Kriminel e analfabet edhe në Polici, Prokurori, Gjykata, Shkolla të Kosovës, për interes të krimit, të politikës dhe të Serbisë

0
501
Skënder Jashari - UÇK

Skënder Jashari

Tashmë pasojat jemi duke i pa. Për fat të keq edhe një viktimë më shumë, duam të jenë viktima e fundit, por gjasat janë të vogla, sepse me siguri mund të themi që edhe qindra a mijëra viktima të tjera, të veprave të ndryshme kriminale do t’i shohim, e mos të flasim për mijëra raste tjera që tashmë kanë ndodhur por që mbahen fshehtë!

Krimi i fundit, tregon fenomenologjinë kriminale të krimeve të cilat u bënë publike në ditët e fundit e sidomos ato që janë shumë më të numërta që janë duke u mbajtur fshehtë, nuk mund dhe s’do duhej kaluar thjesht me arsyetime politike, qoftë edhe arsyetime mjekësore e psikologjike-psikiatrike( duke i quajtur thjesht pedofil)! Këto raste tregojnë shumë më shumë, që rrënjësisht duhet kërkuar në aspektin e fenomenologjisë kriminale!

Joprofesionalizmi, korrupsioni, nepotizmi, politizimi, ndikimi dhe operativiteti mbi porosi politike, rekrutimi dhe gradimi me lidhje me partitë politike por edhe me lidhe të tanishme me Serbinë( agjenturat serbe), patriarkalizmi, religjioni etj, janë parakushtet për pranim, punësim, gradim në Institucionet e Republikës së Kosovës- për fat të keq! E aq më keq, kjo ndodhë sidomos në Institucionet e Sigurisë( policisë, FSK-së, AKI-së), pastaj në Institucionet e Drejtësisë( prokurorisë, gjyqësisë), ato arsimore( nga shkollat fillore deri në Universitete), ato të shëndetësisë( nga qendrat familjare e deri në QKUK), etj etj! Vitaliteti i një shteti, shoqërie, qëndron kryesisht në institucionet e sigurisë, drejtësisë, shëndetësisë, arsimit, ekonomisë!

Në një anë është fatmirësi, por në anën tjetër edhe fatkeqësi, që kam patur mundësinë që të disponoja informata të shumta, shumica e të cilave në një a mënyrë tjetër krimet e tilla lidhen me Serbinë edhe përmes Luginës së Preshevës!

Fillimisht, Policia e Kosovës, është e stërmbushur me polic( mund të flasim për disa qindra të tillë-pa përfshirë fare Policët serb!), të cilët janë kryesisht shqipëtar, pastaj disa turq, etj, por që vazhdimisht i shërbejnë Serbisë! Deri me rastin e “shaplljes së Luftës kundër terrorizmit islamik nga Qeveria e Kosovës”, në Policinë e Kosovës të Prishtinës, ka vepru grupa e policisë, me porosi të Serbisë, pastaj kjo grup e policisë po thuajse tërësisht është bartur në Fushë Kosovë. Si mbulesë kanë përdorur arsyetime sidomos ndërrim vendbanimi( kryesisht)! Fushë Kosova si qytet me shumicën e banorëve të ardhur nga trojet tjera Shqipëtare, ka bërë që të ketë mundësi për veprimtaritë e tyre kriminale dhe propagandistike shumë më të mëdha.

Prokuroria deri prokuroria speciale, e njejta ndodhë edhe me gjyqëtarët, që janë mbushur me prokurorë dhe gjykatat me gjyqëtar, që disa sosh prej tyre, tashmë dihen që janë përfshi në veprimtari kriminale të krimit të organizuar; korrupsion; nepotizëm; mbrojtjen e terroristëve islamik të Serbisë; të lidhur me parti politike vendore; e disa të tillë të lidhur edhe që i shërbejnë agjenturave të Serbisë etj.

Mësuesit, profesorët në shkollat fillore dhe të mesme por edhe në fakultete, të vetmin kriter pranimi kanë preferencën-rekomandimin partikan, derisa në konkurse publikohen tërësisht kritere tjera që aspak nuk janë të rëndësishme! P.sh: është pranuar në një shkollë në Lipjan, një pedofil i cili është lëshuar nga Serbia( i cili ka precedente pedofilike në shkollat shqipe të Luginës së Preshevës), për të vepru në Kosovë!
Kriteri kryesor, sado që mund ta fshehin, por të gjithë e dijnë, që në çdo punësim në sektorin publik, pra edhe në polici, prokurori, gjykata, sferën e arsimit a shëndetësisë dhe në çdo sferë tjetër, është lidhja politike!

Në krye të grupës, qëndronin eprorë të policisë, të lidhur me Serbinë, por të njejtët edhe të lidhur me figura të rëndësishme të partive politike në Kosovë, e po ashtu edhe të lidhura edhe me biznese( mbrapa të cilave fshehen veprimtari kriminale ekonomike)! Ndërsa anëtarët e këtyre grupeve kriminalo-politike, brenda policisë së Kosovës, janë kryesisht: analfabet a me shkollim joadekuat, apo ende janë në studime; janë partizan politik; janë të dalluar si materialist etj.

Grabitje kazinosh (Prishtinë, Ferizaj); grabitje bankash(Prishtinë); tentim-vrasjesh të kundërshtarëve të islamit radikal (Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë); përqindje në shitjen dhe shpërndarjen e drogës( Prishtinë); vjedhje të drogës dhe gjësendeve me vlerë në rastet e konfiskuara (Prishtinë); kontrabandë droge (Prishtinë, Ferizaj etj); kontrabandë me migrant( Mitrovicë, Gjilan, Kaçanik); trafikim me qenie njerëzore( Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë); prodhim narkotikësh (Pejë); falsifikim dokumentesh (Prishtinë, Gjilan); falsifikim të parave( Prishtinë, Ferizaj, Gjilan); prodhim dëshmitarësh falso për të dëshmuar kundër figurave të UÇK-së( Qendra e Paraburgimit Lipjan, Qendra Korrektuese Dubravë); mos regjistrim të rasteve, zhdukje e rasteve në policinë e Kosovës (Prishtinë); lidhja me banda të krimit të organizuar( Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Kaçanik); mos konfiskim të të gjitha sendeve të dyshuara me rastin e arrestimit të terroristëve islamik (Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik); mos arrestimi i udhëheqësit shpirtëror (organizatorit), të terroristëve islamik të Grupës së Kaçanikut (për lidhje me Lavdrim Muhaxherin), si dhe mos konfiskimi i parave që kanë fituar terroristët nga lufta terroriste në Siri; mos hetimi, mos gjykimi i terroristëve islamik të Grupës së Kaçanikut (e cila është njohur më herët si Organizata terroriste islamike ”Xhihadi Thërret); mos hetim, mos gjykim për një numër të madh veprash penale të një grupe vehabistësh nga Ferizaji (e që janë gjyku thjesht për garbitje kazinosh); mos hetim, mos gjykimi i Grupit që kreu shumë vepra penale, e që edhe Qeveria e Kosovës, e kishte quajtur “agjent të Serbisë”, të cilët kanë arritur edhe të iknin nga Qendra Korrektuese e Dubravës; tentim-arratisja e fillimvitit 2014, nga Qendra Korrektuese e Dubravës, Pavioni VIII, i sigurisë së lartë; tentim-sulmet e terroristëve islamik, për t’i nxjerrë disa të burgosur nga Burgjet e Kosovës( Burgu i Sigurisë së Lartë-Dyz), disa prej tyre të përfshirë edhe në tradhëtimin e Grupës së Kumanovës, që me direktiva të Shërbimeve sekrete Serbe, tentonin formimin e Shtetit Islamik në Ballkan; zhdukje provash materiale nga policia( Prishtinë); dhënije e kundërligjshme e të drejtës për të dalur jashtë Institucionit korrektues( Qendra e Paraburgimit Lipjan dhe Gjilan, Qendra Korrektuese Dubravë); etj.

Kontrabandë me farmaceutik; falsifikim banderolash të barnave( Prishtinë); pranimi jomeritor i specializantëve në QKUK; mjekim të pandërgjegjshëm; abortime kundërligjore etj.

Pranimi për mësues të artit figurative të agjentit islamik të Serbisë, njëherit me precedente penale në Serbi, për pedofili; dhënija e notave në këmbim të shfrytëzimit seksual( Fakulteti juridik i UP-së); shitje e notave( Fakultetet Juridik dhe Ekonomik të UP-së); regjistrim në fakultet (në Fakultetin Juridik, Ekonomik, Mjekësisë të UP-së); kalimi i provimit dhe kontraktimi i lartësisë së notës me numrin e votave që do ia sjellte studenti (Fakulteti Juridik i UP-së); pranimi i asistentëve kundërligjshëm( Fakulteti Juridik, Filozofik të UP-së); plagjiaturë master dhe doktorate (Fakulteti Juridik, Filozofik të UP-së); pranimi për mësues dhe profesor në shkolla fillore dhe të mesme, në mënyrë të kundërligjshme (Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Mitrovicë) etj.

Ndërsa: ngacmimet seksuale( kjo është dukuri ende “normale!”); komplimente banale dhe fyese; mashtrime të vogëla; korruptime dhe ryshfete të vogëla; ushtrim i pandërgjegjshëm i profesionit; keqpërdorim i detyrës zyrtare( keqpërdorim i lehtë), etj, në shoqërinë tonë, për fat të keq, konsiderohen si dukuri të falshme, të lejueshme!

Grupet kriminale dhe grupet politike, kanë kumulativitet interesash dhe fuzion qëllimesh, që si grupet kriminale ashtu edhe ato politike, janë përafëruar. Grupet kriminale edhe këtu si në çdo vend, dëshirojnë të fuzionohen, ingranohen dhe të kenë përfitime dhe mbrojtje zyrtarësh institucional në veprimtaritë e tyre kriminale.

Grupet politike( partitë politike), për dallim nga vendet demokratike, në vendet në tranzicion, tentojnë marrjen e pushtetit përmes rrugës plotësisht a pjesërisht kriminale!

Misionet ndërkombëtare, vetëm për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan( dhe Kosovë), vazhdimisht sakrifikuan dhe heshturazi lejuan gjitha këto!

Politikanët janë pasqyra e popullit, siç fëmija është pasqyra e familjes, edhe përkundër formave të ndryshme të manipulimit të votimeve! Për fat të keq të gjitha organizatat studentore, janë instrumentalizu nga partitë politike-studentët sot s’mund të jenë promotorë të shtetit ligjor të Kosovës-siç dikur ishin promotorë të Lirisë!

Qytetarët tonë, janë adaptuar dhe vazhdimisht përpjeken që vetë ata apo anëtarët e familjes së tyre, përmes lidhjeve familjare a politike, të punësohen në sektorin publik, nuk mund të dëgjosh ndonjë rast që të kenë besim në meritokraci! Robëritë e stërzgjatura, kanë bërë, që në gjenin e Kombit tonë, të gjendet një mënyrë adaptimi me realitetin, e jo një mënyrë kundërshtimi! Islamizmi kryeson në krijimin e mentalitetit nënshtrues-të robit( jo vetëm tek ne, por në gjitha vendet islamike), e kjo është përforcuar edhe më shumë nga patriarkalizmi! Derisa edhe sot, ndërgjegja jonë nuk është e lirë( e ajo është robëruar me pranimin e islamizmit dhe ortodokso-sllavizmit), edhe për kundër lirisë fizike, kemi robërinë shpirtërore. Kultura islamike, nuk robëroi vetëm Shqipëtarët e besimit islam, të njejtën robëri e shohim edhe tek Shqipëtarët e krishter, ateist etj!

Si rrjedhojë: joprofesionalizmi, korrupsioni, nepotizmi, politizimi, ndikimi dhe operativiteti mbi porosi politike, rekrutimi dhe gradimi me lidhje me partitë politike por edhe me lidhe të tanishme me Serbinë( agjenturat serbe), patriarkalizmi, religjioni etj, janë sfidat më të mëdha të shtetësisë së Republikës së Kosovës. Këto sfida për Republikën e Kosovës, Serbia i ka shfrytëzuar për qëllimet e saj, në defunksionalizimin dhe në shpërpërjen e Shtetësisë së Kosovës.

Mjafton të shihet, politika dhe politikanët e vendit, janë ata që defaktorizuan Kosovën këto dy dekadat e fundit!
Shpresa mbetet vetëm në Çlirimin Shpirtëror të Kombit tonë, duke i’u kthy Kulturës, Përparimit dhe Zhvillimit, para Pushtimit Osman, në kohën kur Universitetet tona konkuronin me Universitetet e vendeve Europiane!

Më: 13.02.2019

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik! Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.