ENVERI, SHTETI DHE HAJNIA… SI MUND TË BËJMË SHTET NE SHQIPTARËT?

0
467
Arben Çokaj - pikturë

Arben Çokaj

Kush ishte me jugosllavët, rusët e kinezët dhe pse? A u prish Enveri nga jugosllavët, rusët e kinezët? A mos i keni parë ghë se janë prishë hoxhallarët tanë me turqit e arabët a? Si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni i nderojnë sulltanët turq! I nderojnë ata që na e shkatërruan më së shumti kombin! A po u duket veprimtari kombëtare ju kjo?

Aleanca kundër fashizmit e bëri edhe partinë komuniste shqiptare në atë kohë, që të bashkëpunonte me partitë e tjera komuniste. Mund të thuhet se ky ishte një orientim i gabuar dhe i dëmshëm kombëtar, dakord. Por nuk mundesh me i thanë psh. Enverit anti-kombëtar, e atyre që i shërbyen fashizmit “nacionalista”. Ashtu si nuk mundesh me u thanë hoxhallarëve tanë që mbrojnë pushtuesit e egjër turq, se janë kombëtarë, e Enverit që vlerësoi Gjergj Kastriotin e rrëzoi të gjitha xhamitë, se ishte anti-kombētar.

Enveri në emër të ideologjisë e dëmtoi vendin e kombin shumë, e kjo po ishte veprimtari anti-kombētare. Po Sali Berisha që i futi flakën Shqipërisë më 1997, çfarë bëri? Po Zogu që erdhi në pushtet nga serbët, bëri marrëveshje të pista me Pashiqin dhe vrau më pas edhe nacionalistat e atdhetarët shqiptarë, dhe në fund edhe vodhi arin si Ilir Meta, e iku nga vendi?! Çfarë ishin e janë këta?!

Ka disa shqiptarë që thonë: “ky që i shërbeu turkut e fashizmit është nacionalist, kurse Enveri që i shërbeu komunizmit ishte anti-kombëtar”. Asnjë lider shqiptar që pati në dorë shtetin shqiptar nuk ishte i pērkryer, por Enveri bëri më shumë se këta tjerët, vetëm se bëri edhe dëme të mëdha.

Napoleon Bonoparti thotë se njerëzit e mëdhenj janë të tillë, se kanë pasione të mëdha. Por duhet kujdes, se ata mund të bëjnë gjëra të mira të mëdha, por edhe gjëra të këqia…

Pse duan ta rrëzojnë sot Ramën opozita në Shqipëri? Sepse nuk po i len me vjedhë ata si dikur. E po vjedh me të vetët. Nëse Rama bën sistem, ku i kontrollon edhe të vetët dhe nuk i len me vjedhë, atëherë edhe të vetët do synojnë ta rrëzojnë Ramën. Pra, është e vështirë të ruhet ekuilibri në shoqërinë tonë se nuk kemi bosht politik atdhetar. Nuk kemi synim si shoqëri të bëjmë shtetin, kjo në përgjithësi, por ta vjedhim atë!

Enverin e urrejnë të gjithë se hoqi shkretimin fetar, por e ndali edhe turqelidhëkun shqiptar: e ndali hajninë! Prandaj edhe e shajnë, e jo vetëm për krimet që bëri. Dhe kapen pas krimeve dhe sistemit të tij, për të justifikuar pastaj qëllimin e vërtetë të tyre, që është hajnia e shtetit.

Secili politikan shqiptar thotë: “nuk hyj në punë unë për një rrogë!” Dmth. se ai/ajo hyn në punë vetëm për me vjedhë! Po a bëhet more shteti duke e vjedhë? Jo! Enveri pra ra edhe se ndali krimin domestik dhe hajninë!

Prandaj kur i sheh gjërat paksa më gjerë, e kupton se Enveri bëri shtet pasi ndaloi përçarjet fetare dhe fenē dhe nuk i la shqiptarët me vjedhë! Shteti komunist dështoi më pas, se dështoi gjithandej, por shtet bëri Enveri, e sot po e vjedhim shtetin, nuk po mund ta bëjmë! Edhe këtë duhet me e pa!

E si mund të bëjmë shtet ne shqiptarët pra? Duket pak idealizëm, por mund ta bëjmë shtetin, duke e orientuar shoqërinë tonë drejt shkollimit e dijes, punës e prodhimit.

Një grua në Pukë i tha Ramës, po nja 100 vende pune stabël në Pukë me i krijua disi…

Pra, me e futë shqiptarin në punë si Enveri, jo nga shteti, por duke e penguar hajninë dhe korrupsionin në zyrat e shtetit, mundet me u gjenerua zhvillim ekonomik nga privati, e jo 100 vende pune stabël në Pukë, por 1000 mund të krijohen! E qindra mijëra vende pune në Shqipëri, nga të cilët fiton shteti se ata prodhojnë e paguajnë tatim, por edhe familjet shqiptare jetojnë më mirë dhe nuk detyrohen me ikë nga ky vend.

Kështu bëhet shteti, por një herë kanë hall me sha Enverin e me vjedhë, jo me ba shtet! Kur t’u vinë mendtë këtyre, nuk kanë me ua hangër as qentë! Ndodh që budalla nuk zë mend kurrë…