DUHET TË SUNDOJË LIGJI TEK NE, PO SI?

0
411
Arben Çokaj - pikturë

Arben Çokaj

Hobbes që i referohen të gjitha demokracitë Perëndimore tregon se duhet një autoritet të sundojë disi, ose mbreti, ose “Enveri”. Dikush duhet me ia ba ligjin shoqërisë, ndryshe shkon në anarki shoqëria, si tek ne, ku pastaj mbisundon e drejta natyrale e vetëgjyqësia.

Ekuilibrin mes këtyre nuk është e lehtë me e gjetë, prandaj demokracitë liberale e kanë shtetin deri diku funksional, por edhe fetë monoteiste i lanë të lira, që edhe ato me e pasë ndikimin e tyre në shoqëri, se dikë e shumë kënd i tremb edhe Zoti, kur nuk kanë arsye!

Në Amerikë psh. shkalla e lirisë është më e madhe se në Evropë, ku kontrolli është më i madh. Por në Amerikë disa ligje janë shumë më të rrepta se në Evropë, e prapë nga shkalla e lirisë ndodhin atje krime ma shumë se në Evropë, e sa për Enverin as bëhet fjalë… krimet bien shumë në diktaturë, se shteti të sakaton. Enveri psh. “duke vra shqiptarë”, e mori Shqipërinë me 800 mijë banorë dhe e bëri me 3,3 milion…

Sot nga anarkia po ikin të gjithë… dhe do shkojmë në 800 mijë banorë në Shqipëri prapë, nëse ecet kështu e nuk i thirrim mendjes si shoqëri…

Këto janë gjëra që ndodhin e ne duhet t’i shohim si efekt shoqëror, të lejojmë anarkinë, të drejtën natyrore e vetëgjyqësinë, apo të forcojmë shtetin?! E nëse e forcojmë shtetin, sa e si?! E kjo pa emocione, por me vlerësime profesionale…

Ka shtete si Izraeli psh. ku në një territor jo edhe aq produktiv prej 20-22 mijë km. katrore, jetojnë rreth 8,3 milion banorë. Ne në Shqipëri e Kosovë nuk po mund ta sigurojmë jetën për 4-5 milion banorë, edhe pse bashkë kemi gati 40 mijë km. katrore territor edhe ma të mirë se Izraeli. Pse?!