Harta e Mbretërisë së Dardanisë – më tepër se sa sot Republika e Kosovës…
Brahim Ibish AVDYLI:
Megjithëse ma morën mjekët e Zvicrës tërë kohën nëpër konsultime e nuk ia qëllojnë gojës, sepse “goja e tregon ate çka ka barku” apo “si ke jetuar deri tani”, d.m.th. më keq se sa nga armiku më i tmershëm në vendin e lindjes, por kësaj here po detyrohem që ta shkruajmë provën e parë për një artikull në të cilin do ta shqyrtojmë se çka humbë Republika e Kosovës me rastin e nënshkrimit të „marrëveshjes ndërkombëtare“, e cila do të nënshkruhet me 3 qershor 2019 dhe është pikërisht më tëpër se një e treta e territorit të saj.
A shkruajnë “akademik”, “Dr.” apo “profesor”, këta tituj nuk luajnë rol të madh sepse janë tituj të kohës, por a janë në kuptimin e plotë të fjalës “njeri” apo jo; a janë në kuptimin e vërtetë të fjalës “drejtësi” apo jo; a janë vërtetë trashëgimtar të shqiptarëve apo jo; dhe a do të flasin në shërbim të brezave të ardhshëm, apo jo, kjo ka mjaft rëndësi. Nëse janë në kuptimin e fjalës njeri dhe nëse shërbejnë për drejtësi, nëse janë iliro-shqiptar dhe dardan, atëherë nuk kanë pse të gënjejnë. Gënjeshtrat i kemi urrejtur!
Harta e Kosovës me pjesët që janë të kuqe – të cilat nuk guxojnë t’i jepen absolutisht Serbisë – Thaçi e Vuçiq dhe Mogherini…
Nuk kemi pse të sakatojnë drejtësinë, sikur drejtësia dhe mirësia paskan mbetur një relikt për hijeshi. Udhëheqësit po na e bastardhojnë të ardhmen e brezave që do të vinë, duke i lënë pa vend të babës e babagjyshit; duke e shitur tokën te armiqtë më të rrebtë dhe kjo gjë është absolutisht jasht çdo logjike, largë të vërtetës, d.m.th. të luftës së bërë me këta armiq kombëtar; kundër gjenocidit të paparë nëpër histori; të hegjemonizmit serb-sllavo-rus; të luftës kundër autokracisë shtetërore të tyre; kundër vrasjeve, ç`njerëzimit, përdhumimit, vjedhjeve e stërmundimit nga fashizmi serbo-sllav.
Por, duke i parë se si veprojnë këta gënjeshtarë të paskrupullt nëpër tërë botën e me tërë botën; me servilet serbofil dhe turkofil, të cilëve vetëm emri u ka mbetur “shqiptar” e të folurit gjysëmshqiptar; dhe veprat që bëjnë në dëm të identitetit, të drejtësisë, të së ardhmes sonë, qoftë edhe pse thirren në titujt “zyrtar” të Kosovës, janë kopila preverzë “shqipo-sllav”.
Këto lojëra me vetë të drejtat e shqiptarëve po luhen nga të paturshmit. Jo rastësisht disa personalitete të Kosovës reagojnë me të madhe se trupa e caktuar në bisedimet ndërkombëtare në Washington apo në Bruksel është jo adekuate dhe jo legjitime, d.m.th. kanë kërkuar të shkarkohen edhe disa ministra, si p.sh. Behgjet Pacolli, i cili është njeri i bisnesit tradhëtar, ndër të tjera, është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla1; apo Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili nga shumë faqe elektronike njihet “si gënjeshtar” e “tradhëtar”, në format që duken mirë nga aeropalni, ku p.sh. në njëren gazetë apo emision televiziv, si p.sh. në KLAN KOSOVA, flet të pavërteta, e në të tjerat, përpiqet të “rehabilitojë” veten, e të cilat na dalin në njëqindmijë forma të ndryshme të gënjestrave2.
Kopje e thënies për Atdheun e Vatanin apo Vatrën – Brahim AVDYLI
– e punuar nga miku im Florim Kuçi…
Asnjë milimetër e tokës sonë legjitime, e Kosovës sonë, nuk guxon të shitet, dhe këtë e kemi amanet prej babalarëve tane, brez pas brezi, për të cilën e kemi dhënë shpirtin tonë të shenjtë, qoftë në torturat e pandaluara serbo-sllave, (ne po e themi deri në çlirim, sepse kjo nuk del aq e saktë, pasi qeverisin e copëtojnë më të vlershmen e Kosovës te armiqtë më të urryer për ne), e siç thotë Jakup Krasniqi, “shqiptarët kurrë nuk kanë cenuar interesa të miqëve e as të armiqve”3, qoftë edhe nëpër vuajtjet tona të mëdha rrugëve të botës, nëpër sa e sa ndërskëmca të gjysmë serbo-filëve (sepse serbët kanë vrapuar para nesh nëpër botë dhe atje na i vendosin çivitë e tyre të forta e të paturpshme), prej Brukselit e deri në Moskë, prej Athinës e deri në New-York, prej Teheranit e deri në Osllo, prej Hong-Kongut e deri në Vashington, prej Nju-Delhit e deri në Hagë, prej Madridit e deri në Kijev, etj. etj. etj…
Këtu, nuk duhet harruar asnjë, ata që kanë gënjyer e gënjejnë. Nuk dihet çka është mirë e çka është keq. Gënjeshtra pshtjellon, rrotull e rrotull.
Po e themi më shkurt: duhet të shpëtohet toka e jonë plot minerale, plot pasuri; plot uran, plot ari, argjend, bakër, zink e plumb; plot nikel e boksit, sepse kemi lind prej gjenezës së njeriut të parë e deri sot, brez mbas brezi, trashëgimtar të ilirëve, bij të ilirëve dardan.
Parapakisht duhet të shpëtohet Trepça, nga uzurpatorët e shumtë, të cilët vinë nga të tjerë, përmes „perëndimorëve“, e përfundojnë në duart e atyre që dje na kanë sakatuar pandërpresë: vrarë, djegur, vjedhur, etj. Kosova, duhet të shpëtohet, sepse nuk guxon që të ndahet si “me thika”, e absolutisht nuk mund “të hahet” nga armiqtë tanë më të tmerrshëm, sepse është një tërësi.
Ilustrim i goditur i Don Kishotit të Mançës dhe Sanço Pançës
– edhe sot goditës përderisa të zgjidhen mirë vlerat tona…
Pa e marr parasyve se çka mund të thonë njerëzia nga ana e majtë e nga ana e djathë, se çka u bë me gjithë memorandumin tonë, të drejtuar në të gjitha qendrat botërore, europiane dhe të Azisë apo bregut verior të Afrikës, të cilat na u kthyen ndonjëra pas, e posaçërisht me postë nga Kryetari i SHBA-ve, Donald Trump (sepse nuk kemi përgjegje me internet dhe nuk e dimë nëse i ka marrë me internet shkresat tona), por, ne themi se i kemi të gjitha faktet, të drejtën dhe të vërtetën, sado që njëra gazetë elektronike na i quan se janë “një çështje e kaluar”, të cilat i kemi thënë disa herë.
Parlamenti Europian na i ka dhënë ato që janë të rëndomta për Kryetarin e Instancës së Intelektualëve të Pavarur (Shqiptarë) të Kosovës, madje ato që janë me kompetencë, pa u zgjeruar në argumentim dhe duke na i dhënë në të dy gjuhët, përveç “Raportin e Kosovës (P8_TA_PROV [2018] 0479)”, të Parlamentit Europian, Editicioni provizor i këtij teksti, të vendosur në vitet 2014-2019, Rezoluta e Parlamentit Europian, të cilën e kemi vetëm në gjuhën angleze, sikurse letrën që më drejtohet mua, e më lutet që të vëmë “një lidhje me zyrën e tyre të Kosovës”, por edhe kjo në gjuhën angeze, e dates 8 janar të këtij viti (2019). Teksti real mbetej i fshehtë. U vumë në gjurmim të tij.
Por, po e themi edhe një gjë, se Moska dhe Beogradi, me Brukselin e vet dhe Vashingtonin po bëjnë çmos të lëshojnë gënjeshtrat e tyre të mëdha, të cilat e kanë vënë “në krye të së keqes”, piunin e vet, Hashim Thaçin, me Edi Ramën, të cilët nuk e lënë asnjë guri në vend të vetin pa e luajtur.
Tokat shqiptare në Dardaninë lindore të mbetura tri lokalitete-nga gjenocidet serbe – kryesisht të shpopulluara – Preshevës – Bujanocit e Medvegjës…
Para tyre i kanë vënë serbofilët të veprojnë: në Kosovë e kanë vënë Baton Haxhiun; një tjetër në Shqipëri, atëfarë reporteri Bledi Fevziun; e dy nga më të mëdhatë, prej Shërbimit të Jashtën Diplomatik në Aksion-SHEJA, në Evropë, në Bruksel, përfaqesuesja e lartë, zonja Federica Mogherini dhe zëdhënësja e saj, sllovenja Maja Kocijançiç. E dimë se Kryetari i SHBA-ve, zotëri Donald Trump i ka ish-gratë e tija nga Sllovenia dhe Çekia, prandaj e dimë se pikërisht Putini ka qenë në vizitë zyrtare në Slloveni, e një ditë para tij kam qenë nëpër rrugë e Slloveni, ndërsa Italia ka dalur më tepër ruso-sllave, se sa proilire, siç ka qenë prej origjinës së saj. Në krye të këtyre forcave, është antishqiptari e udhëheq më i pasuri Aleksandër Sorosi, i cili, dihet se i ka dhënë Arkanit, 200`000 $, që të vrasë pa masë shqiptarë.
Siç e thotë historiani Prof. Dr. Hakif Bajrami, “Mbreti i Kosovës, po bëhen 8 muaj që thotë publikisht se Presheva, Bujanofci dhe Medvegja do ti takojnë Kosovës. Despoti i Serbisë, në anën tjetër, shpërthen i qetë se “marrëveshja do të jetë e dhimbshme, po dhimbjen duhet ta ndjejme si hisedare, e edhe Rusia”; E përkthyer popullorçe…, kjo do të thotë pa u përmenduar Veriu i Kosovës”, dhe se “Pikat e tjera u zbuluan ditën e 5 shkurtit 2019, nga zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç kur klithi se “Trepça duhet të negocionohet në mes të Serbisë dhe Kosovës”4. Këtu na del në shesh ajo që keni thënë dhjetra herë, në Facebook, në artikujt e shumtë, edhe pse nuk e kanë marrë vesh ata që i kanë veshët në lesh: çështja parësore është marrëveshja për Trepçën.
Tokat dikur shqiptare në Dardaninë lindore – Sanxhaku i Serbisë e Sanxhaku i Malit të Zi…
Trepça është e Kosovës, nuk është ndërkombëtare dhe nuk është “serbo-sllavëve”. Ata, madje, nuk janë as komb dhe as etni, por konglomerat i disa pakicave, të cilët thirren në besimin ortodoks. Trepça nuk është “zgjedhur” për “kombësi”, si çështje etnike, por si PASURI! Trepça ka qenë më pasura në tërë ish-Jugosllavinë dhe është një nga minierat më të pasura të Europës.
Tani, kush mund t`i fsheh 33 marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë nga Kosova e të nënshkruara nga Qeveria e jonë dhe 23 shkelje të një pas njëshme të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e ky është fakti më skandaloz i udhëheqjes sonë, sado që u mbushen 2 vite dhe Aleksandër Soros, Toni Bler, Aleksander Vuçiq, Frederica Mogherini, Edi Rama e Hashim Thaçi kanë shkuar aq shumë largë në këtë “Pazar” të Kosovës, jo vetëm për “korigjim kufinjësh” me Malin e Zi dhe me Serbinë, por edhe për “këmbim territoresh” dhe “ndarje të Kosovës”, apo “këmbim popullsisë”, pa e shikuar etninë, e me një fjalë, “luhet me fatin e një populli sikur të është një kartëmonedhë”5. Kush luan me fatin e popullit, ai është tradhëtar!
“Duan ta rrjepin shtetin e Kosovës deri në palcë. Shikoni si janë ngatërruar shqiptarët në taksën 100%, si janë mjegulluar në greva, në dialog ndërshetëror me mbikëqyrje ndërkombëtare, në zgjidhjen e personave në ekipe, që as nuk kanë përvojë, as nuk kanë dituri shkollore. Fakti më flagrant është odisejada e ekipit të Edita Tahirit për gati një dekadë“- thotë më tutje Hakif Bajrami. Ai e shton edhe një fakt tjetër, se “SHBA-ja e NATO-ja nuk kanë asnjë llogari që të nxitojnë për ta sjellë çështjen e Kosovës, ku ishte në Rambuje…“, sepse “despoti në fron në Beograd e Moskë” na bëjnë të mësojmë si mund të bëhet “sot, nesër bëhet dje”6. Kështu, dinë vetëm armiqtë tanë më të urryer!
Thënie e Kryeministrit të R. së Kosovës – Ramush Haradinaj
– e marrë nga faqja zyrtare e Aleancës për Ardhërinë e Kosovës, në FB…
Po e them edhe njëherë ate çka e kam thënë në FB, se një „qeveri“ që nuk e gëzon pëlqimin e masave shumicë të popullit shqiptar të Kosovës, të cilit i prinë, na e dëshmon se nuk është „qeveri“ e mirëfilltë. Një „qeveri“ e tillë nuk guxojmë t`a lejojmë që të shkojë të „bisedojë“ me armikun tonë të rrebtë e antishqiptarë, dhe as me qeverinë e një shteti të dokumtuar 10`000 herë si „qeveri e armikut“. Automatikisht duhet të hiqet kjo qeveri, ky President. Tokat shqiptare të Republikës së Kosovës nuk mund të vendosen kurrsesi në ankande. Jemi gjallë e trashëgimtarë të kësaj toke.
Tokat tona janë larë me gjakun e bijave e bijve tanë. Pasuria e mirëfilltë e Kosovës është mbrenda Republikës së Kosovës, e as një metër nga vendi i saj, si i ashtuquajturi “korigjim i lehtë” nuk mund të vie në shprehje dhe as t`u ipet matrapazëve të Serbisë! Në qoftë se dalin në kokë të veten „kryetarët“ e „politikanët“ e Kosovës, e të flasin në „emër të Qeverisë“, e të shesin tokat tona e të mos reagojme, jemi “të fjetur”! Le ta dinë ata se u bie automatikisht mandati i “Qeverisë së Republikës së Kosovës”! Me tradhëti, me korrupsion, me dhunë e dredhi, nuk “qeveriset” Republika e Kosovës!! Ne jemi këtu e të zgjuar! Presidenti dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikes së Kosovës, Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli duhet të japin dorëheqje!
Siç e thotë një miku i ynë, Ismet Shabani, në faqen e tij të FB, duhet të krijojmë një Qeveri Teknike, deri në zgjedhje të reja, me njerëz që dijnë të bëjnë politikë. “Çdo ditë e më shumë janë duke na turpëruar intelegjencën tonë gjithëkombëtare”7. Turpi duhet të marrë fund! Ata e kanë treguar veten e tyre qindra herë dhe nuk kanë pse të shfajësohen. Ne, i dimë të gjitha!
Shqiponja dy krenore e Kontandinit të Madh nga Nishi-me dy krena e simbol fetar-e kopjuar edhe nga popujt e tjerë-marrë nga FB i Ogrest Krasta…
“Toka dhe pasuritë e Republikes së Kosovës, nuk janë objekt tregu as i Bashkësisë Evropiane dhe aq më pak i një shteti pushtues barbarë si është Serbia. Trojet e Kosovës, qyshë nga Dardania e lashtë, janë dhe mbeten prona të Republikes së Kosovës dhe kjo është temë e cila as që mund të diskutohet me pushtuesit tanë. Nuk blihet liria e fituar me gjak as me tokë dhe as me pasuri nëntokësore të trojeve tona” – thotë Ismet Shabani, në letrën e dërguar Shërbimit të Jashtëm Diplomatik të Bashkësisë Europiane8.
Stabiliteti afatgjatë i Kosovës dhe i Serbisë nuk varen aspak nga kthimi te dialogu i udhëhequr nga BE-ja, gjoja “për të tejkaluar të kaluarën dhe për të ndërtuar të ardhmen”, sepse kështu i hedhin në tavolinë përpara lufte tokat tona, e Serbia ishte një okupatore e flliqtë, e kjo nuk mund të kthehet prapa, sepse janë të mjaftueshme njohjet e mirëfillta ndërkombëtare për Kosovën, por “kthmi në dialog” në mes të Kosovës e të Serbisë për kufirin e saj është anomali, aq më pak nga Brukseli dhe nga Vashingtoni.
Le të shikojmë së pari të gjitha alibitë serbe të Baton Haxhiut në funksion të ndarjes së Kosovës dhe do të shohim se alibia e parë që e paraqet është SHBA, të cilën e merr Hashim Thaçi, për të mbuluar shërbimin e tij serbëve, të bërë së bashku me Ramën dhe Batonin, ndaj Serbisë e Rusisë, kur dihet se ai e përdori lobin serb në Amerikë, lobin më të urryer antishqiptar, për të fituar mbështetje “ndërkombëtare” për idetë shërbyese të tij9.
Një thënie e qartë e Presidentit të SHBA-së Abraham Linkoln – për votën
“Aleati më i ngushtë i Hashim Thaçit dhe Edi Ramës është gjithashtu aleati më i ngushtë i Aleksander Vuciq dhe Ivica Daçiq. Ai quhet John Balton”- thotë aty Enver Bytyqi10. Kjo është alibia e fundit e Baton Haxhiut, në të cilën e sikur thotë se “të kundërshtosh” Thaçin, Ramën e Batonin je kundër SHBA-së, sikurse të “kundërshtosh” John Boltonin, do të jesh edhe kudër nesh, por këta janë tradhëtarë, spiunj, vegla qorre, piunj në duart e armiqve më të paskrupullt të kombit shqiptarë, edhe në qoftë se e flasin “gjuhën shqipe”.
Të jesh kundërshtar i këtyre tipave, pavarësisht çka do të lehin zagarët e tyre, do të jesh me kombin e vuajtur e të stërmundur shqiptar!
John Baltoni ka qenë dhe është edhe sot kundërshtar i rrebtë i pavarësisë së Kosovës, këte nuk e dinë ata që i vardisen Hashim Thaçit.
Nuk duhet që Kosova të bëhet lodër e serbëve, lodër e spiujve të tyre, lodër e të mashtruarve Europian, lodër e të mashtruarve nga gënjeshtrat e serbëve e rusëve; nuk duhet të bëhet lodër në duar të tradhëtarëve tanë; nuk duhet të bëhet lodër e djajve antieuropian dhe antishqiptarë, në Bruksel, Prishtinë, Vashington dhe në Tiranë. Qeveria duhet të ndërprejë menjëherë bisedimet e saja në Bruksel e në Vashington, siç pohon Prof. Dr. Muhamet Kelmendi, Zëndendëskryeministër, në faqen e tij të FB; se me këtë grup të bashkësisë ndërkombëtare dhe të udhëheqësve të UE (BE) nuk kanë aspak perspektivë dhe “njohja reciproke” e Kosovës dhe Serbisë janë të kota11.
Një thënie e Ibrahim Avdylit për çështjen shqiptare dhe libri magjik
– punuar nga miku i im Florim Kuçi…
“Ne duhet të marrim shtetin tone në duart tona”12 – thotë ai, por nuk e kemi në duart tona këto të drejta dhe i kemi në duar të putinëve, të vuçiqëve, ramiqëve, të haxhiqëve, dhe njëqind të tjerëve “delenxhinj”, më të poshtër se ruso-sebët, që më parë i kanë intervenimet e armiqëve tanë me gënjeshtra të pamoralshme, të pamatura, të liga, si ato të zj. Kocijançiç, të kryeudbashes së BE-së, zj. Mogherini, etj. e se sa ndjenjat e matura të lirisë, të barazisë, e të demokracisë, të cilat përbuzen më tutje për popujt e vegjël.
Siç e kam thënë edhe në profillin tim të FB, “për çështjen e Republikës së Kosovës vendos populli sovran i tij (në pjesën dërmuese të këtij populli janë 80% popullsi shqiptare, bij të ilirëve dardan!!), jo armiqtë e tmerrshëm e të paskrupullt antishqiptarë-sllavët.” Nuk mund të vendoset asgjë po e njoftuar popullin e tij dhe pa e pasur vullnetin e popullit të tij, dhe ky “vullnet” nuk mund “të manipululohet” ndryshe, pos me gënjeshtra të mëdha, të atyre që e kanë këtë “zanat” të paturpshëm të këtyre gënjeshtrave!!…
Dihet, me Kushtetutën e Kosovës, Neni 4, Pika 4, Kapitulli i I-rë, Qeveria e Republikës së Kosovës “i nënshtrohet kontrollit parlamentar”, dhe po ky Kapitull, Neni 2, Pika 2, thotë se “Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj”; për këtë punë, kjo Kushtetutë (d.m.th. pas datës 15.06.2008), në Kapitullin I, Neni 1, Pika 1, gjithashtu thotë se “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pa-ndashëm”. Kjo ndarje e Republikës së Kosovës sot duhet ndaluar!!
Kushetuta e Republikës së Kosovës
Nga të dhënat e disa anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve tanë, na ka ardhur ky opcion, edhe me WLAN, përmes FB dhe mendojmë se nuk është i kryer, por një marraveshje e bërë gati, dhe tërësisht e panënshkruar. Ajo është një “opcion i marrëveshjes së ardhshme të Kosovës e Serbisë”, një opcion d.m.th. “i mundshëm”. Dhe, ajo i përfshinë 17 pika, e këto janë:
1. Presheva deri në Klenike i bashkohet Kosovës;
2. Kufiri vendoset afër Bilacit;
3. Bujanoca (Bujanoci) merr STATUS SPECIAL, si “SPEZIAL DISTRIKT”;
4. Mitrovica merr status special si SPECIAL DISTRIKT;
5. Nga 6 deri në 8 fshatra të Medvegjes i bashkohen Kosovës;
6. Korridori 10 shpallet International “Protected Road”[ ne mendojmë se si “korridor” është autostrada nëpër Kosovë e deri në Nish];
7. Liqeni Ujmani privatizohet për 99 vite (kjo është Kompani Angleze) dhe është me Status Special [çka bëhet me “statusin special” dhe kujt do t`ia kalojnë, cilit popull do t`ia kalojnë Liqenin e Ujmanit, kjo gjë nuk dihet!];
8. Trepça privatizohet për 99 vite [dhe është Kompani amerikane, franceze, ruse dhe kineze (çka kërkojnë këtu fracezët, rusët dhe kinezët?!)] dhe është me status special [çka mund të bëhet gjatë 99 viteve me pronësinë e saj, kujt do t`ia kalojnë këtë pronësi, cilit popull do t`ia japin ata, sepse pronarët e kanë këtë mundësi në duart e veta?!!];
9. Kishat serbe fitojnë pavarësi dhe eksterritor (si Hilandari, në Malin Atos-Greqi) [a ka logjikë të kenë “pavarësi” brenda pavarësisë territoriale të Kosovës edhe kishat serbe, sepse vonë kanë ra në duart e ashtuquajtuara “serbe”. Ato nuk janë “serbe”, por iliro-shqiptare! Kishat janë të pavarura, por nuk “fitojnë pavarësinë”; pse duhet të kenë statusin e minishetit “serb” brenda shtetit të Kosovës?!];
10. Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi i bashkohen Serbisë [këto janë të kolonizuara vonë me të ashtuquajturit “serbë” dhe e kontrollojnë Trepçën, respektivisht disa minerale që nxirren atje, të cilat nuk i ka Kosova vetë; a dihet historikisht se cili ka qenë territor i mbretërisë së Dadanëve (iliro-shqiptare), e cila përfshinë Shqipërinë Veri-Lindore (Kosovën Veri-Lindore, jashtë shtetit të pavarur të Kosovës!) dhe Sanxhakun e Serbisë dhe Sanxhakun e Malit të Zi, lartë këtij shteti!];
11. Reparacionet e Luftës i falen nëpërmjet Kosovës dhe Serbisë (ku ka mundësi të falen këto vuatje, këto shkatërrime, këto mijëra kufoma të shqiptarëve të Kosovës, të zhdukura nga ana e Serbisë, këto të holla e pasuri e jona legjitime, këto pensione të personave shqiptarë të Kosovës, të cilat i presin të lahen prej Serbisë, etj. etj. etj.!!);
12. Kosova njihet nga Serbia me emrin “Kosovo” (emri është emër, kështu dashkan të ashtuquajturit “serb”, dhe kjo gjë dihet se okupatori ka qenë okupator, e emrat e tij asak nuk vlejnë, madje disa “Kosovo” i kanë edhe sot nëpër tokat sllave, p.sh. i gjëni te Elena Koçaci, por nejse!!);
13. Forcat e NATO-s marrin mandat 33 vjeçar;
14. Baza CEPOTIN afër Bujanocit bëhet pjesë e Kosovës;
15. Bondsteel në Sojevë bëhet “MILITARY BASE”; Vlora bëhet “NAVY BASE”; Kuçova bëhet “AIR BASE”;…
16. Firmoset traktati i Miqësisë Kosovë me Serbinë, në Uashington DC;
17. Kjo marrëveshje mund të ndodhë brenda 6 muajsh, me 12 qershor 2019 firmoset kjo marreveshje.
P.S.-1: Asnjë opcion tjetër nuk vjen në shprehje, përveç këtij ose plotësim: a) kufiri është në Bilaç, nëse Mitrovica dhe Bujanoci mbeten me Status Special; b) përndyshe kufiri vendoset në Ristovac, kur Mitrovica bëhet me Serbi e Bujanoci bëhet me Kosovë;
[P.S.-2: Për Mitrovicën dhe Medvegjës janë dy herë të numëruara gabimisht me numrin 4 (Katër) dhe janë 17 pika, jo 16 pika].
[P.S.-3: Sipas njoftimit të disa qytetarëve, fshatrat Bushtrani, afër Bilaçit, Lerani, Gerajt, Strezovci, dhe pjesë të Preshevës, me banim historike shqiptare, mbeten më tutje në Serbi…]
[P.S.-4: Kjo është një marraveshje serbe, proserbe e ruse, dhe aspak shqiptare. Tashmë është e njohur botërisht!]
Po e përkujtojmë fjalën e Kryetarit të I-rë të SHBA-vë, Abraham Linkoln, i cili ka qenë burrë i bijës sonë, pikërikisht nga Deçani:
“Vota është më e fuqishme se plumbi! Me plumb mund ta vrasësh armikun tënd, kurse me votë mund të vrasësh të ardhmen e fëmijve të tu…!”
U mësuam tashmë me vota. Asnjë votë nuk paguhet me të holla! Asnjë nuk guxon të vrasë të ardhmen e fëmijve tanë! Abraham Linkolni ua ka lënë të gjithëve këtë fjalë, çdo kryetari të SHBA-vë dhe çdo kryesie. I obligueshëm ka mbetë pas vdekjes së tij ky betim, para marrjes së detyrës shtetërore!
John Baltoni e tradhëton këtë betim; e tradhëton çështjen e shtetit të vet; e tradhëton edhe çështjen e kombëtare shqiptare, dhe është kundër Zotit!
Ne e kuptuam se ai është armik! Një e treta e tokës sonë legjitime, me minerale, xhehe, artikuj nëntokësor e mbitokësor, pas 19 vite përpjekje të këtij vendi, dhe e të tjerëve, të cilët erdhën këtu për të luftuar nga Bota e gjërë; me pjesëmarrjen e NATO-s dhe SHBA-ve; mendojnë se do t`ua falin armiqve tanë kombëtarë! Kaq vepër të ligë dhe kaq vepër të poshtër ndaj kombit shqiptar nuk mund të bëjë askush, përveç atyre që nuk e ndijnë veten si shqiptar, edhe nëse flasin shqip!
Hashim Thaçi ka të drejtë të gënjëjë popullin e tij të shumëvuajtur e të pangritur sa të dojë, sepse ai di shumë mirë të gënjejë dhe nuk ka turp prej korrupsionit, por të mos e harrojë se kushëri e kam pasur Vesel Rexhepaj, prej Loxhe të Pejës13, ku janë 50 shtëpi të pandara me ne, i cili ka qenë në burg me Adem Demaçin, dhe në të pamje të tij kam qenë edhe unë, e nga Buroja e Hashim Thaçit ishin 15 veta për të parë, disa të vjetër e një Hoxhë Duraku. Ne, i kemi folur disa fjalë me ta. Ai t`i ketë sa të dojë edhe 5 vëllezër të korruptuar deri në skaj, sa të rrahin njerëz, por të mos harrojnë se ka punë me Morinën e me tërë Kosovën e do t`u ngelen në fyt të hollat që i marrin prej Serbisë, Rusisë, BE-së, SHBA-së.
Por, po i ndërprej disa të vërteta për luftën e UÇK-së, sepse nuk dëshiroj që t`i nxjerrë në opinionin e gjërë. Mos të harrojnë: jam ai që i ka shkruar një letër Fatos Nanos dhe Sabri Godos, në “Komisionin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për Marrëdhënie Ndërkombëtare me Jashtë” dhe Fatos Nano është justifikuar me këtë letër, në RTVSH. Vetëm se sa nuk ka qajtur nga kjo letër, të cilën e ka pasur populli në duart e veta. Tani, le ta kuptojë se i ka ardhur fundi edhe pasardhësit të tij, Edi Rama, që të japë dorëheqje, sepse janë lodhë të gjithë shqiptarët prej tij. Në qoftë se është e pavërtetë dhe e padrejtë kjo gjë që po e them, do të gëzohem pa masë.
Shqipëria dhe tërë shqiptaria ka plot Avni Rrustema! Francën e Hashim Thaçit, Aleksandër Viçiqit, të Presidentit proserbe Emmanuel Macron dhe të Edi Ramës e hanë me një kafshore dhe fare pa pjekë! Në qoftë se do të ishte e pavërtetë edhe kjo gjë, do të isha shumë i kënaqur!…
Çështjen e “bashkimit” të Kosovës me Preshevën, duke ia falur 1 të 3-tën e Kosovës nga brendia, me kisha e patrikane, që nuk janë aspak të “serbëve”, por të shqiptarëve, d.m.th. iliro-shqiptare; me minerale e xehe, që nuk janë “ndërkombëtare”, as “serbe”, populli shqiptar i Republikës së Kosovës një gjë të tillë nuk e përpinë! Këtë “marrëveshje ndërkombëtare” me lobin serb në Amerikë le ta “propagandojë” sa të dojë Hashim Thaçi. Ia kemi bërë tërë botës të ditur të drejtat tona legjitime, e edhe ato të udhëheqjes sonë, por Qeveria e Republikës së Kosovës është një Qeveri e korruptuar panjërëzisht e tërësisht të dukshme. Populli i Republikës së Kosovës nuk do ta lejojë që të nënshkruhet një “marrëveshje” e tillë! Këtë akt të turpshëm të Kosovës populli sovran i Republikës së Kosovës do ta asgjësojë tërësisht!
Mjerë ata që dodhen në këto lojëra të turpshme! Rexhep Qosja le ta ngjallë sa të dëshirojë Dobrica Qosiqin prej Beogradit e le të “njxerrë në pah” edhe fjalët e tija antishqiptare, sepse një gjë e tillë e përsëritur qindra herë është marri për një “akademik”!! Daci le të provojë sa të dojë këtë lojë “për vjeshtë e për dimër”, por do t`i vije keq edhe zogjëve të Republikës së Kosovës çka do të ngjajë me anëtarët e familjes së tij!!!
Dhe, le ta përdorin edhe pisnismenin e Kosovës, sepse ai nuk ka lindur aspak në Kosovë, por në Kosovën Lindore jashtë Republikës së Kosovës, e do të vajtojnë të gjithë minushët e Kosovës e të botës për turpet e tij, edhe pse ka të holla të mëdha prej ruso-bandave dhe “ndërkombëtare”!!!! Le ta përdorin pisin e fundit dhe të ndytë të “Kosovos Klan”, zotëri Baton (Pleskavicën) Haxhiun, së bashku me “Serbo-sllavinë”- e jo me Shqipërinë, sepse do të qajë toka e qielli për ata dhe për të gjithë sa do të zhduken prej Luftës së Tretë Botërore, në qoftë se vie mbi Kosovë, derisa të zhduket Putini nga “politika” e Kontinenti i “Euro-Azisë”!!!!!…
Shqip po u them atyre dhe të tjerëve në këtë lojë të tmerrshme, që të heqin dorë nga kjo çështje, të shkarkohen nga puna dhe përgjegjësitë! Le t`a mbajë në mendje Kadri Veseli se populli i Republikës së Kosovës është sovrani!
Populli do bukë, e jo tradhëti e “politikë”!!!…
REFERENCË:
1. Shikoni dosjen e tij nga revistat „Nedeljni Telegraf“, „Sudbina regiona je u rukama Beograda: Kosova ne mozhe bez Serbije”, me 4 janar 2006, apo në emisionin “Rubikon”, të KTV-së me Donika Gërvallën, etj.
2. Shikoni emisionet e tija apo nëpër gazeta të ndryshme, por edhe në television KLAN KOSOVA, me agjentin e serb e serbofil, Baton Haxhiun apo me Presidentin e Francës pro serbe, Emmanuel Macron, etj.
3. Shikone deklaratën e botuar të Jakup Krasniqit, të bërë më parë në FB, e të botuar gazetën “Drenica Post”, “Jakup Krasniqi i reagon ashpër Thaçit: argatin e kujt po e bënë?”, me 18 Janar 2019, http://www.drenicapost.com/lajme/jakup-krasniqi-i-reagon-ashper-thacit-argatin-e-kujt-po-e-ben.
4. Shikone shkrimin e Hakif Bajramit, „<Shakllabanët> e kanë qitur Republikën në Pazar”, të publikuar në gazetën elektonike, http://www.kosova-sot.info/opinione(353594/lajm353594.
5. Shikoni edhe artikullin e Hakif Bajramit, „Putini do ta tradhëtojë perëndimin per Serbinë dhe për Kosovën”, të publikuar në http://www.kosova-sot.info/opinione/351893/putini-do-ta-tradhtoje-perendimin-per-serbine-dhe-per-Kosoven.
6. Këtë gjë na e thotë Hakif Bajrami në fund të artikullit të përmendur.
7. Shikoni te Ismet Shabani, në FB, të datës 28 janar 2019, në http://www.facebook.com/Ismet Shabani.
8. Shikoni po deshët letrën e njëanshme të Ismet Shabanit, të dërguar zj. Federica Mogherini dhe zj. Kocijancic, të publikuar edhe në Revistën Drini, http://www.resistadrini.info/leter-e-hapur-sherbimit-te-jashtem-diplomatic-te-bashkesise-ervopinane-perfaqesuese-se-larte-federica-mogherinit-dhe-zedheneses-maja-kociancic.
9. Shikoni artikullin e Enver Bytyqit, në Kosova Sot Info, „Alibitë serbe të Baton Haxhiut në funksion të ndarjes së Kosovës”, në http://www.kosova-sot.info/opinione/353285/alibitesertebatonhaxhiutnefunksiontendarjessekosoves.
10. Po aty, në pjesën e fundit.
11. Shikoni deklarimet e datës 5 shkurt 2019, të Prof. Dr. Muhamet Kelmendit, në FB, “Kosova duhet të veprojë kundër z. Morgherini dhe të tjerëve që po e ndajnë Republikën e Kosovës”, http://www.facebook.com/Muhamet Kelmendi.
12. Në fund të shënimit të Prof. Dr. Muhamet Kelmendit.
13. Shikoni librin në dy vëllime të Selatin Novosellës, “Lëvizja revolucionare për bashkimin e shqiptarëve/sipas dokumenteve arkivore”, Pjesa e II-të, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës (SHBPK), Prishtinë 2013.