Departamenti Amerikan i Shtetit letër liderve të Kosovës…

0
433

I dashur President Thaçi:
I dashur Kryeministër Haradinaj:
I dashur Kryeparlamentar Veseli:

Ashtu siç ju ka shkruar edhe Presidenti Trump në letrën e tij, në dhjetor të 2018, ky është momenti i mundësisë së Kosovës që duke normalizuar marrëdhëniet me Serbinë të ndërmarrë një hap të rëndësishëm përpara drejt integrimeve Euro-Atlantike si dhe të avancojë si një vend stabil, prosperues dhe i sigurt.

Që atëherë ne kemi shprehur shqetësimet tona që veprime të caktuara, përfshirë këtu vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, do të mund të rrezikojnë këtë qëllim.

Këto veprime minojnë mundësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të vazhdojnë bashkëpunimin me ju në një fushë të gjerë objektivash të përbashkëta.

Pasi e pamë që kërkesat tona për të pezulluar taksën nuk u morën parasysh, kemi vendosur të ndërmarrim hapa që do të shfaqin shqetësimin tonë, përfshirë këtu edhe partneritetin në fushën e sigurisë.

Fillimisht, kemi vendosur të anulojmë vizitën e planifikuar të Gjeneralit Orr nga Garda Kombëtare e Iowa-s në Kosovë. Vizita e tij kishte për qëllim të përqendrohej në bashkëpunimin bilateral në fushën e sigurisë.

Duke pasur parasysh veprimet e padobishme të qeverisë suaj, do të ishte e pavend që një vizitë e tillë të ndodhte.

Do të shikojmë me kujdes aspektet e tjera të bashkëpunimit tonë dhe do të shqyrtojmë nëse edhe ato do të pakësohen/shkurtohen.

Kosova nuk ka mik më të mirë se sa Shtetet e Bashkuara. Ne kemi punuar për kaq shumë vite për të realizuar një të ardhme për popullin e Kosovës, në mënyrë që ai të jetojë ashtu siç ka zgjedhur, në paqe.

Lufta e Kosovës për liri ka mbetur në mendjen e amerikanëve. Mijëra diplomatë amerikane dhe ushtarë janë përfshirë personalisht në përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme për Kosovën. Është e pabesueshme që pas gjithë çfarë kemi bërë bashkë, Kosova e vlerëson miqësinë tonë aq ulët sa të injorojë këshillat tona.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të gatshme të ndihmojnë Kosovën për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizuese me Serbinë, e cila do të përqëndrohej në njohje reciproke, gjë që do të ishte e implementueshme, jetëgjatë dhe në të mirë të të dyja palëve.

Në njëzet vitet e fundit, ky ka qenë një qëllim i paarritshëm.
Edhe pse ende e vështirë, është një rrugë që duhet ndërmarrë, në mënyrë që të arrjmë sigurinë dhe propsperitetin që sjell e ardhmja.
Qëllimi ynë është që të shohin Serbinë dhe Kosovën të veprojnë me përgjegjësi dhe që t’i kthehen dialogut.

Hapi i parë drejt këtij qëllimi do të ishte pezullimi i taksës.
Derisa nuk e bëni një gjë të tillë, ne nuk mund të kemi raportet e fuqishme që kishim më parë me ju.

Përzemërisht,

Matthew Palmer
Zëvendës Asistent i Sekretarit të Shtetit.

(r.m.)