Dejan Luçiq shokon Serbinë. Ai në një TV serb (TV Srpski Kolektiv) në emisionin “Udarna Igla” ka thënë se “Aleksander Vuçiq i mbështetur nga narko-mafia serbe është shqiptar, Ivica Daçiq, se është kroat katolik i Kosovës (Janjevës), Ceda Jovancovic-cigan, kurse Vuk Drashkovic-narkoman…” – trasnmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Shkrimtari dhe analisti i njohur serb Dejan Luçiq për mediat serbe ka deshmuar se “Hashim Thaçi për të shpëtuar kokën e vetë, ju është kthyer Rusisë… (“EKSKLUZIVNO – Dejan Lučić: Šta je Putin rekao Tačiju i zašto Tači trazi pomoć Rusije!?”)
Sipas tij “kjo u pa nga takimi i fundit me presidentit rus. Putin, përkunder asaj se Thaçi po kërkon ndihmë nga Rusia, ka kërkuar nga presidentit i Kosovës coptimin e Kosovës, me këtë rast do të bie poshtë edhe verdikti i Gjykatës ndërkombëtare, e cila siguroi para 10 vitesh integritetin territorial të të ashtuqujturit “shtet i Kosovës”.
Me korrigjimin e kufijve Kosova do të vazhdojë të funskiononte sipas rezolutës së KS të OKB-së 1244 dhe viteve të ardhshme të shdërrohet gradualisht si pjesë autonome e Serbisë, kanë shkruar mediat serbe.
Dejan Luçiq nuk ndalet, ai ka shokuar mbarë Serbinë duke zbuluar Fahri Musliun, se ky shqiptar, i cili si “gazetar” i RTK-së ka punuar për Sigurimin (UDB) është babai i vërtetë i Aleksandër Vuçiqit!. (“Dejan Luçiq sokirao Srbiju: Fahri Musliju, je pravi otac Aleksandra Vucica!“) Sikur të ishe e kundërta, pse Vuçiq nuk e bën ADN-në për t’iu mbyllur gojërat dhe për të kundërshtuar publikisht me fakte se nuk është biri i Musliut?!
Gazetari shqiptar: Aleksandar Vuçiq shpesh më flet shqip
MË: 5 SHKURT 2019, NË BOTASOT.INFO
Idro Seferi
Gaztetari shqiptar i akredituar në Serbi, Idro Seferi, ka zbuluar disa detaje në komunikimin mes tij dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë konferencave për media.
“Shumë shpesh presidenti Vuçiq në konferenca krijon interaksion me gazetarë dhe sidomos kur flet për Kosovën e ka qejf të përdorë fjalë shqip dhe më pyet se a është mirë dhe unë ia kthej që “po”“, ka treguar Seferi në Info Magazine.
“Vuçiq po ashtu Ferizajt nuk i thotë në serbisht Uroshevac, por në shqip duke tentuar të tregojë se e njeh situatën”, rrëfen korrespodenti i TCH, i akredtuar në Beograd.
Ndërkaq, Seferi ka treguar edhe për një pyetje që ia ka bërë ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq, për Kosovën.
“E kam pyetur se kur do të ndërpresë së lobuari kundër pavarësisë së Kosovës dhe ai më tha se kur të ndalojë Shqipëria së lobuari pro pavarësinë e Kosovës”, tregoi ai.