Gjergj Kastrioti Skënderbeu në mesin e figurave të famshme – Ksenofonit dhe Cezarit

0
702

Gjon Keka

Pothuajse në çdo studim të autorëve, kronistëve europianë, emri i Gjergj Kastriotit të Madh është i pakapërcyeshëm, madje ky emër i bekuar renditet shpesh në mesin e figurave më me ndikim të historisë botërore.

Por jo vetëm, madje emri i Gjergj Kastriotit është renditur edhe në mesin e heronjëve mitologjik, biblik, të burrë-shtetasve, reformatorëve, ideatorëve dhe vizionarëve të epokave gjurmlënëse të tyre në të cilën ata jetuan.

Megjithatë është edhe kjo vepër e vitit 1688 (M.[…], Staatsweisheit, D.[…]S.D.B.1688), ku Gjergj Kastrioti Skënderbeu radhitet në mesin e heronjëve të famshëm të antikitetit – Ksenofonit dhe Cezarit; ndërsa në këtë vepër shkruan se si: “Skënderbeu u mbulua me lavdi dhe nder të madh, kudo kur e kërkonte nevoja, ai ishte i gatshëm për betejë, përmes fjalimeve të tij vizionare, ai shpalosi fitoret me anë të krahut të tij të fuqishëm dhe urtësisë.