Marin Mema me porosi për politikanët shqiptarë në Maqedoni: “Faleminderit tradhëtarë”

0
576

Nga: Marin Mema, 8 shkurt 2019LajmPress.org

Keni kohë që “rregjeni” duke folur për të drejtat e shqiptarëve në FYROM, kur në fakt keni punuar vetëm kundër interesave të tyre. Keni blerë e shitur vota, interesa, keni masakruar, ushtruar presion, shkarkuar e emëruar shqiptarë në emër të xhepave tuaj.

Jeni ndarë e shpërndarë aq shumë sa keni humbur mandate, keni humbur mundësi, keni humbur shansin për të imponuar që në fillesë Kryeministrin tuaj, Kryeministrin tonë shqiptar në FYROM ! Nuk mundëm të kërkoj fajtor askërrkund përveç jush, sepse ju jeni fajtorët e vertetë, ju që ngërdhesheni për flamur, por që po atë flamur e shkelni, e përçudnoni, e hidhni tej, për ca poste në qeveri, për ca kacidhe në kontot e fryra bankare.

Nuk dënjuat kurrë të uleni e të mendoni për shqiptarët, të bashkoheni në emër të interesit të tyre, të imponimit të një drejtuesi shqiptar, që në nisje të garës (sepse në kushtet e një rivaliteti të tillë mundësitë ishin reale) !

Aq shumë u çatë sa humbët mandate në parlament, kur mund të kishit shfrytëzuar rivalitetin mes VMRO-LSDM, për të faktorizuar votën e shqiptarëve, duke i detyruar të dyja këto forca që të kerkonin mbijetesë përmes një Kryeministri shqiptar.

E mendoni dot “të dashur” tradhtarë? Një kryeminister shqiptar për Shkupin, për Manastirin, per Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Dibrën e madhe, Ohrin, Strugën, Prilepin, Kumanovën e kudo…

LSDM ka fituar në zona tradicionalisht shqiptare, duke shfrytëzuar kandidatë shqiptarë.

A nuk ju vjen turp, juve krerëve të partive politike shqiptare?
Keni falur, trafikuar, shitur vota shqiptarësh, në dëm të shqiptarëve, e tani po falni e shisni edhe vete qytetarët!

Ju nuk kërkoni më shumë punësim për shqiptarët, nuk kërkoni më shumë investime, më shumë pjesmarrje, më shumë angazhim, më shumë të drejta.
Nuk kërkoni një arsim më cilësor, e gjithçka u takon si një popullësi autoktone!

Shqiptarët gjithnjë e më shumë po largohen nga ky vend sepse nuk kanë asnjë mundësi. Kjo është e vetmja zgjidhje që ju u keni lënë.

Kurrë nuk keni kërkuar të mbyllni gropën e madhe që ka boshatisur zona të tëra tradicionalisht shqiptare siç janë Shkupi, Manastiri, Ohri e kështu me rradhe… E pra në këto qytetete faktori shqiptar po shuhet!

Ju nuk jeni shqiptarë!
Ju jeni gjithçka përveçse shqiptar, edhe emër është e veshtirë t’ju vësh…

Sot është një ditë e zezë që tregon edhe njëherë se ç’mund të bëjë një politikë e shitur dhe e blerë si rrobë pa vlerë, se ç’mund të bëjnë ca njerëz të veshur me pushtetin e parasë e të dhunës, me pushtetin e konfliktit e mashtrimit, me pushtetin e manipulimit e mbi të gjitha të tradhëtisë!

Po ju jeni tradhtarë! E ftoj çdo shqiptar në FYROM t’ju quajë të tillë, Tradhëtarë!

Pse duhet ta kërkojmë fajin tek të tjerët, kur faji është brenda tek ne, tek ju që s’doni t’ja dini për asgjë …

PS: Shpëtoni vetëm në një mënyrë. Vraponi të bashkoheni menjëherë e t’i impononi njerës apo tjetrës palë qeveri me kushtet tuaja, ose mos pranoni bashkëpunim pa marre postin më të lartë, e jo thjesht ca portofole ministrore pa vlerë!

Kjo është zgjidhje !! Gjithçka tjetër është tradhëti!

shkurt 2017