KOKA SI BUQ *)

0
803

Kështu filloi feja monoteiste.

Arben Çokaj

Kur u krijua feja nga Moisiu në emër të Zotit të madh e të padukshëm, që i ka të gjitha në dorë, paganët që nuk besonin i mbysnin kështu me gurë.

Hapnin një gropë, e fusnin tjetrin brenda, e pastaj ia godisnin kokën me gurë si buq, në pafuqinë e viktimēs për të mbrojtur kokën e vet. Kështu filloi feja të imponojë trauma e neuroza nga frika e vdekjes nga goditjet me gurë, dhe u shënuan edhe besimtarët e parë të fesë monoteiste.

Pas judaizmit, erdhi krishtërimi disi më i paqtë, dhe më pas islami disi më agresiv… vrasja me gurë vazhdoi për kohë të gjatë në vendet islame dhe ka raste në ndonjë zonë të izoluar, gratë që cënojnë nderin e burrit, i vrasin ende po kështu.

Por le të kthehemi te feja… Kur feja moniteiste e krijuar nga skllevërit hebrej, e ka zanafillën kështu, e prej saj rrjedhën edhe krishtërimi e islami, habitem me besimtarët e devotshëm, a e pyesin ata veten ndonjëherë: “Pse qenka dashur që të mbyten me gurë disa paganë dikur, që të detyrohen të besojnë te Zoti i Madh e i Lavdishëm, që i ka të gjitha në dorë?!”

Duke e parë këtë realitet kaq të ashpër e vrastar, njerëzit filluan gradualisht e besuan, pasi menduan se atje lart qenka një Zot i madh e i fuqishëm, që megjithë se i ka të gjitha në dorë, u ka dhanë disave të drejtë në tokë, që po nuk besove në të, ata po të kapën, ta çajnë kokën me gurë… Prandaj secili e ndau mendjen: “më mirë me disa gunga fetare në kokë, se me rrashtën e çarë e me vdekë për gazep!” E kjo konsiderohet edhe si trauma psikike, që shkakton neurozat fetare te njerëzit.

Por nuk ka logjikë këtu, ka besim… prandaj prapë besimtarët e devotshëm, pavarësisht se çfarë bën feja e tyre, ata në kapitullimin e tyre të përjetshëm para saj, do vazhdojnē të trembur gjithë jetën të bërtasin: “All’ahu Akbar”, ose “Ardhtë mbretëria jote Jezu Krisht”…

Tani feja ka ardhur duke u bërë më e pranueshme, sidomos ajo e krishterë, por kjo është pak a shumë edhe simbolika e origjinës së saj “koka si buq”.

*) Shënim: buq, një gur që e vendos diku dhe e godet me gurë të tjerë për ta rrëzuar… është një lojë e lashtë shqiptare, për me e gjuajtë buqin/gurin shenjë me gurë, për ta rrëzuar atë…