Të huajt pyesin dhe Avokate Rondini përgjigjet

0
635

(Avokatja Stefania Rondini është eksperte për çështjet e aksidenteve rrugore të rënda dhe të aksidenteve vdekjeprurëse mbrojtëse në Gjykatën e Lartë).

Pjesa e dytë

Çfarë ndodh nëse pas aksidentit rrugor makina tjetër largohet? A mund ta marr njësoj zhdëmtimin (dëmshpërblimin) që kam pësuar?
Në këto raste ligji italian lejon që të drejtosh kërkesën tënde për zhdëmtim tek Fondi i Garancisë i Viktimave të Rrugës, organizëm zhdëmtimi i lindur si zbatim i Konventës së Strasburgut të vitit 1959 dhe e vendosur nga Ligji 990/69 neni 19 e në vijim.

Fondi i Garancisë pasi të jetë marrë kërkesa për zhdëmtim do të caktojë një një sigurim që për të hapur praktikën për fatkeqësinë, duke parashikuar kështu për ta likuiduar por vetëm me kusht që i dëmtuari të dimostrojë pamundësinë objektive për të identifikuar makinën pirate, përveçse të furnizojë një provë të fortë të aksidentit dhe të rrjedhojave të tij, qoftë për dëmet fizike qoftë për ato materiale për të cilat do të zbatohet një garanci prej E.500,00.

Gjykata e Lartë ka saktësuar në më shumë raste se për të marrë zhdëmtimin nuk është e domosdoshme që të paraqitet denoncim kundër të panjohurve: gjithashtu, do të ishte me vend dhe e këshillueshme të propozohej për gjithmonë.

Çfarë të bëjmë në rast aksidenti rrugor?
Nëse do të ishe viktimë e një aksidenti rrugor, ekzistojnë disa praktika që do të ishte e këshillueshme të ndiqeshin:
• Të përpiqesh të vendosësh në siguri, për sa ta lejojë situata, vendin e aksidentit.
• Të thërrasësh sa më parë që të jetë e mundur ndihmat dhe forcat e rendit.
• Të mos lihet asnjë tip deklarate ndërsa je akoma në gjendje të shokuar.
• Kontakto një avokat gjersa të drejtat tuaja të garantohen sa më mirë!

DEPARTAMENTI I AKSIDENTEVE
Rrugore – në punë – gabime mjekësore
 Parapagim i shpenzimeve mjekësore
 Parapagim i shpenzimeve të varrimit dhe transferim i kufomës në Shqipëri
 Parapagim i shpenzimeve të ekspertizave mjekësore dhe kinematike
 Mbarështim i praktikës së sigurimeve nga fillimi deri në fund mbi të gjithë territorin italian
 Përgatitje paraprake të të gjitha dokumenteve shqiptare për përkthime dhe legalizime të kërkuara nga sigurimi për zhdëmtim
 Përkrahje mujore ekonomike të viktimave të aksidenteve rrugore deri në mbyllje të rastit
 Kompetencë të sektorit të sigurimeve dhe garanci për të marrë rezultatin më të mirë në kohë të shpejta
 I akredituar nga institucionet shqiptare
 Vlerësim falas për rastet e pazgjidhshme edhe për ato që kanë ndodhur shumë kohë më përpara

DEPARTAMENTI I EMIGRIMIT
Nisja e praktikave – Zhbllokimi i praktikave – Zbatime të Juridiksionit
 Shtetësia
 Ribashkim (bashkim familjar)
 Leje Qëndrimi
 Letër qëndrimi
 Ekspulsione
 Flukse të shtegtimeve

DEPARTAMENTI SINDIKAL
 Çështje të pazgjidhura dhe dhe llogaritje sindikale;
 Konsulenca pune;
 Verifikim llogaritjesh të rrogave
 Llogaritje likuidimi, Pushime, E trembëdhjeta (Tredicesima)
 Rregullarizim bashkëpunëtorësh familjarë dhe kujdestarësh për të moshuar;
 Aksidente në punë;

Përktheu nga italishtja:
Nikolin Sh. Lëmezhi