Atdheu im ka shpirtin e vet, dhe njerëzit që e zbukurojnë atë

0
1075
Flamuri shqiptar

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Gjyshi im (ish oficer), ka shkruar për mallëngjimin, humbjen, ikjen (nën presion), dhe mërgimin e pavullnetshëm prej Shqipërie në Amerikë (1943), në moshën 18 vjeçare. Historia e jetës së tij, është një prej rasteve të shumta të tragjedisë tonë kombëtare, brenda dhe jashtë kufirit të imponuar nga të huajt, dashakeqëve të Shqipërisë. Tani është 94 vjeçar, megjithatë letrat dhe poezitë e tij manifestojnë dëshirën e zjarrtë dhe vuajtjet masive, që pulsojnë në të gjitha zemrat mërgimtare.

* * *

Mars 1981, viti i demonstratave studentore në Kosovë kundër pushtuesve serbo-jugosllav. Në muajin gusht të atij viti, gjyshi dhe prindërit e mi dëshironin ta vizitojnë farefisin në Shqipëri (veçanërisht prindërit e moshuar të gjyshit), por organet e shtetit enverist nuk u dhanë leje dhe siguri hyrjeje.

Në pamundësi për këtë, kanë udhëtuar për në ish Jugosllavi (mua më morën me vete) të paktën të takohen me shqiptarët e trojeve të copëtuara: Kosovës, “Maqedonisë”, Malit të Zi, Kosovës Lindore. Por edhe me arbëresh të Zarës (Kroaci) me prejardhje nga rrethi i Shkodrës, sidomos profesorin Aleksandër Stipçeviq. Në atë kohë isha 4 vjet e 9 muaj, prandaj më kujtohen vetëm 3 momente edhe atë si në mjegulli, ashtu që detajet plotësuese i kam marrë nga ditari i prindërve dhe rrëfimet e gjyshit.

* * *

Në periferi të Zarës takuam duke hëngër drekë 3 shqiptarë (djem të rinj) nga “Maqedonia”. Kishin shtruar në peshqir 2 bukë, 2 konserva të vogla peshqish dhe një shishe me ujë. Përndryshe, gërmihnin kanale të thella me kazma e lopata, 7 ditë në javë, 12 orë në ditë, për paga të pasigurta dhe minimale.

* * *

Mali Zi, Budva. Në plazhin e Beçiç-it, vetëm disa metra nga uji, ishte pushimorja “Ganimete Tërbeshi” për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore të Kosovës. Afër saj, një pushimore për nxënësit serbë, ndoshta nga Vojvodina. Fëmijët shqiptarë, shumë më të dobët me trup se moshatarët serbë. Mbetëm disa ditë në Beçiç, rreziteshim përherë afër asaj pushimore. Një vajzë 15 vjeçare nga Kosova u ndihmonte arsimtarëve që kishin përgjegjësi për nxënësit tjerë. Kalonte shumë kohë me mua, e dinte pak anglishten dhe “kuptoheshim”.

Pasi prindërit ia kishin vrarë serbo-sllavët, një vit më pas (1982) prindërit e mi i mundësuan emigrimin në Amerikë. Deri në moshën 21 vjeçare u ndihmua ekonomikisht, u shkollua dhe banoi falas në shtëpinë tonë. Nga mosha 8 vjeçare zonjusha Teuta filloi të ma mëson abetaren (gjuhën) shqipe, mua dhe vëllait, pastaj edhe motrës së vogël.

Gjyshi donte të takonte z. Veli Deva, që kishte një shtëpi verore në Beçiç, jo aq larg plazhit “tonë”. Zotëria në fjalë ka kontribuar shumë në mirëvajtjen e kombinatit gjigand metalurgjik Trepça dhe autonomisë së gjerë të Kosovës (1974).

* * *

Për në Amerikë do t’u ktheheshim prej një aeroporti të Gjermanisë. Ku, njëherësh gjyshi do të takonte ish korrespodentin e javores gjermane Der Spiegel në Jugosllavi, z. Hans-Peter Rullman, i njohur për “That was Yugoslavia – Information and facts”.

Me autobus, për në Beograd. Gjatë rrugës 2 policë serbë e ndalën autobusin. Njëri prej tyre hyri brenda, i kontrolloi dokumentet e udhëtarëve dhe i nxori prej autobusi 6-7 persona (të gjithë shqiptarë, gra e burra), i rreshtuan me fytyrë nga autobusi, maltretim i vrazhdë. Udhëtarët tjerë (të gjithë sllavë) dhe ne mbetëm brenda. Shikonim nga dritarja. Njëri prej policëve, e tërhoqi pas barakës së vogël policore djaloshin 16-17 vjeçar nga Kosova, kurse ai polici më i moshuar i ruante ata tjerët.

Papritmas dëgjuam klithmat e fuqishme të djaloshit, u përpoq të ikë prej policit, i cili vrapoi pas tij me shkopin e gomës në dorë. Nuk i ndalte goditjet. U trishtova shumë duke parë trupin e mbuluar me gjak prej kokës e deri në thembër, nga klithmat e hatashme të dhimbjes, që nxirrte nga goja e përgjakur, me dhëmbë të thyer. I ra të fikët, u shtri për tokë. Polici i lëshoi një kovë me ujë në kokë që të vije në vete dhe t’ia lajë pak gjakun.

Gjyshi dhe babai im dolën prej autobusit. U llafosën me policët. I ndihmuan djaloshit të hyjë brenda në autobus. Koka dhe fytyra e tij ishte e dëmtuar rëndë, mbuluar me gjak, sërish i humbi ndjenjat…

* * *

Fragmente nga: That Was Yugoslavia. Information and Facts. Editor: Hans Peter Rullman, Hamburg Germany.

Nga anglishtja, përkthimi im: “Kur mbretëria serbe dhe malazeze pushtuan Kosovën në vitin 1878 dhe 1912, gjithashtu edhe në atë kohë, më shumë se 90% e popullsisë së Kosovës ishte shqiptare.

Politikat kolonialiste të pushtuesve (okupatorëve) çuan në një ndryshim të rëndësishëm në strukturën e popullsisë. Deri në vitin 1941, rreth 500.000 femra shqiptare u dëbuan (zhvendosën), kryesisht në Turqi. Në të njëjtën periudhë, rreth 18.000 familje serbe dhe malazeze u vendosën në Kosovë. (Ata përbëheshin nga një mesatare prej 7 personash).

Pas Luftës së Dytë Botërore, serbomëdhenjtë rifilluan të njëjtën politikë të paraluftës ndaj shqiptarëve. Udhëheqësit ishin Aleksander Rankoviç, Milovan Gjillas, Svetosar Vukmanovic-Tempo. Në periudhën 1945-1966, ata u kujdesën të zhvendosin (dëbojnë) qindra mijëra shqiptarë, kryesisht në Turqi
”.

* * *

Gjyshi rrëfehet: “Së pari duhet të them se unë gjatë gjithë jetës në emigrim kam ndjerë dhe ndjej një mallëngjim të hatashëm për prindërit e mi, me të cilët nuk jam takuar më kurrë prej asaj ditës kur u detyrova ta braktisi atdheun tim të dashur. Për shkak të gjendjes gjatë sistemit monist, nuk pata siguri për jetën të vizitoj prindërit e mi derisa ishin gjallë. Kam vizituar dhe i putha varret e tyre. Unë nuk isha pranë tyre, kur ata jetonin. Të jem me ta në jetën para vdekjes“.

* * *

Kujtimet janë jeta, të terrorizuarit dhe të zhdukurit e pafajshëm i takojnë historisë dhe zemrave të dëshmitarëve okularë, familjarëve dhe dashamirëve!

Vetëm ai që flet për atë që ka provuar të ngjall besim.
Për kujtesën, përshtypjet janë një mbresë më e thellë se sistemet më të mira dhe metodat e të menduarit më të arrira.
Ndihemi inferior ndaj fqinjëve, prandaj i krijojmë vetvetes komplekse të vlerës së ulët. U lejojmë gjithmonë të tallen me ne dhe të na shfrytëzojnë.
Opinionit shqiptar i nevojiten mediat e lira – dhe nuk i nevojiten kalemxhinjtë e pavlerë! Ne patjetër të mbrojmë çdo ishull të vogël të atdheut (brenda dhe jashtë kufirit të imponuar) dhe të mendojmë për gjeneratat e ardhshme.
Mua më shkruajnë letra private shumë intelektual dhe atdhetarë të mirëfilltë, të cilët edhe japin vlerësimin e tyre se kush janë pronarët e shitur të mediave. Ata që nuk i botojnë letrat e autorëve të mirëfilltë- sepse janë të zhytur në konflikt interesi. Shpresoj se brenda pak kohe do ta botoj një libër me shkrimet e mia të deritanishme, dhe atje do t`i përmendi mediumet false dhe emrat e pronarëve të tyre, që për motive djallëzore pengojnë informimin sa më të realët të opinionit tonë. Të tillët do të bojkotohen tërësisht nga masat…
Në trojet shqiptare të drejtat e kriminelëve janë më të rëndësishme se siguria e kombit. Kjo për arsye se vetë ata që kanë për detyrë ta mbrojnë interesat e vendit dhe kombit janë kryekriminel. Dhe, faktikisht të tillët nuk duhet t`i quajmë shqiptarë, por të degjeneruarit.
Nuk duhet të udhëhiqemi nga sorollop, por nga njerëz që proceset i vlerësojnë në mënyrë objektive, dhe kur ju vlerësoni objektivisht proceset nuk është e vështirë të parashikosh të dhëna se çfarë do të ndodhë.
Njeriu nuk ka nevojë të ketë një diplomë në artet figurative për të kuptuar se pikturat e Dylber Kazanit janë vizatuar në dehje të rëndë, jo vetëm nga kanabisi.

Faleminderit për letrën zoti Vedati, ditën (natën) e mirë dhe respekt për ty. Kalofshi mirë të nderuar bashkëkombës.
Aurel Dasareti