Qasje e gabuar

0
491
Bekim Rexhepi

Kufijtë e vendit nuk janë tregti famujsh, qe kujt ti teket të jetë pro, sepse për ata kufij janë derdhur jetë të tëra e gjak nëpër histori. V. Syla, as minimalisht nuk e qartëson vetveten, sepse nuk është e njëjta gjë sikur të thuash me absolutizëm “jam pro korrigjimit të kufijve”, edhe me dy duart e ngritura lartë në mëdyshje “nëse përfundon konflikti shqiptaro-serb”.

Bekim Rexhepi

Do të doja ta kuptoja këtë qenieje të paqenë, mbase i quajtur si analisti politik, Valon Syla. Të jesh “pro” dhe “nëse”, ka dy kuptime krejt të kundërta në qasje politike, që një analist politik së paku duhet ta ketë të qartë, më shumë për vetën e tij. Pra, individ thjeshtë (i pa qenieje) që llomotit diku/diku në këto debatet politike të përditshme që po japin TV-të tona si konsum i politikës ditore, ka mbledhur një numër sosh qe përsëriten nga mëngjesi në darkë dhe nuk arrin të kuptoj se me çfarë absolutizmi dhe mëdyshjen qarkullojnë opinionin sikur ay të jetë marifet. Syla e thotë “jam pro korrigjimit të kufijve”, dhe pastaj shprehet me një lehtësi “nëse përfundon konflikti shqiptaro-serb”. Pra, si kjo terminologji e kuptimit analfabet politik, qe s’di se pse e quan vetveten analist politik, dhe na shpërfaqët në opinion sikur këta kufij të atdheut, i janë akorduar mendimeve dhe shprehjeve të tyre absolute dhe të mëdyshjeve me targën e “analistëve politik”!.

Terminologjia ka pasoja të mëdha, sidomos tek individët qe s’arrijnë të kuptojnë përdorimin dhe kuptimin e saktë të tyre. Edhe ky analisti politik, Valon Syla padyshim të merr në qafë me terminologji, zot runa prej tij e të tjerëve si ky, sakat mbi sakat!. Konkudimi i tij “jam pro korrigjimit të kufijve”, gjithsesi mbart në vetvete një absolutizëm të fortë dhe këtu mbase duhet pasur kujdes, sepse me qëllim privohet e drejta dhe shtohet njëanshëm masa e absultantizmave, që justifikojnë që pari mëdyshjen. Kjo përbën rrezik, asi rrëzaku sa të marrin në qafë një histori e histori. Syla, nuk di vërtetë kuptimin e terminologjisë që e thotë vet dhe që mbartë dëme nacionale sepse i mungon shumëzimi i ati kuptimit final.

Për të mos u zgjatur, dua të shpjegoj veçanërisht si kujdes në aspektin e përdorimit të terminologjisë që secili duhet të ketë sepse nuk është terminologjia vetëm një deduksion i kuptimit të vetëm letrar. Më se paku terminologjia politike koinçidon, më ato kuptimet, e shtjellimin letrar. Terminologjia politika ka brenda shumëllojshmëri e kuptimeve të tjera, qe tejkalon strukturën e vet kuptimi politik. Aty, ka kuptime të ndërvarura, ndaj dhe për këtë duhet të mbledhim kompetent njohësish, që të mos i lëmë hapësira të mjaftueshme terminologjisë qe ajo të kondensohet nëpër elasticitet politik, i cili pastaj mund të zvarritet në të kundërta, siç e ka dhënë ky “analisti politik”, Valon Syla.

Sqaroi se në vend të asaj “jam pro korrigjimit të kufijve”, që del si absolute në kuptim e përgjithshëm të tij, do të duhej të nisej nga e kundërta e fjalisë “nëse përfundon konflikti shqiptaro-serb”, që këtu del si mëdyshje. Në rastin tonë, mbase duhet të ketë kujdes nacional, sidomos kur e shprehim diçka që mund rrit masat “pro” dhe “kundër”. Ta themi më drejtë absolutja para një akti politik merr efekt dhe krijon afekt politik në masa, dhe mbase mund të dëmtojnë gjatë interesat e përgjithshme të vendit. Kufijtë e vendit nuk janë tregti famujsh, qe kujt ti teket të jetë pro, sepse për ata kufij janë derdhur jetë të tëra e gjak nëpër histori. V. Syla, as minimalisht nuk e qartëson vetveten, sepse nuk është e njëjta gjë sikur të thuash me absolutizëm “jam pro korrigjimit të kufijve”, edhe me dy duart e ngritura lartë në mëdyshje “nëse përfundon konflikti shqiptaro-serb”.

Kufiri i Kosovës me Serbinë ka plotë e përplot kësi absolutizmash si të Valon Syla-it, mbase kufijt mund të korrigjohen që pari, por të mos harrojmë se gjurmët e konfliktit nuk janë aq të pranueshme për gjeneratat e tjera. Të supozojmë se “Ne” e pranojmë kushtimisht marrëveshjen e përfundimit të konfliktit, por të mos harrojmë se vetëm pas korrigjimit të kufirit e gjithë agjenda merr një tjetër kuptim e sidomos kur Serbia ne gjithë historinë e saj ka shfaqur hegjemoni dhe për këtë ajo më vonë mund të jetë jo e mirëqenë dhe mund të jetë njëkohësisht edhe nxitës e konflikteve të reja për gjeneratat e reja të cilat nuk marrin aq obligime dhe që tashmë përfundimisht nuk nisën më nga kufiri i korrigjuar, por nisen nga pragmatizmi. Për këtë mendoj se duhet vëmendje sepse kjo siç është nxjerr në sipërfaqe nga V. Syla, tregon qartë se qasja e terminologjisë politike ka rëndësi se si shtrohet dhe se në të gjitha rast nuk është e duhura dhe e qëlluar.

Shkrimi i “analistit politik”, Valon Syla:
https://gazetametro.net/syla-jam-pro-korrigjimit-te-kufijve-nese-perfundon-konflikti-shqiptaro-serb/