Arben Çokaj
Për turkun as që bëhet fjalë, se i hante palla për me i zhvillua shqiptarët, jo. Për me i përça e sundua po! Na mohoi gjuhën e etninë për 523 vjet pushtim dhe na ndau sipas fesë. Disa shqiptarë edhe sot i bien atyre zymareve, apo sazeve turke…
Turqia për 523 vjet pushtim shtroi vetëm 5 km. rrugë në trojet shqiptare. Por turku e feja që pushtuesi solli adhurohen megjithatë më shumë prej shqiptarëve të sotëm se çdo regjim, pushtues apo personalitet tjetër. Kjo është edhe fatkeqësia e shqiptarëve, të cilët nuk e japin vlerësimin sipas kontributit për vendin, por më shumë sipas nënshtrimit e dhunës së ushtruar ndaj tyre!
As Zogut nuk i hante palla shumë në sundimin e tij 15 vjeçar, që me i sjellë drita elektrike popullit shqiptar… I la me bishtuk… Por ka disa, që e kishin gjyshin xhandar në atë kohë dhe kanë nostalgji të pakuptueshme për atë kohë…
Erdhi Enveri, bëri HEC-e, dhe i shtriu telat e energjisë elektrike deri në zonat ma të thella malore, ku i çoi edhe shkollat e qendrat shëndetësore. Dritat rrallë na u ndalshin në atë kohë… Epo edhe harxhime të mëdha nuk bënim, se nuk kishim pajisje elektroshtëpiake si sot, kur nxehen shqiptarët shpesh edhe me korrent të vjedhur… Ku me i marrë lekët oa punua se?!
Tani erdhi “njeriu i ri” i Giorgos. Edhe pse kemi kishë e xhami, prifta e hoxhallarë ende nuk kemi ba shtet fetar… Po sundon ende njeriu laik, njeriu i ri, pa fe e atdhe… e ky njeriu i ri ndodh se na len edhe pa drita, po ra një vetëtimë në Tarabosh, apo nëse fryn një erë e ftohtë e lartësive…
E në këto ditë të turbulencës sonë nacionale është krijuar edhe mundësia për diskutime politike e sociale. Dhe kur lexova edhe një shkrim të Ernest Koliqit, e pashë se truri skizofrenik i Saliut me ndjekësit e tij nga populli shqiptar kishte ekzistuar edhe në kohën e Koliqit. “The history repeats itself” – i thonë anglezët për historinë që përsëritet… Diskutimet politike bëheshin edhe në atë kohë ‘futja kot si kau pelës’ dhe nuk diskutohej si me arritë diçka, por si me shkatërrua gjithçka. Pra, dominonte edhe atëbotë destruktiviteti…
E shqiptarët sot adhurojnë pra ma shumë turkun, që i mohoi dhe i la në errësirë e prapambetje, se atë që u solli dritat, i futi në punë, por nuk i la me vjedhë… Fjalët ndryshojnë nga veprat. Duhet shqiptari me u mësua për me respektua ma shumë punën se gunën dhe ma shumë të vërtetën se rrenat… Me respektua ma shunë njeriun serioz e atdhetar, që bën për këtë vend, e jo ata që e vjedhin dhe e shpërdorojnë…