Poetja qe me penen e saj brilante, nga dita ne dite fiton zemrat e lexueseve.
Vargu poetik eshte sa i lexueshem, po aq komunikues me publikun.
Marjeta eshte nji poete, qe i perket mbare hapësires shqiptare, ajo shkruan per çdo krahinë te Shqiperisë, poezit e saj i kalojnë kufijtë e Shqiperisë, Kosovës, Maqedonisë e kudo ku ka shqiptarë, gjindet ne rreshtat e poezisë te shkruar nga Marjeta Musaraj.P erzgjolla disa poezi në morinë e madhe krijuese, per t’i botuar ne Gazeten ‘Fjala e Lire’.
Me kete rast, poetes ne fjalë i uroj suksese.
/Gjin Musa, Gazetar dhe analist i pamvarur.
TE SHESHI I FLAMURIT
Te Sheshi i Flamurit,
Rri monomenti,
Gjemimet e historise,
Nga larg dergon deti!
Ky monoment ne bronx
Tregon lavdin shqiptare,
Per lirin e Atdheut,
Heronjte behen male!
I heshtur Ismail Qemali,
Nga bronxi ende flet,
Per trojet e te pareve,
Evropes po i therret.
Dhe zbret mes shqiptareve
Te Sheshi i Flamurit,
Pas tij shpirti i kombit
Mori ngjyren e purpurit.
Shënim: Marjeta Musaraj te shkruash per kete burre eshte pak!
Ky burre ka qene, eshte dhe do te jete, babai i kombit shqiptar!
Eshte i vetmi politikan, qe ka bere per kombin e tij!
Sikur te gjithe politikanet te benin sa ka bere ky, populli do hante me lugë të florinjte!
Mirëpo eshte e kunderta! Populli ka bere aq shume per politikanet, sa ata po hane me lugë te florinjte!
Populli po e ha buken thate! Por historia ka shkruajtur dhe do te shkruajë perseri! /GjM.
Veç nje nate te dashuroj
Jame si mjelma neper ngrice,
Jamte krejt e vetmuar,
Me lere te frymoj ne frymen tende,
Te ndihem,veç nje nate e dashuruar!
Me mbeshtill me afshin tende,
Edhe ngricen do ta shkrime,
Me ledhato me fjale te embela,
Veç nje nate ta mbaj kujtime!
Le te digjemi ne zjarre e flake,
Si shkarpe e thate le te shkrumbohem,
Edhe nates do i ndes drite,
Si delli i kuq te pervelohem!
Pembi henen e stolisur,
Kuror yjesh do te çoje,
Le ta zbras mallin e ndezur,
Veç nje nate te dashuroj!
Marjeta Musaraj! Ju pershendes miqte e mi!
……………………………………………………………….
KOSOVA – URIMET ME TE MIRA
Toke e lashte e Dardanisè,
Tokè e bekuar e trimerise,
nje shekull me zjarr ti lufton,
Nen qiell te Europes, lirin kerkon!
U ringjallen perseri Boletinet,
Bajram Curret e Hasan Prishtinet,
Ne kulle te tij Adem Jashari,
Furine e serbeve,vigani e ndali.
Tmerr me sy pe moj Kosove,
Me gjakun e shtrenjte thure kurore,
Dhe nenat, grate dhe femijte,
Per lirine u vrane si shehite.
Ne token iliriane ndriti liria,
Shqiponja rrahu krahet, u shpall Pavarsia.
……………………………………………………………….
ÇFARË DUA PËR SHQIPËRINË
Te flutturoj si shqiponje ne kaltersi,
Te shkoj ne Atdheun e dashur Shqiperi,
Te harroj per nje çaste vuajtje e mjerim,
Veç ne zemer te gedhende perhere Shqiperine.
Te buças kenga,te vallzojne malet,
Ne brigje deti te ngrere dallget,
Te gumzhijne nendetset ne Pashaliman,
Te gjemoj Karaburun e Sazan.
Te shpertheje Drini e Shkumbini,
Mbi dallge deti te kendoj Ulqini,
Eh, moj meme e dashur Shqiperi,
Nga gjiri yt, morem harrati.
Ne mergim aty ku jemi,
Shpirt e zemer tek ty e kemi…
ME POETEN MARJETA MUSARAJ
O diell qe rrezaton veç drite,
O fllad qe fryne lirisht,
Furia e dallgeve kurr sme trembi,
Rrenjet kam hedhur, te forta si shkembi,
Palc e forte ne dhe te huaj,
Brishtesin e gedhenda me keto duar,
Loti u skalit nen timin qerpik,
Trishtimit i thash, ngreu dhe ik!
Marjeta Musaraj…
M’u skaliten lotet!
Do te djeg me diellin tim,
Flak’ e ndezur vetetime,
Qe ta shkrije dhe poezin,
Se eshte melem per,
Spirtin time!
Sa humbas ne ledhatime,
Moj e bukra muza ime!
Te ndes drita, dite dhe nate,
Si feneri, per mbi shtrate’!
I kendoj ksaj dashurie,
Ti them larg, ksaj vetmie!
……………………………………………………………….
NJI DIT DO TE LARGOHEM
Nje dite larg do te iki,
Po ti shpirt mos u merzit,
Fustanin e dua bojqielli,
Dhe unazen e marteses,
Ma lere ne timin gisht!
E di shpirt qe do te lotosh per mua,
Po edhe atje ku te shkoj,
Buzet e mia do te jen serish te tua,
Une do te pres e vetme e deshperuar,
Per ate yllin time te munguar!
E nje dite kur ti te vish tek mua,
Me mer e me shtrengoe ne krahet e tua,
E me ngrohe se ISHA FTOHUR
..Mos harro te me sjellesh
Edhe nje tufe me trendafil,
Mos u tremb,e mos u ligeshto,
Nese me shikon te tretur,
Apo nga syte verbuar,
Me jep drite nga syri jote,sa per te te shikuar,
TE TE MBAJ NE DUAR.
Dhe sigurisht do te duhemi me shume,
Se nga hallet do te jemi qetesuar!
……………………………………………………………….
ÇDO NAT MBYTEM NE ENDRRA
Çdo nate mbytem neper endrra
dhe fluturoj me krahet e nje engjelli mes reve!
Mundohem ti hap rete me duart e mia,
dhe me dallget e detit me mbyte stuhia!
Putrat e kembeve tona shkelin ne dritherimat e mergimit,
te brengave dhe te trishtimit!
Digjemi ne heshtje nga malli per syrin e nenes,
dhe per te shprehur me dike fjalet e zemeres!
Rrenjet tona jane ngulur thell ne shkembe,
Atje ku dallget perplasen me forc dhe bluan gure,
qain per neve mergimtaret qe su kthethyhem me kurre!!!
Jemi bere si qenie ta pa njohura,
edhe kodrat, edhe pllalajat, rrine te heshtura sikur nuk na njohin!
Mendimet na thyen ne copa qelqi,
mundohemi ti mbledhim nje, e nga nje!
Ohh keto endrra qe me mbytin, nuk me lene te dalte me!
Marjeta Musaraj:
Miqte e mi e kam shkruajtur me lote nga malli, qe kam per nenen time na u thane syte!
Nuk jemi as ne qiell, e as ne toke, Por shpresojmë te na dojë i madhi Zot!