lista e vetme shqiptare e koalicionit Forumi Shqiptar, jo vetëm së është një veprim i qelluar politik por edhe kombëtar, duke udhëhequr shqip me pushtetin lokal në Tuz. Në të kundërtën nëse nuk mbeshtetet lista shqiptare me komunë do të udhëheqin partitë malazeze që paraqiten gjoja si qytetare, apo individët të cilët nuk janë vendas por janë të ardhur në Malësi. Një veprim i tillë do të ishte fatal dhe në favor të ndryshimit mekanik të strukturës etnike të popullsisë, përkatësisht në plavizimin e Malësisë, që është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare.

Andaj të dielën më 3 mars votuesit shqiptarë nëse e duan sinqerisht Malësinë duhet të reflektojnë si asnjëherë deri më tash duke lënë anash interesat personale e partiake, sepse kësaj here kanë vetëm një mundësi për të votuar shqip, për të mbrojtur identitetin, gjuhën dhe kulturën kombëtare, e kjo është lista e përbashkët e koalicionit Forumi Shqiptar.

Dhe në fund dua të ceki se autori i këtij shkrimi ishte prezent në Tuz në mbylljen e fushatës për zgjedhjet lokale në Podgoricë(11.6.2000), ku bartës i listës shqiptare ishte intelektuali dhe mjeku i nderuar dr.L.Gjoka. Me këtë rast u organizu një miting i rrallë përmbyllës i paparë deri atëherë në Tuz-Malësi (8.6.2000), si nga numri i pjesëmarrësve dhe flamujve kombëtar shqiptar, por rezultati ishte zhgënjyes, sepse malësorët votuan më tepër partinë malazeze, e jo doktorin e tyre të nderuar. Kësaj herë urojmë të jetë e kundërta, sepse për të mënçurit pësimi duhet të jetë mësim, ku fitorja në këto zgjedhje lokale duhet të jetë fillimi i një ndryshimi pozitiv për shqiptarët dhe të tjerët në Malësi sipas standartëve europiane.

(Shkurt 2019)