Doli në dritë libri: “Dom Anton Kçira Ambasador i shqiptarëve në SHBA”

0
636

Shkruan: Lekë Mrijaj

Muaj më parë doli në dritë libri “Dom Anton Kçira Ambasador i shqiptarëve në SHBA”. Është një libër i konceptuar me shumë materiale, kumtesa, dokumente dhe dëshmi faktike të dalura nga jeta dhe veprimtaria misionarike e atdhetare e dom Antonit, si dhe e Sesionit të III të veçantë shkencor e cila është mbajtur më, 1 gusht 2018 në Gjakovë. Sesioni në fjalë është mbajtur me temën: Dom Anton Kçira Ambasador i shqiptarëve në SHBA, ku morën pjesë shumë studiues të mirënjohur nga të gjitha trevat shqiptare. Libri është i konceptuar mjaft mirë me standarde të përgjithshme shkencore, letrare gjuhësore shqipe dhe është përgatitur nën përkujdesjen e studiuesit të spikatur mrs.sc. Nue Oroshit.

Redaktor përgjegjës i këtij libri është studiuesi i mirënjohur shqiptar dhe pjesmarrësi i të gjitha Sesioneve Shkencore të Trojeve të Arbrit, veprimtari i kauzës kombëtare nga Nju Jorku, z. Tomë Mrijaj. Recensentët: Prof. dr. Muhamet Shatri e Dr. don Nikë Ukgjini. Ndërsa lektorimin-korrektimin e bëri msc. Kristinë Oroshi. Përgatitjen grafike dhe dizajnin e bëri Ma.dg. Adil Beqaj. Libri është i kataloguar në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” Prishtinë. ISBN 978-9951-455-20-6. Shtypjen e librit e bëri: Shtypshkronja “Meta Print” Prizren. Botues: “Lumbardhi” Prizren dhe Shoqata “Trojet e Arbrit”, Prishtinë-2018. Në këtë vëllim të këtij libri me 238 faqe, mund të lexoni rreth 32 punime e fjalime shkencore si dhe gjetje të tjera të prezantuara në Sesionin Shkencor nga hulumtues të sferave të ndryshme të fushës së historisë, gjuhësisë e letërsisë shqiptare.

Në shënimim hyrës të librit: “Dom Anton Kçira Ambasador i shqiptarëve në SHBA”, i paraprin fjalimi i Mrs.sci. Nue Oroshi i cili për librin në fjalë në mes tjerash thotë: “Është kjo vepër enciklopedike, që po i japim në dorë lexuesit pra është libri i shtatëmbëdhjetë me radhë që boton Shoqata ”Trojet e Arbrit”, në këto pesëmbëdhjetë vjet të veprimtarisë së saj shkencore dhe libri i parë që flitet për Dom Anton Kçirën, që vjen si fryt i një Sesioni të vetëm shkencor, që është mbajtur deri më tani për jetën e veprimtarinë e tij atdhetare dhe fetare…” Ndërsa prof.dr. Muhamet Shatri në fjalën e tij thekson se: “Punës shumë frytdhënëse të këtij Sesioni i ka trasuar rrugën vepra madhore e publicistit dhe veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Sekretarit të Lidhjes së III Shqiptare të Prizrenit, z. Tomë Mrijaj, në bashkëautorësi me Klajd Kapinovën, në monografitë: “Dom Anton Kçira sherbestar i Zotit e i Atdheut” – ( Shkodër 2002 ) dhe “Don Anton Kçira në Jubileun e 50 -vjetorit të meshtarisë”-( Shkodër 2017 )….”

Në këtë libër janë të përmbledhura edhe mesazhet e mons. Hil Kabashit, ish-Ipeshkëv i Administraturës në Shqipërin e Jugut, dr. Islam Laukës – ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë dhe patër Ndue Kajtazi – Guardian e Famullitar i Kishës Françeskane në Gjakovë, i cili në mes tjerash gjatë Sesionit tha se:” Figura e don Antonit aq sa e njoh unë është si një diamant, që e ka një forcë të madhe dhe këtë forcë ai e përdorë gjatë gjithë jetës së tij për të mirën e popullit shqiptar si nē Gllogjan si ka vepru si në Amerikë sa kam njohuri, kur njerëzit bëhëshin vegla e pushtetit jugosllav dhe komunizmit në Shqipëri, dom Antoni është ballafaquar me figura të tilla për t’i kthyer për së mbari shqiptarët…”.

Në sesionin shkencor drejtëpërdrejtë u paraqitën këta referues me këto studime shkencore: -Prof. Fatmir Minguli: “Don Anton Kçira – në jubileun e 50 vjetorit të meshtarisë”, (f. 75), -Tomë Mrijaj: ”Dom Anton Kçira një jetë në shërbim të Zotit dhe kombit” , ( f.106), -Don Albert Jakaj: ”Kontributi fetar dhe kulturor i Dom Anton Kçirës në Kosovë”, ( f. 71), -Leonora Laçi: ” Recencë për botimin e dytë të Tomë Mrijaj & Klajd Kapinovës kushtuar Dom Anton Kçirës”, ( f. 177 dhe 188), -Dr. Riza Sadiku: ”Kontributi kombëtar i Dom Anton Kçirës ne Kosovë dhe Amerikë”, (f. 49 dhe 194), -Mhill Velaj: ”Si e njoha Dom Anton Kçirën”,(f.174), -Lekë Mrijaj: Vështrim i librit ”Don Anton Kçira në jubileun e 50-vjetorit të meshtarisë”, (f.181), -Nue Oroshi: ”Kontributi i Dom Anton Kçirës për Kosovën dhe Shqipërinë në politikën amerikane”, (f.120).

Kishte edhe referues të tjerë të cilët në pamundësi pjesmarrje në Sesionin Shkencor, kumtesat e tyre ia dërguan panelit drejtues e komisionit të Shoqatës së Intelektualëve “TROJET E ARBRIT” për botimin e këtij libri të cilat kumtesa edhe u botuan në këtë libër: -Don Nikë Ukgjini, Shkodër: “Dom Anton Kçira brenda kornizës sime”,(f.26), -Eugjen Merlika:”Don Anton Kçira dhe roli i tij në bashkëjetesën fetare”, (f.38), -Prenkë Gjetaj: “Don Anton Kçira figurë e ndritur e kombit tonë” (f.166), -Selman Etemi:”Kur falet gjaku e s’falet fjala…!”, ( f.81),-Emelinda Kashash: “Mendime të shkruara me zemër mbi don Anton Kçirën”,(f.45), -Hasan Hasani: “Copëza kujtimësh nga don Anton Kçira”, (f.51), -Pjetër Nikolla: ”Kontributi i Dom Anton Kçirës për figurën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”, (f.95), -Dr. Besim Morina: “Kontributi fetar i don Anton Kçires”, (f.61), -Rrezehana Hysa: “Veprimtaria atdhetare e don Anton Kçires”, (f.67), -Franc Llesh Grishaj: ”Dom Anton Kçira një shërbëtor besnik i Zotit, kishës dhe Shqipërisë Etnike”.(f.18), -Pal Canaj: ”Njohja me Dom Antonin”, (f.100), -Mikel Gojani: ”Don Anton Kçira – pasues i denjë i traditës së etërve të fesë dhe kombit”,(f.158), -Klajd Kapinova: ”Dom Anton Kçira – njeriu i pamposhtur në dobi të kombit shqiptar”, (f.135), -Dr. Sali Haxhiu: “Për don Anton Kçiren dhe incidentin e tij”, (f.105), -Martin Dedaj: “Don Anton Kçira një jetë në shërbim të meshtarisë dhe çështjes kombëtare”, (f.125), -Arben Çokaj: ”Dom Anton Kçira për shumë dekada me radhë u bë symbol i trinomit: Fe – Atdhe – Përparim”. Kristinë Oroshi:”Don Anton Kçira çdo herë në levizje”, (f .192), -Kristë Gjinaj: ”Pse sulmohet Dom Anton Kçira” etj.(f.148).

Në fund të librit është përmbledhur edhe një foto album i fotove të përgjithshme të don Antonit dhe të manifestimit të Sesionit Shkencor të mbajtur në Gjakovë si dhe indeksi i emrave të përgjithshëm të referuesve shkencor. Ndaj don Anton Kçirës i dëshiroj shëndet dhe pleqëri të mbarë ndërsa udhëheqësve të Trojeve të Arbrit e referuesve të tjetë u deshiroj suksese në studimet dhe hulumtimet e tjera shkencore.