Farsa e izolimit

0
422
Bekim Rexhepi

Interesi më i madh në këtë izolim ndërkombëtar i Kosovës është të ruaj atë limitin e saj politik, që të mos sillet keq me diasporën e vet, e cila padyshim se i krijon riskun e mjaftueshëm të mbijetesës.

— nga Bekim Rexhepi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç po duket me kërkesë të Rusisë dhe të Serbisë po edhe të ndonjë vendi brenda BE-së, dukshëm po i bëjnë presion Kosovës që kjo e fundit të heq taksën e vënë si gjobë e rivalitetit politike ndaj Serbisë, e cila po vuan mjaftueshëm ekonomikisht.

Serbia ka angazhuar ta themi veçanërisht Rusinë të ushtoj presion kudo e sidomos tek SHBA-ja dhe NATO-ja, qe këto të detyrojnë Kosovën të heq taksën. Amerika e presidentit Trump, padyshim është treguar elastike në kërkesën e Rusisë dhe të Serbisë, dhe mbase administrata e tij për të hequr vëmendjen e brendshme nga skandali i zgjedhjeve presidenciale në Amerikan në ne zgjedhjet e fundit, ku gishtvënija e ruse më nuk mund të mohohet.

Një presion politik më i madh në retorikë është evident, veçanërisht pas vënies së taksës ndaj Serbisë mbetet edhe i dukshëm, por që ky presion është fare dhe jashtë interesit të Kosovë, që të kushtëzoi në agjendën e saj politike, sepse të saktësojmë se ky presion i pak zyrtarëve brenda rezidencës së Trumpit, nuk ka dhe një mbështetje të gjerë të elitës diplomatike amerikane.

Fatkeqësisht vëmë në dukje edhe faktin që aleati i hapur i Rusisë dhe i Serbisë mbete Hashim Thaçi, i cili po e komprometon çështjen e Kosovës nëpërmjet çështjes së tija personale që mbase kanë lidhje direket me krimet në Kosovë, orvatet që përmes një procesi politik me Serbinë të hiqet nga përgjegjësit e tija dhe të shtiret si një figurë e pastër dhe paqësore. Thaçi tashme ka kohë që promovohet hapur dhe i vetëm po pranon që të hynte në negociata të dhimbshme me Serbinë duke i pranuar kushtëzimin e Serbisë, po ashtu edhe përmes korrigjimit të kufijve siç e do ai, mbase hapur dhe do që të dëmtoi çështjen e Pavarësisë së Kosovës, e cila nga Serbia është ende e kontestueshme juridikisht.

Por, fati i Kosovës qëndron më përmbajtjesor në atë se qeveria nuk është instrument i tëri i një presidenti që dukshëm dhe pa mëdyshje ka shitur gjithë kredibilitetin e tij politik dhe kjo qeveri tashmë nuk do ti përgjigjet aventurave të tij politike personale. Qeveria hapur nuk korespodon më me kërkesat e tij, as ndaj asaj qe ai lemeriset prej kohesh se taksa duhet të heqjet. Qeveria në krye me Ramush Haredinajn, padyshim që ka marrë një kredit politik në vend dhe në arenën ndërkombëtare me vendimin e tij të fundit për taksën, ndërsa atë duhet ta mbaj medoemos sepse tek tash po shihet se taksa ka pasur peshën e vet të madhe, sepse ka ngjallur reagime dhe presion të forta madje edhe ndërkombëtare.

Të sqarojmë dhe diçka se ne shqiptaret nuk kemi çfarë të humbasim më shumë politikisht sepse ndërkombëtarisht kemi mbetur të izoluar pa viza dhe pa integrime, dhe tashmë në këtë gjendje presionet e tjera nuk do të trashin zullumin tonë. Në fakt ato sanksione izolimi janë të mundshme vetëm për politikanet, të cilët ashtu kështu me vizita e tyre nëpër vende e ndryshme të botës, nuk sjellin ndonjë dobi politike sepse siç dihet nuk shquhen për diplomaci ngase vijnë nga ato tubacionet korruptive dhe kriminale, shquhen gjithashtu edhe pa kredite politike. Taksa definitivisht duhet të mbetet në fuqi deri në një gjendje të re, të krijuar doemos nga ndryshimet në zgjedhjet e reja qe do të ketë BE-e, e cila, mbase sipas të gjitha gjasave do të jetë më e volitshme për agjendën e Kosovës, gjithsesi ndryshon kah muaji nëntor i këti viti.

Pra deri në nëntor, pafuqia e Serbisë për ta hequr taksen, përmes presioneve ndërkombëtare do të detyroj vetvetiu Serbinë të hy në dialog edhe me taksen në fuqi, ngase një futje brenda në dialog pa kushtin e taksës, do të jetë një provë e saj që çoftë edhe përmes dialogut të arrijë të krijoj alibi të tjera mashtruese delegacionit të Kosovës dhe qe përmes dialogut të arrij që ta heq taksën dhe pastaj serish të kthehet ne avazin e vjetër të shpërfillë dialogun dhe temat. Qeveria tashmë thjesht nuk duhet të suspendoj fare taksen sepse do të ulte fuqinë e moralit politik, karshi Serbisë, e cila do ta shoh gjithnjë të gjunjëzuar dhe gjithnjë me presione çoftë të saja apo edhe të tjerëve. Serbia si në të kaluarën edhe tani do të parashtroj kërkesa të tjera, për tu thelluar edhe me tej me ato pretekste e njohura qe i krijon për të penguar shtetësinë e Kosovës.

Interesi më i madh në këtë izolim ndërkombëtar i Kosovës është të ruaj atë limitin e saj politik që të mos sillet keq me diasporën e vet, e cila padyshim se i krijon riskun e mjaftueshëm të mbijetesës. Ndërsa për pjesën tjetër të fitimit shtetëror, qeveria duhet ta ndaj aty ku mund të sjellë fitime të tjera më të mëdha, madje duke ulur koten e kostos për ndërtimin e rrugëve të tjera, dhe duke e shpërndarë fitimin (kapitalin) në sektorët e tjerë, si për shembull në Trepçë, ku do të bëhej investim i domosdoshëm në mjete dhe në prodhim. Gjithsesi kjo do të hapte vende të reja pune edhe për serbet, por edhe do të krijonte kapacitet të mundshme, të reja ekonomike. Përfundimisht ky është itinerari më i sigurt i Kosovës në këtë vorbull aktual politik që duket si një farsë e izolimit.