Nga: Binak MAXHARRAJ
Miku i jonë i madh SHBA jo vetem që na qortoi disa hare për punet tona qe vetë i bejmë qervish., sepse e kemi një klasë te dobet në pushtet qe nuk dinë me ba shtet por qe edhe ia humbë dinjitetin shtetit të vetë, e banë leckë për pesë pare. Serbia me një “diplomaci” te kulturuar dhe te përsosur,
din të gjuajë me shkelma çdo herë kur Kosova ia ze rrugën. U anku për taksen ne BE, reaguan ashpër proserbet Mogherini dhe Hann. Por Harajdinaj e lidhi qykën nuk lëshon pe. Për venien e Takse ne Kosovë filloi edhe kopilhanja mes vedi ja une e vura, unë e propozova, sejcili donte te jete i pari në këtë drejtim. Me vuarjen e takses Serbisë Kosova për here te pare e ndjeju vehten si shtet karshi Serbisë.
Dihet se SHBA është tradicionalish dhe historikisht aleat dhe miku më i madh i Kosovës. Na ka dalë zot ne te gjitha kohërat, edhe atehrerë kur ishim nën okupim. Në vitet e 70 dhjeta ishin SHBA e cila e “zbuti” Titon me disa miliarda dollarë, me kushte qe ai të ju jepte Shqiptareve autonomi me te madhe. Dhe Tito këtë punë e mori serozisht, sepse ishin ne pyetje shuma te mëdha parash, me ç’rast pasoi Kushtetuta e vitit 1974, e cila e qiti jashtë Kosovës Serbin duke e lidhë drejtëpërdrejt në Federatë. Serbisë as zani nuk i ndihej për Kosovën, e as për Serbët e saj, sepse Kosova faktikisht, pos emrit, ishte me te gjitha ingirencat e veta shtet ne vehte.
Pas disa vrejtjeve, kësaj rradhe SHBA e derguan një letër pak me serioze për ”pashallaret e Kosovës”, derguan një lëtër si një ultimatum, bile edhe kercënues se taksa duhet te hiqet, për shkak te mos tensionohen dhe prishen raportet edhe më tej me SHBA. Letra e SHBA-ve duhet te trajtohet me kujdes. Të bahen bashkë pashallarër e Kosovës dhe ta trajtojnë kërkesen e SHBA-ve më kujdes, pa tensione, dhe jo te shkojnë atje ne Ambasadë veçmas, në stilin jo unë s’jam fajtor, ai është fajtor. Në fillim të vuarjes se takses te gjithë donin t’i marrin meritat, tashti te gjithë se bashku duhet ta marrin edhe ”fajësinë” për taksën, anipse dorën në zemër, taksa për herë te pare e beri Kosovën te njihet si shtet. Por, anipse me shkuarjen e John Boltonit si Këshilltar i Presidentit Trump diçka ka ”lëvizë” për Kosovën, kur dihet se Bolhtoni nuk e kishte pranu pavarësin e Kosovës.
Sidoqoftë, anipse përsonalisht jam pro takës, shtetaret tanë tashti janë ne provim te madhë që te mos e shkaterrojnë edhe me shumë dinjitetin e shtetit, te mbildhën te rezojojnë kthjellët, dhe jo ne stilin se cili po ia lenë ngile njeri tjetrit, të veprojnë mençurisht dhe jo “budallakisht”, si deri me tani dhe ta gjejnë një zgjidhje, sepse Amerika nuk është vetem për sot, por edhe për neser dhe përgjithëmonë, sepse pa Amerikën nuk do te ishim këtu dhe kështu siç jemi sot.
Merrnjë një vendim të mençur së bashku, dhe jo ne stilin hajt se qetij po ja lamë këmbet e ardhushes në dorë, sepse për këtë jeni te gjithë përgjegjes, do te ishte mirë se kjo leter te delë në shqyrtim edhe në Parlament, për me e skenu fytyrën e secilit deputet.