REAGIM I KOMUNITETIT SHQIPTAR NGA TREVIZO E MË GJERË

0
533

Diaspora hedhë poshtë akuzat dhe shpifjet e të vetëquajturit analist Florim Zeqa

Pas publikimit me datë 21 janar 2019, në gazetën tuaj të nderuar si dhe në gazetat dhe mediat elektronike tjera shqiptare, të një shkrimi autorial me titull: “Sekserët e diasporës levë e pushtetarëve të inkriminuar”, nga i vetëquajturi gazetar, analist dhe opinionist Florim Zeqa, ditën e diele me 27 janar, në Ponte della Priula të Trevizos, u mbajt një takim me veprimtarët si dhe përfaqësuesit e Komunitetit shqiptar të Trevisos ku u vendos që të reagohet publikisht kundër të pavërtetave dhe shpifjeve që përmban ky shkrim.

Të indinjuar dhe të mllefosur nga titulli provokues i artikullit në fjalë, si dhe përmbajtja tendencioze dhe qëllimkeqe që nga fillimi deri në fund, nga pjesëmarrësit u lexua dhe u analizua edhe një herë ky shkrim meqenëse vet autori dihet se jeton në provincen e Trevisos.

Teksti i shkruar nga ai ka elemente të qarta që ndërlidhen me aktivitete kulturore dhe shoqërore të komunitetit shqiptar në Treviso dhe më gjerë. Edhepse autori i shkrimit është përpjekur të tregohet i kujdesshëm duke mos përmendur emra të veçantë me taktikën “hidhe gurin – fshehe dorën”, i njëjti merr guximin e përfolë veprimtaritë kryesore të zhvilluara nga diaspora e këtushme sidomos viteve të fundit kur janë shënuar rezultate të dukshme, të prekshme dhe cilësore në shumë aktivitete dhe veprimtari të mërgatës.

Pikërisht falë angazhimeve vullnetare të veprimtarëve të mërgatës, mësuesve shqiptarë, kryetarëve të shoqatave kulturore dhe aktivistëve të tjerë u arrijtë që të krijohet një lidhje dhe bashkëpunim i mirëfilltë me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS) si dhe me Ministrinë e
Arsimit të Kosovës të cilët ju përgjigjen kërkesave tona për realizimin e disa projekteve madhore kulturore dhe arsimore. Këtyre projekteve dhe aktiviteteve me dëshirë të madhe në mënyrë vullnetare u janë bashkangjitur edhe afaristët shqiptar, shumica e të cilëve janë edhe prindër të fëmijëve që ndjekin mësimet në shkollën shqipe e janë pjesë e aktiviteteve të shumëta të kësaj diaspore.

Të gjitha aktivitet tona janë të organizuara në baza vullnetare në bashkëpunim me ministritë e sipër përmendura dhe të gjitha janë bërë me transparencë të plotë. Prandaj akuzat e artikull-shkruesit Florim Zeqa, se gjoja “pikërisht bartësit e aktiviteteve kulturore janë sekserë të lidhur me segmentet e krimit të organizuar dhe pushtetin e inkriminuar në Kosovë dhe Shqipëri”, janë tendencioze, shpifëse dhe shumë të ulëta. Gjithashtu edhe diskualifikimi që i njëjti u bënë mësuesve vullnetarë të diasporës duke i cilësuar ata si “gjysëmanalfabetë” është ofendues dhe kulmi i poshtërsisë.

Ka më shumë se njëzet vite që mësuesit shqiptar në bashkëpunim me Shoqatat Kulturore Shqiptare kanë hapur Shkollat Shqipe , në të cilat i kanë ndjekur mësimet plotësuese në gjuhën amtare një numër i madh i fëmijëve të mërgimtarëve të cilët në të njëjtën kohë e kanë kaluar me sukses sprovën e integrimit duke evituar kështu asimilimin kulturor dhe duke e ruajtur dhe folur rrjedhshëm gjuhën shqipe edhe pse të lindur e rritur në vend të huaj. Këta mësues janë të pajisur me përgatitje adekuate për zhvillimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe shumica prej tyre janë ish-mësimdhënës të shkollave të Kosovës dhe të Shqipërisë qysh para ardhjes së tyre në Itali.

Gjithmonë kemi qenë të hapur për bashkëpunim me të gjithë mërgimtarët shqiptarë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre. Kemi mbajtur rregullisht manifestime kulturore nisur nga Festa e Flamurit Kombëtar, Festa e Pavarësisë së Kosovës, kemi organizuar tubime të shumta me shkollat simotra si psh. Kuizet e Diturisë, Orë Letrare, ekskursione me nxënës e shumë e shumë aktivitete të tjera. Në tetor të vitit 2018, organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, në Bassano del Grappa u mbajt seminari i rregullt me mësuesit shqiptarë nga e gjithë diaspora e Italisë për tri ditë rresht. Mikëpritës të këtij takimi ishin Shoqata Kulturore “Bashkimi Kombëtar” dhe Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues nga Bassano del Grappa.

Pas mbarimit me sukses të këtij seminari, një muaj më vonë në qytetin Macerata u themelua Këshilli i Mësuesve Shqiptarë të mbarë Italisë i cili do të koordinojë punën e shkollave shqipe në tërë vendin. Pika kulmore e aktiviteteve kulturore të mërgatës shqiptare në Itali ishte dita e 29 Shtatorit 2018, kur në qytetin Quinto di Treviso u inaugurua shtatorja monumentale e Shenjëtores, humanistes dhe nobelistes shqiptare Shën Nëna Terezë. Ky monument u finalizua falë kontributit vullnetar të mërgimtarëve nga komuniteti shqiptar nga Treviso dhe anët tjera të Italisë, si dhe nga autoritetet
komunale italiane në Quinto di Treviso.

Manifestimi madhështor mblodhi bashkëatdhetarë nga vise të ndryshme jo vetëm nga Italia por edhe nga shtetet fqinje, madje kishte edhe mërgimtarë që kishin ardhur enkas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky manifestim bëri jehonë të madhe në të gjitha mediat italiane, u përcoll dhe u transmetua në lajmet kryesore në televizionin shtetëror italian RAI 3. Poashtu edhe mediat në Kosovë e Shqipëri e përcollën me interesim si dhe televizionet shtetërore shqiptare si dhe disa televizione private të mëdha i dhanë jehonën e duhur nëpërmjet intervistave dhe kontributit të gazetarit të madh veteran kombëtar, Ferdinand Samarxhi, i cili edhe vetë ishte mysafir i këtij manifestimi.

Duke e ditur rëndësinë e një ngjarje të tillë kulturore në dobi të afirmimit të shtetit të Kosovës, në bazë të kërkesës sonë nuk mungoi as ndihma financiare dhe morale nga Ministria e Diasporës së Kosovës. Në këtë manifestim të madh morën pjesë figura të rëndësishme politike italiane, si dhe
autoritete të larta shtetërore nga Republika e Kosovës. Ishim të nderuar me praninë e personaliteteve kishtare italiane, pastaj erdhën dhe na përkrahën edhe Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, përfaqësues të ministrisë së jashtme të Kosovës përfshirë ambasadoren e Republikës së Kosovës në Itali, Sh.S. zonjën Alma Lama, si dhe personalitete nga Konzullata e Milanos.

Jehona e aktiviteteve tona si mërgatë e konsoliduar tashmë mbi një çerek shekulli në truallin italian vazhdon të jetë e madhe dhe motiv frymëzimi për të gjithë ata që e duan atdheun dhe gjuhën e tyre. Duke qenë pafundësisht mirënjohës për të gjithë ata mërgimtarë që hapën portofolin e tyre dhe vullnetarisht dhanë djersën e ballit sa herë që ishte nevoja, na vjen të pyesim: si është e mundur që artikull shkruesi Florim Zeqa nuk e dha kurrë asnjë cent, për asnjë aktivitet të mërgatës ?! Në anën tjetër ai paraqitet si person “i mirë informuar” me shkeljet eventuale apo siq thotë ai “plaçkitje të djersës së mërgatës si dhe zhvatje të buxhetit të shtetit përmes nëntokës në Kosovës dhe sekserëve të tyre në diasporë”.

Ne nuk jemi nga ata që pretendon ai dhe as që kemi imagjinuar të ketë njerëz të tillë në mesin e mërgatës. Raportet tona me Ministrinë e Diasporës dhe atë të Arsimit janë transparente dhe të pastërta si loti, të cilat janë zhvilluar për dritë diellit siq thot populli, andaj jemi shumë mirnjohës për kontributin e tyre të deritanishëm. Nëse artikullshkruesi ka ndonjë dëshmi që dokumenton atë çfarë shkruan, është i lirë që të paraqet ato pranë organeve të hetuesisë në Kosovë për ndriqimin e së vërtetës. Megjithatë nënvizojmë se artikulli i z. Florim Zeqa është i pa bazë me plot shpifje tendencioze të cilat e largojnë të njëtin përherë e më shumë nga aktivitetet e pjesës më të shëndoshë të komunitetit shqiptar në Itali, meqë ai cilësohet si element dezinformues, nxitës, shpifës dhe provokues.

Mërgata shqiptare në Treviso dhe më gjerë fton redaksinë e gazetës Kosova Sot (ku është publikuar fillimisht shkrimi tendencioz dhe përulës në dëm të mërgatës sonë) të jenë më syçelë dhe të kujdesen për vërtetësinë e artikullit dhe seriozitetin e autorit në fjalë ! Të njëjten thirrje e përcjellim
edhe tek redaksitë e gazetave dhe portaleve tjera në mënyrë që të mos lejohen shpifje ndaj njerëzve më fisnik dhe të devotshëm të diasporës sonë.

Në të kundërten jemi të detyruar të ndërmarrim masa ligjore sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës. Njëherit ftojmë Ministrinë e Diasporës dhe
Ministrinë e Arsimit të japin kontributin e tyre në sqarimin e bashkëpunimit transparent me mërgatën tonë dhe kështu të na ndihmojnë që sa më parë të fshijmë mjegullën, që mundohet të përhapë i vetëquajturi opinionist Florim Zeqa, në mesin e mërgimtarëve të ndershëm.

1. Shkolla Shqipe e mësimit plotësues “Shën Nëna Terezë “në Quinto di Treviso;
2. Kryesia e Këshillit të prindërve dhe të gjithë prindërit e Shkollës Shqipe në Quinto di Treviso;
3. Shoqata Kulturore “Bashkimi Kombëtar” në Bassano del Grappa;
4. Shkolla Shqipe e mësimit plotësues në Bassano del Grappa;
5. Shoqata kulturore “Dardania” Montebelluno;
6. Shkolla Shqipe e mësimit plotësues në Montebelluno;
7. Shoqata kulturore “Ardhmëria”Arzignano – Vicenza;
8. Shoqata e Juristëve në Regjonin e Venetos;
9. Shoqata kulturore “Zëri i Atdheut” në Montebelluno;
10. Lidhja e Mësuesve Shqiptarë të Italisë;
11. Rrjeti i bisneseve shqiptare në Veneto;
12. Shoqata Kulturore “Iliria” Treviso;
13. Grupi Artistik i Valleve “Iliria Veneto”;
14. Shoqata Kulturore “Kosova” në Portogruaro.
15. Të gjithë afaristët të cilët kan dhënë kontribut dhe kan përkrahur e finansuar shkollat shqipe si
dhe projektin e monumentit të shtatores së Shën Nënës Terezë.
16. “Unikombi” në Treviso.
17. Veprimtarët e çështjes kombëtare në Veneto.