Nexhat Halimi
E fundit në fillim
Pa udhë e zot ndërmjet të ikurës e flakës
Etja çel e pëlcet në guri e ndonjë yll
E udha këput ndër asfodela deri te ti
Hija qet kokën në dritare e e ndjek lumin
Çdo gjë të shkëlqyeshme e kthen bardhë
Apo prapë vjen ti e shpirti zgjohet e flutura
Digjet çdo gjë e asgjë kurrë nuk humb
E zgjoj hirin një herë, dy herë, tri herë
E vjen shkëlqim rrëmbyeshëm nga gjaku
gjithçka e fjetur
këputet gurit e humb mes deti e qielli
tash as shfaqet më kurrë as harrohet
veç unë lidh mitin me ujin nga bunon në shpellë
veç unë ndjek vetes dhembjen thellë e thellë
e ikën kaq vjet e çdo gjë e verbër
mëkati i zotit si është tharë mështekna
e rrethi i hënës pak nga pak vdes mbi det
rënës së artë vdes shfaqjes së kujtimit
mbi mua uji vezullues i shiut ndërrohet në hi
e ti i ndjek format e pasqyrimit nëpërmjet prekjesh
figurash e hijesh që të kthejnë përsëri
e ikën kaq vjet dhe gjithçka e fjetur