PËR NJË DITËLINDJE MIKU

0
449
Faslli Haliti - Fatmir Terziu

FATMIR TERZIU

SHKURT
PËR NJË DITËLINDJE MIKU

(Poetit Faslli Haliti)

Vegimi

Poetët janë të pavdekshëm,
Por ca gjërave s’u vihet karar,
Jo çdo gjë në këtë jetë,
Është diçka pa zarar.

Frymëzimet, vargjet, poezitë,
Befas mbështillen me turbulencë,
Dhe ashtu ndodh që një ditë,
Të akuzoheshe për ‘jo-vigjilencë’.

Ja dhe pena në hall ka rënë,
Ishte guximtare, tani po ndryshket…
Dielli nga rrëkerat është ngrënë,
Dhe një zë gati po fiket?

Por jo nuk është ashtu,
Nuk ndodhi që të shuhej,
Ishte thjesht një vegim,
Që rizgjoi penën e ngjyer.

Ngjy-ri-mi

Çdo vit ka një zë plot ngjyrim,
Peneli është patjetër për ngjyrim,
Dhe gjuhën e gatoi në ngjyrim,
Se kishte dhe ka idetë me ngjyrim,
Ndaj e vuri në jetë tërë atë ngjyrim,
Arave me grurë nën ngjyrim,
Ngjy-ri-mi iu bë mësim!

Rrezja

Ishte fjala tek “Dielli dhe rrëkerat
Se ai i ngatërroi me të ato ‘iderat’
Që ia bën jetën më pas fatale,
Duke e dënuar të punojë në Komunale.

Por pena e tij nuk u ndal fare,
Shkroi gjithnjë dhe renditi vargjet
U nderua me çmime kombëtare,
Poeti me ndëkombëtarët i kaloi pragjet.

Melodia

Ç’melodizë e lehtë më qashtet!
Në shpirtin tim një violinë,
Më zbret ngadalë nga malet,
Një këngë të vjetër për rininë.

Nga truri zbres bokset,
në këtë koncert për violinë,
Era përkëdhel gjokset,
Buzët luajnë melodinë.