Shqiptarët nuk i vrasin tradhtarët e tyre – ata vdesin në qetësi pa e brejtur fare ndërgjegjën për tradhëtitë e kryera

0
552
Nue Oroshi

Nue Oroshi

Është shumë interesantë për ata veprimtarë atdhetarë, që një kohë të gjatë mirren me çështjen kombëtare shumë lehtë mund ta vërejnë se sa herë që ka zhvillime politike në Kosovë edhe në Shqipëri trazohet skena politike. Kjo ndodh edhe tani kur Kosovës është duke ju përgatitur „shtrati i prokrustrit“ për t´u prerë dhe coptuar, nën përkujdesjën e Hashim Thaqit dhe Baton Haxhiut. Është tragjike të theksojmë faktin se ne shqiptarët gjatë historisë kemi vrarë atdhetarët e shumë rrallë tradhtarët.

Tradhtarët në të shumtën e rasteve kanë vdekur vetvetiu siç është rasti me tradhtarët Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Fadil Hoxha, Ali Shukria dhe shumë të tjerë, shërbetorë të rusve dhe serbeve që i ndanë dhe i coptuan trojet shqiptare duke i drejtuar drejtë ideologjisë pansllaviste.

E njëjta gjë po ndodhë edhe sot.Tradhtarët e Kosovës Hashim Thaqi,Baton Haxhiu dhe shumë të tjerë e kanë futur Kosovën në ankand publik. Ata publikisht tregojnë se jemi duke e shitur Kosovën.Askush nesër nuk ka të drejtë të thotë se këta tradhtarë nuk na kanë treguar. Problemi qëndron në faktin se sa poshtë ka ra katundi thotë një fjalë popullore. Nga të gjithë ata trima dhe trimëresha që ka pasur Kosova në të kaluarën asnjëri nuk është duke dalur që t´i ndalë turrin politikanëve tradhtarë,sepse nesër është shumë vonë.

Ja po e jap vetëm një shembull nga historia se si ranë trojet shqiptare nën ndikimin serbo-rus: Kur kapidan Gjon Marka Gjoni me djemtë Mark Gjon Markun e Llesh Gjon Markun dhe se bashku me 500 mirditorë të armatosur, patën hyrë në Tiranë pas plagosjës së Mustafa Merlika-Krujës dhe i pati propozuar, që ta pastroj me të shpejtë vendin prej komunistëve, se në atë kohë ata nuk kishin fuqi dhe ishin rrugeve me Milladinin dhe Mugoshën, Mustafa Kruja i pati thënë “Jo se s’banë me u derdhë gjak shqiptari!

Kapidani e mori Mustafa Krujën në Mirditë dhe e shëroj. Komunistët u forcuan dhe në bashkëpunim me rusët dhe sërbet vranë mbi 50.000 mijë shqiptarë, e tradhtuan Kosovën në Kuvendin e Prizrenit duke e bashkangjitur me Serbinë dhe Shqipëria mbeti e cunguar. Jashtë trojeve shqiptare mbetën edhe shqiptarët e Malsisë dhe shqiptarët e Maqedonisë, pa harruar fare edhe Çamërinë.

E njëjta situatë po na përseritët edhe sot.Qarqet e majta politike qe erdhën në krye të Kosovës, si pasardhës politikë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, duke vrarë atdhetarët shqiptarë dhe duke mos e ditur në të kaluarën se kujtë i kanë shërbyer,ata sot ponjashtu sikurse edhe para 75 vitesh janë të gatshëm ta shesin Kosovën, qoftë komplet qoftë pjesën më vitale të saj duke e lënë vendin të paralizuar.

Është tragjikë kur e shikon vendin tënd se si ndahët dhe coptohët, paralel i sheh çdo ditë përsonat të cilët janë duke e bërë këtë punë dhe nuk ka reagime as qytetare, as nga shoqatat e organizatat dhe as nga qarqët atdhetare shqiptare.

Shtrohet pyetja ku janë Akademikët e Kosovës, ku është Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës që nuk reagon, ku janë Intelektualët shqiptarë?

A thua aq poshtë ka rënë çështja shqiptare sa atdhetarët e djeshem të blihën me një grushtë aspra. Problemi qëndron dikund tjetër. Pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare si në viset etnike shqiptare si në Kosovë e Shqipëri është korruptuar dhe kriminalizuar. Ata e kanë kokën nën sopatë se politika iu ka nxënë bishtin me derë duke iu dhënë nga një kocë që ta lëpin. Dhe ky kocë nuk i lejon asesi ta ngrisin zërin për ta mbrojtur çështjen e shenjet shqiptare.

Nuk është e mjaftushme që pas nënshkrimit të tradhtisë të këndohet si tradhtarë në këngët nëpër oda Hashim Thaqi apo që dikush t’i jap një plumbë kokës pas nënshkrimit të tradhtisë në menyrë spontane atëherë do të jetë shumë vonë, sepse pjesa me vitale e Kosovës ka shkuar dhe teritori i saj nuk do t’i takon Kosovës. E rëndësishme është që ai të ndalet sot. Parlamenti i Kosovës ta shkarkon të ashtuquajturin President.

Nëse Parlamenti nuk e bën një gjë të tillë të qohen në protesta qytetaret i madh dhe i vogël, dhe mos të ndalën deri në dorëheqjën e tij. Pas Pavarsisë së saj pas gjakut të derdhur tash e shumë shekuj, për liri kombëtare Kosova nuk e ka merituar që të tradhtohet përseri. E atdhetarja Marie Shllaku para skuadres së pushkatimit që përbehej nga komunistët pansllavistë do të deklaronte: “Kosovë sa madhështore të gjeta e sa të mjerë po të la. Kosovë gjaku im t’u baftë dritë.“