ANDRE BRETON
1896 – 1966
André Breton ishte një shkrimtar, poet dhe anti-fashist francez. Lindi në Tinchebray, Orne, Francë 18 shkurt 1896
Vdiq më 28 shtator 1966 (70 vjeç)
Ai njihet më mirë si themeluesi i Surealizmit. Shkrimet e tij përfshihen në Manifestin e parë surrealist të vitit 1924, në të cilin manifest ai e përcaktoi surrealizmin si “automatizëm të pastër psikik”.
André Kertész, Distorsione n. 40, 1933
NË GJYSMËMUGËTIRËN E BUKUR
Në gjysmëmugëtirën e bukur të vitit 1934
Ajri ishte një trëndafil i shkëlqyer, i kuq
Dhe pyllIi ku unë përgatititesha të hyja
Fillonnte me një pemë me gjethe të bëra me letra cigaresh
Sepse unë të prisja ty
Dhe nëse ti vjen me mua
S’ka rëndësi se ku
Buza jote e larëzuar me savat të zi
Nga ku vazhdon të rikthehet prapë rrota blu e përhapur dhe e thyer që shkon lart e zbehtë në ulluk
Të gjitha mrekullitë nxituan të takoheshin me mua
Një ketër erdhi të aplikonte barkun e saj të bardhë në zemrën time
Nuk e di si qëndronte aty
Por toka ishte plot me reflekse më të thella se reflekset e ujit
Sikur metali të kishte tronditur më në fund trupin e saj
Dhe ti shtrihesh në detin e frikshëm të bizhuterive
Rrotullohesh
Lakuriq
Në një diell të madh fishekzjarresh
Të shihja të zbrisje ngadalë nga radiolarët
Tek të njëjtat guacka të iriqve detit qesh unë atje
Kërkoj falje, tashmë nuk isha më atje
E kisha ngritur kokën, sepse arkivoli i gjallë
me kadife të bardhë më la
Dhe unë isha i trishtuar
Qielli midis gjetheve shkëlqente egërsisht dhe mizor si një dragua
Unë sapo mbyllja sytë
Kur dy muret e pyllit që u hapën papritur u rrëzuan
Pa zhurmë
Si dy gjethet qendrore të një nimfe të madhe
Nga një lule e aftë për t’u mbajtur gjithë natën
Unë isha aty ku më sheh
Në parfumin kumbues në shpërthim të plotë
Para se ato gjethe të ktheheheshin vazdimisht në jetën në ndryshim
Pata kohë për të vënë buzët e mia
Në kofshët e tua të qelqta
GRUAJA IME ME FLOKË ZJARR DRURI
Gruaja ime: flokë zjarri druri
Mendime vetëtime ngrohëse
Jetë klepsidre
Gruaja ime: jetë vidre midis dhëmbëve të tigrit
Gruaja ime: buzë rozetë dhe rreze yjesh
të madhështisë së fundit
Dhëmbë të stampuar miu të bardhë mbi sfond të bardhë
Gjuhë qelibarI dhe qelqi vetues
Gruaja ime: gjuhë meshë e shpuar
Gjuhë kukulle që hap dhe mbyll sytë
Gjuhë guri të pabesueshëm
Gruaja ime: qerpikë shufra dorëshkrimi fëminor
Vetulla në bord të folesë së dallandyshes
Gruaja ime: tempuj me ҫati gri
Avull mbi qelqe
Gruaja ime: supe shampanje
Burim me koka delfinësh nën akull
Gruaja ime: pulse shkrepësesh
Gruaja ime: gishta kumar dhe ase zemrash
Gishta bari të korrur
Gruaja ime: sqetulla shqarthi dhe lajthie
Natë e Shën Gjonit
Privet dhe fole skalarësh
Krahë shkume deti të mbyllur
Përzierje gruri dhe mulliri
Gruaja ime: këmbë raketë
Lëvizje orësh dhe dëshpërimi
Gruaja ime: pulpa prej palce shtogu
Gruaja ime: këmbë me iniciale
Këmbë me tufa çelësash, këmbë stukuese që pijnë
Gruaja ime: qafë elbi zbukuruar me rruaza
Gruaja ime : gryka e Val d’Or-ës
Takimet deri në shtratin e përroit
Gjinjtë e natës
Gruaja ime: gjinj kodrinash të urithit të detit
Gruaja ime: gjinj epruvetë rubinësh
Gjinj zomb trëndafili të kuq njomur me vesë
Gruaja ime bark i shpalosur prej erashke së ditëve
Bark putër gjigande
Gruaja ime: kurriz zogu që vërtitet vertikalisht
Shpinë zhivë
Shpinë drite
Qafë me gurë të lëmuar dhe sava të njomë
Rënia e gotes me të cilën pive
Gruaja ime: ije anijesh
Ije me llambadarë dhe stilolaps shigjetë
Nervaturë puple prej palloi të bardhë
Bilanҫier i ftohtë
Gruaja ime: vithe gurr ranor dhe asbesti
Gruaja ime: vithe me shpinë mjellme
Gruaja ime: vithe pranverore
Seks gladiolus
Gruaja ime: seks shtresë me flori dhe ornitorinku
Gruaja ime: seks alge deti dhe karamelesh të hershme
Gruaja ime: seks pasqyre
Grua ime: sytë plot lot
Sy veshje kalorësi vjolë dhe gjilpërë magnetizuese
Gruaja ime: sy savane
Gruaja ime: sy uji për të pirë në burg
Gruaja ime: sy druri gjithmonë nën sëpatë
Sy të niveleve të ujit, të ajrit, të tokës dhe zjarrit
NË RRUGËN PËR NË SAN ROMANO
Poezia bëhet në një shtrat si dashuria
Çarçafët e saj të shprishur janë aurora e gjërave
Poezia bëhet në pyll
Ka hapësirën që i nevojitet
Jo këtë, por atë që e kushtëzojnë
Syri i skifterit
Vesa mbi bargjan
Kujtimi i një shisheje të Traminit njollosur në një tabaka argjendi
Një kolomë e lartë turmalinë në det
Dhe rruga e aventurës mendore
Që rritet në kulm
Ndalet dhe menjëherë ngatërrohet me veten
Nuk është diçka që të bërtas nga çatitë
Nuk është e pahijshme ta lëmë derën hapur
Ose thirrisni ca dëshmitarë
Tezga peshqish si shkurre me trishtilë
Binarët në hyrje të një stacioni të madh
Reflekset e dy brigjeve
Brazdat e bukës
Flluska e përroit
Ditët e kalendarit
Fjalët e Shën Gjonit
Akti i dashurisë dhe akti poetik
Janë të papajtueshme
Me leximin gazetës me zë të lartë
Ndjenja e rrezes së diellit
Shkëlqimin blu që lidh goditjet e sëpatës sëe druvarit
Fije e qift në formën e një balone në formë zemre ose tenxhereje
Rrahjet ritmike të bishtit të kastorit
Zelli i vetëtimës
Nisja e ortekut e karameleve nga lartësia e shkallëve të vjetra
Dhoma e magjive
Jo zotërinj nuk është fjala për të tetë Ddhomat
As për avujt e konvikteve të dielës në mbrëmje
Figurat e vallëzimit të kryera me transparencë mbi pellgjet
Demarkacioni i trupit i një trupi gruaje kundër murit në hedhjen e thikave
Shtjellat e qarta të tymit
Kurba e sfungjerit të Filipineve
Gurët e gjarpërit të koral
Boshllëku i dredhkës mes rrënojave
Ajo ka të gjithë kohën para vetes së saj
Poetika e ngushtë si shtrëngimi i mishit të trupit
Për aq kohë sa zgjat
Parandalon perspektivat e mjerimit në botës
Përktheu: Faslli Haliti