Në takimin në Bukuresht, Ivica Daçiq u çmend kur pa në tovolinë dy ministra të jashtëm shqiptarë Bexhet Pacollin (Kosovë) dhe Gent Cakaj (Kosovë-Shqipëri)
Ministri i jashtëm i Serbisë dhe pioneri i Sllobodan Millosheviq, i vogli me trup Ivica Daçiq u çmend kur pa në Bukuresht në takimin e 28 ministrave të jashtëm të vendeve të Evropës dy ministrat shqiptarë (Bexhet Pacolli, Kosovë) dhe Gent Cakaj (Kosovë-Shqipëri).
Daçiq me diskursin e tij antishqiptar e bëri fajtor kryeministrin shqiptar Edi Rama, që ka përzgjedhur Gent Cakaj nga Kosova për zv.ministër të jashtëm të Shqipërisë.
Në përgjigjen e tij Gent Cakaj nuk është dashtë që të krahasoj vetën (shqiptar nga Kosova në detyrë në Shqipëri zv.ministër i jashtëm me shembullin se Ivica Daçiq paskësh lindiur në Prizren dhe është ministër i jashtëm i Serbisë(!).
Kjo nuk përkon me të vërtetën dhe nuk është dashtë që zotni Cakaj të flasë me shembullin “se Daçiq ka lindur në Prizren” dhe sot është ministër i jashtëm i Serbisë. Këtu kemi të bëjmë më pionerin e Millosheviqit (Ivica Daçiq), çetniku i vogël i Serbisë fashiste, që, zv.ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, po e nënvizoj se nuk është dashtë të marrë si “shembull”, se i vogli me trup Daçiq ka lindur në Prizren, por në tokën e huaj zotni Gent Cakaj(sic!). Nuk ka asgjë të përbashkët me Ty e as më B.Pacollin, që të dy përfaqësues të diplomacisë shqiptare të Shqipërisë Etnike!
Zotni Cakaj, kujdes në diskursin e diplomacisë dhe gafet, nganjëherë mund të jenë të dëmshme për orën e diplomacisë shqiptare në botë, kur e kur e keni përballë diplomacinë e Serbisë fashiste!
Kaq nga Amerika!
Çikago, 11 shkurt 2019
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]