Deputetë të popullit, e keni harruar popullin, dilni nga salla e kuvendit në Prishtinë e shkoni te populli…!

0
1108

Në vend të debatit parlamentar

Rasti më i rëndë që ka ndodhur në Gllogovc (nuk i them Drenas), ndonëse ky emërtim sikur po ia ndalë frymën Drenicës heroike, kur e kur mësuesi, polici dhe mjeku e bënë krimin, denigrimin, shembjen e vlerave të shtetit të Kosovës, me aktin e dhumnit të vajzës 16 vjeqare(!).

Për këtë ngjarje të rëndë në Gllogovc, parlamenti i Kosovës mbajti mbledhje të jashtëzakonshme. Mirë boll, mbledhje në të cilën folën deputetët e (popullit) në foltorën e parlamentit për rastin më[ të rëndë pas luftës 1999-2019(!).

Deputetë të popullit, e keniu harruar popullin dhe sovranin e votës së lirë, që për ju kanë votuar dhe iua kanë dhënë besimin dhe, vetë populli bëri kontratën demokratike të votës së lirë me ju deputetë të popullit.

Më thuani ju deputetë të popullit për këtë pjesël të mandatit, saherë keni shkuar që të takoni popullin dhe sovranin e votës së lirë dhe të bisedoni sy me sy për preblemet e popullit, që mos të ndodhë ajo që po ndodhë thuaja përditë me shembjen e vlerave tona, përmes anarkisë si antivlerë dhe kancer i demokracisë dhe sëmundje “malinje” për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!

Deputetë nuk ju kemi parë asnjëherë që të shkoni të populli, në katund, në shkollë, në universitet, në gëzime e hidhërime të popullit që i sjellë vetë jeta, apo si thonë fraqezet(sa la vie)!. Pse e keni harruar popullit: E shihni se çfarë po na ndodhë, rasti i rëndë në Gllogovc?!

Për këtë rast ligji duhet të thotë verdiktin e vet! Ndaj përsonave të përfshirë në aktin e krimit e të turpit kombëtar, përmes ligjit ndër të tjera t’i merret e drejta për punë në këto profesione për tre aktorët e krimit të rëndë dhe të turpit kombëtar para popullit në Kosovë!

Deputetë dilni nga salla parlamentare e shkoni të populli dhe nisni debatin atje ku e keni marrë votën e lirë dhe, mos harroni se për problemet e popullit, ju duhën të kërkoni falje dhe po nga ju nëse jeni ende pip në këmbë, edhe dorëheqja dhe kthimi i votës së lirë para popullit, do të ishte nderim dhe respekt para popullit në Kosovë!

Çikago, më 8 shkurt 2019


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]