Klajd Kapinova
“SHBA do ta vendosë ambasadën e saj në Jeruzalem. Kjo është ajo që na kërkon populli amerikan dhe është veprimi i drejtë që duhet bërë. Ne do t’jua themi ndershmërisht: kur ne japim kontribute zemëgjera për Kombet e Bashkuara, ne kemi gjithashtu shpresën legjitime se dëshira jonë e mirë do të njihet dhe do të respektohet.” – Nikki Haley, ish Ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara
“Vendimi i Presidentit Trump, është një hap i rëndësishëm përpara drejt paqes, sepse nuk mund të ketë paqe përfshirë Jeruzalemin si kryeqyteti i shtetit të Izraelit.” – Benjamin Netanyahu
Në Konferencën e mbajtur në OKB në New York në fillim të muajit shkurt 2018, me temë: “Një çështje e njerëzimit: Shpëtimi i Hebrejve në Shqipëri gjatë holokaustit” e organizuar nga Departamenti i Komunikimit Global të OKB-së, në bashkëpunim me misionin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe Kongresin Hebraik Botëror ambasadorja antiamerikane e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, lexoi se “Shqiptarët i dërguan botës një mesazh ndriçues dhe të fuqishëm përmes historisë së mikpritjes, sakrificës dhe harmonisë fetare, një mesazh që nevojitet shumë në botën e sotme.
Jam krenare sot, që nderoj trashëgiminë e popullit shqiptar dhe që jam pjesë e një kombi, i cili qëndroi në anën e drejtë të historisë, në kohën e duhur dhe mori vendimin e drejtë. Nuk duhet harruar kurrë thelbi moral i besës, që është kultivimi i tolerancës dhe respektit ndaj çdo qënieje njerëzore, pavarësisht nga origjina apo feja e tyre.”
Presidenti republikan Donald J. Trump tha dhe e bëri realitet rikthimin e Ambasadën së SHBA në Jeruzalem dhe se “demokratët” globalistë socialist amerikanë e kundërshtuan me forcë.
Shqiptarët me vesin e keq të shumë fytyrave (një zakon i lënë trashëgim qysh nga koha e pushtuesve barbar islam osmanë), mburrën se e kanë mik SHBA dhe votuan kundër saj më 3 Prill 2017 dhe 2 herë në vitin 2018, për hir të vëllazërisë islame me palestinezët terroristë të Hamasit.
Dhe për ketë akt të turpshëm vajza e Kadaresë ka marrë edhe përgëzimin e palestinëzëve të Hamasit. Kështu Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas e ka cilësuar “fitore për Palestinën”, votën e Shqipërisë socialiste kundër SHBA (dhe Izraelit) në OKB.
Votimi në OKB dhe qëndrimi i Shqipërisë pro rezolutës që kundërshton SHBA është turpi i radhës i administratës së Ramës, ashtu sikurse ka bërë dikur babai i tij shpirtëror diktatorit Enver Hoxha.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime për një rezolutë që kundërshton njohjen e SHBA nga Jeruzalemi si kryeqytet të Izraelit.
Mes vendeve muslimane, që votuan kundër SHBA-së dhe pro rezolutës së OKB është edhe shteti i “besës”, Shqipëria, që rrah gjoksin 24/7 ditë në javë apo 365 ditë të vitit se është “mik” i SHBA-së.
Ky nuk është thjesht një qëndrim i gabuar, por një dëmtim shumë i rëndë me vetëdashje të interesave tona strategjike.
Rezoluta e OKB, për fat të keq nuk ka patur një diskutim paraprak në opinionin publik në Shqipëri e për pasojë qytetarët shqiptarë nuk e kanë shumë të qartë dëmin politik, që i është shkaktuar kombit shqiptar.
Ish Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley, në ato momente historike përsëriti vendosmërinë e SHBA për të zhvendosur ambasadën e vendit të saj në Jeruzalem. Bibla e permed Jeruzalemin 95 herë si kryeqytetin e lashtë mbi 3000 vjeçar.
Në fjalimin që mbajti në seancë, Ambasadorja Haley theksoi se Shtetet e Bashkuara janë kontribuesja më e madhe e Kombeve të Bashkuara, shumë më e madhe se vendet e tjera dhe se kjo duhet të respektohet nga të tjerët.
Ajo me vendosmërinë e shtetit që përfaqson ritheksoi se Amerika do ta vendosë ambasadën e saj në Jeruzalem. “Kjo është ajo që na kërkon populli amerikan dhe është veprimi i drejtë që duhet bërë.”
Zonja Haley, paralajmëroi më parë përfaqësuesit e vendeve të tjera në Kombet e Bashkuara, mes tyre edhe Shqipërinë, se do të mbajë shënim emrat, kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të votojë për rezolutën që refuzon njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
Gjithashtu zonja Haley tha se Presidenti Trump i ka kërkuar që ajo t’i dorëzojë një raport mbi vendet (sikurse Shqipëria) të cilat votojnë kundër Shteteve të Bashkuara.
Presidenti Trump njoftoi se Uashingtoni do ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe do të fillojë përgatitjet për të ndërtuar atje një ambasadë të re me vlerë $400.000 (nga $1.000.000 që ishte parashikuar më parë). Vendimi shënon një ndryshim pozitiv (e kundërta me politikën anti Izraelite të ish presidentit të majtë globalist Barok Hysen Obamës), në politikën e jashtme të Washington-it për mikun dhe aleatin e vjetër, Izraelin.
Dhe cfarë fitoi Shqiperia e palestinezëve të Hamasit dhe Erdoganit!? Asgjë! Amerika mbetet Amerikë.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi apo mbështetja e republikanëve në Kongres mbi Vendimin e Presidentit Donald J. Trump për kryeqytetin e lashtë të Jeruzalemit (30/12/2017).
Një grup ligjvënësish konservativ republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, i kanë paraqitur Kongresit amerikan një rezolutë, ku shprehet pakënaqësia me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi njohjen nga SHBA të Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit, rezolutë e cila u mbështet për fat të keq edhe nga Shqipëria.
Ligjvënësit amerikanë kanë shprehur mbështetjen për vendimin e Presidentit amerikan për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjen atje të Ambasadës Amerikane, duke kujtuar se që në vitin 1995, Kongresi ka miratuar me shumicë dërrmuese aktin e zhvendosjes së ambasadës amerikane në Izrael, jo më vonë se 31 maji 1999.
Në projekt rezolute, nënvizohet se Dhoma e Përfaqësuesve mbështet fuqishëm vendimin e Presidentit Donald Trump dhe i kërkon atij të udhëzoj Sekretarin e Shtetit t’i paraqesë Kongresit një raport mbi statusin e asistencës që SHBA u ofron vendeve që votuan në favor të rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Shqipëria humbi $105.000.000 me votën e saj kundër SHBA-së dhe fitoi brekët e grisura nga palëstinezët e Hamasit.
Më 6 dhjetor 2017, Presidenti amerikan Donald Trump firmosi vendimin që e njihte Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit dhe udhëzoi menjëherë Departamentin e Shtetit të përgatisë zhvendosjen e Ambasadës nga Tel Avivi në Jeruzalem.
Ligjvënësit amerikanë, nënvizojnë në projekt-rezolutë se SHBA është një shtet sovran dhe ka të drejtë të vendosë vetë se ku do t’i vendosë ambasadat e saj.
Shtetet e Bashkuara përdorën fuqinë e vetos për ta bllokuar miratimin e rezolutës. God Bless USA! God BLESS President Donald J. TRUMP!
Është e natyrshme dhe e drejtë që Izraeli ta shikoj tërë Jeruzalemin si kryeqytetin e tij të lashtë dhe të përjetshëm, ndërsa palestinezët e ardhur nga vendet arabe duan Jerusalemin Lindor si kryeqytet të një shteti të ardhshëm. Endacakët e ardhur palestinezë mbajnë shpresa të kota, sepse populli ynë thotë: “Prit gomar sa të mbij bar”.
Shtetet e majta socialiste globaliste brenda Asamblesë së Përgjithshme e OKB-së midis të cilës edhe Shqipëria e komunistit anti amerikan Rama, kanë miratuar një resolute (pa forcë vepruese), që i bën thirrje ShBA-së të tërhiqet nga vendimi i saj për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
Ish Ambasadorja jonë në OKB, Nikki Haley ritheksoi para gazetarëve, se çfarëdo vendimi që marrin Kombet e Bashkuara nuk do të ndikojnë në bindjen e Washington-it për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
Shqipëria komuniste e diktatorit Enver Hoxha (1944-1990) dhe sot pasardhësit e tij “demokratik” ish kryeministri me shumë fytyra Sali Berisha (njohu zyrtarisht palestinezët si shtet i pavarur në vitin 2008) dhe Edvin Rama (1990-2019), dhe qysh nga viti 1949-2018, kanë votuar përmes diplomatëve të tyre në mënyrë sistematikisht gjithnjë kundër Israelit në OKB.
Më 19 prill të vitit 1949 Shqipëria njeh si shtet të pavarur Izraelin (1948), ku qysh nga ajo kohë politika e liderit komunist Enver Hoxha, ka qenë anti izraelite ndaj shtetit hebre, duke qenë më afër vendeve të tjera radikale islame të Lindjes së Mesme dhe të pellgut arabik, të cilat i quante vëllezër për hir të islamit. Ai ka refuzuar gjithnjë disa tentativa diplomatike të Izraelit drejt përmirësimit dhe vendosjes së marrëdhënieve.
Enveri dhe partia e tij komuniste për shumë dekada e quante Izraelin si “kobure” në duart e amerikanëve kundër miqve të tij islam arabë e turq.
Në librin me përralla “Shënime për Lindjen e Mesme”, Dulla i Gjirokastrës shan dhe mallkon Izraelin dhe SHBA, ndërsa lavdëron dhe ngre në qiell vendet radikale sheriatiste islamike, si: Turqinë, Jemenin, Libinë e Kadafit, Irakun e Sadamit, Iranin e hoxhallarëve radikal islamik, Jordaninë, Palestinen e organizatave terroriste Hamasit dhe Fatahut, Egjyptin e Hosni Mubarakut etj.
… Por Izraeli ia shpërblen me të mirë Shqipërisë me shumicë muslimane edhe pse ajo voton kundër saj shumë herë. Më, 19 gusht 1991, Izraeli dhe Shqipëria firmosën një Memorandum Mirëkuptim për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Në korrik 2008, u vendos që të hiqen vizat për qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Izraelin.
Eshtë e vërtetë se shqiptarët, gjatë kohës së vështirë plot rreziqe të Luftës II Botërore kanë shpëtuar nga vdekja me qindra ebrej dhe për këtë veprim human të rrezikshëm të kohës për jetën e tyre, qeveritë israelite dhe populli i saj martir u është mirënjohës përherë dhe e permendin me krenari këtë gjest fisnik të shqiptarëve.
Shqipëria dhe hebrenjtë autoktonë në trojet e tyre, kanë një histori të lavdishme gjatë Luftës së Dytë Botërore, me strehimin dhe shpëtimin të jo vetëm atyre që jetonin në Shqipëri, rreth 200 hebrenj, por edhe 2000 të tjerë, që erdhën nga vende të tjera.
Mbas vitit 1990 pjesa me e madhe e ebrejve, kërkuan qeverisë “demokratike” gjoja poskomuniste shqiptare që të largohen nga “lumturia” e vendit të shqiponjave, për një jetë më të mirë në vendin e tyre të origjinës.
Gjatë kohës së komunizmit ebrejt në Shqipëri gjatë viteve 1944-1990 kanë vuajtur dhe disa prej tyre kanë përfunduar në burgje apo janë pushkatuar pa gjyq…
Ju kujtojmë se babai i Besiana Kadaresë e di shumë mirë këtë fakt dhe se e bija në Selinë e OKB-së nuk tha asnjë fjalë për rregjimin komunist të babait të saj… Shqipëria në OKB përmes vajzës së shkrimtarit të “famshëm” Kadarese ka votuar 2 herë gjatë vitit 2018 kundër SHBA (dhe direkt kundër Israelit) vetem pse president i SHBA është nacionalisti i djathtë atdhetar republikani Donald J. Trump, që e do popullin dhe interesat e vendit të tij më shumë se shqiptarët Shqipërinë. Kjo është e vërteta.
Për hir të interesave kombëtare shqiptare, unë mendoj se z. Kadare, duhet ta këshilloj vajzën e vet, që të jap dorëheqjen si ambasadore e Shqipërisë në OKB.
Në qytetin e lashtë të Shkodrës, në stadiumin Loro Borici, para ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, tre shqiptarë muslimanë radikal u arrestuan nga Sherbimi Sekret Shqiptar, sepse kishin planifikuar të hidhin në ere makinën e ekipit të kombëtares së futbollit të Israelit.
Dhe Zoti na ndeshkoi. Albania, u mund 3-0 në futboll nga ekipi i Israelit, në ndeshjen ndërkombëtare të zhvilluar në stadiumin olimpik të Elbasanit. A është kjo rastësi!
Izraeli dhe Shqipëria socialiste sot
Marrëdhiet diplomatike mdisi Izraelit e Shqipërisë vendosën në vitin 1992. Dhe 21 vjet pas saj, Izraeli vendosi të hapë ambasadën e parë në Tiranë, duke zgjedhur të përfaqesohet nga zevendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman.
Në ceremoninë e përurimit, e zhvilluar në masa të larta sigurie, ajo që ra në sy me shumë sesa prania e politikanëve më të rëndsishëm, ishte prania e përfaqesuesve të klerit mysliman.
Një fakt kjo është vënë në dukje me krenari nga numri dy i qeverise izraelite Avigdor Lieberman, i cili kujton se për Izraelin, hapja e një misioni të ri diplomatik është gjithmonë një arsye për të festuar.
Kjo është veçanërisht e vërtetë, kur një mision i tillë hapet në një vend si Shqipëria, e cila është një vend anetar i NATO-s dhe ka një popullsi me shumicë myslimane.
Ai kujton: “Kur isha student ne ish-Bashkimin Sovjetik, nese dikush do te me thoshte se një ditë unë do të hapja Ambasadën e Izraelit në Tiranë, si ministër i Punëve të Jashtme të Izraelit. Unë, natyrisht do t’i thosha që je i çmendur. Kjo ishte diçka e pabesueshme. Po kjo tregon sesa shumë ndryshon bota moderne, sesa dinamike është situata, sesa dinamike jane marredheniet. Ne, duhet ta ndjekim këtë dinamike dhe ne duhet të kontribuojme për të përmirësuar marrëdhëniet tona, për të përmiresuar kushtet për njerëzit dhe vendet tona. Edhe një herë falëminderit zoti kryeministër! Falëminderit të gjithëve për përpjekjet tuaja dhe për miqësinë tuaj.”
E vërteta mbi Jeruzalemin
Avokati, juristi, akademik dhe komentatori politik i shquar amerikan Alan Dershoëitz në gazetën Jerusalem Post, që botohet edhe në New York, ndër të tjera nënvizon, se: “Ai që e bëri paqen më të vështirë qe Barack Hysen Obama, me rezolutën e Kombeve të Bashkuara e një viti më parë që kriminalizonte praninë e Izraelit në zonat historike hebraike të qytetit. Trump ka rivendosur ekuilibrin e duhur.
Kur qeveria jordaneze pushtoi vendet historike hebraike, u shkatërruar të gjithë shenjat e hebraizmit si sinagoga, shkolla dhe varreza, me pllakat shekullore hebraike të përdorura për të veshur urinoret.
Para 4 qershorit 1967 hebrenjve u ishte ndaluar që të luteshin në Murin Perëndimor. U pengohej edhe që të frekuentonin kampusin e Universitetit të Jeruzalmit në Malin Scopus, i themeluar në 1925 dhe i mbështetur nga Albert Ajnshtajni.
Hebrenjtë nuk mund të kuroheshin në Spitalin Hadassah, gjithmonë në Malin Scopus, që kishte kuruar si hebrenj, ashtu edhe arabë, qysh nga viti 1918. Hebrenjtë nuk mund të jetonin në lagjen hebraike të Jeruzalemit, ku paraardhësit e tyre kishin ndërtuar shtëpi e sinagoga prej mijëra vjetësh.
Keto ndalime në stilin judenrein u dekretuan nga Jordania, e cila i kishte kapur nëpërmjet forcës ushtarake ato zona hebraike gjatë luftës për pavarësi të Izraelit në 1948, dhe kishte pushtuar ilegalisht të gjithë Cisjordaninë që Kombet e Bashkuara ia kishin destinuar një shteti arab… Midis 1948 e 1967 Kombet e Bashkuara nuk miratuan një rezulotë të vetme që të dënonte pushtimin jordanez dhe shkatërrimin kulturor.
Kur Izraeli i mori këto zona, gjatë një lufte mbrojtëse që Jordania e kishte nisur duke bombarduar shtëpitë civile të Jeruzalemit Perëndimor dhe kur Izraeli i hapi ato zona si vende në të cilat hebrenjtë mund të luteshin studionin, të kuroheshin dhe të banonin… Disa kanë theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të duhej ta njihnin Jeruzalemin pasi kjo do të nxiste dhunën e terroristëve arabë. Por asnjë vendim nuk duhet të influencohet nga kërcënimi i dhunës. Terroristët nuk duhet të kenë pushtetin e vetos ndaj politikës amerikane. Sikur Shtetet e Bashkuara t’i cedonin shantazhit të dhunës, do të nxisnin të tjerë që të kërcënonin me dhunë në kundërpërgjigje të çdo plani paqeje…”
I nderuari Klajd,
Nje artikull shumë i mire.
Qe po e plotesoj me nje mendimi tim si vijon:
U tradhetua Shqiperia dhe Kosova, e jo AMERIKA
Lidhur me voten e poshter te qeverise Shqiptare ne OJQ-ne e quajtur OKB mendimi im eshte si vijon:
Se pari te e rikujtojme qka ka bere AMERIKA per SHQIPTAR. Ne kohen kur AMERIKA apo SHBA u rrit si fuqi boterore politiko-ushtarake ne vitin 1920, e shpetoi Shqiperine nga ç’berja e saj, duke iu kundervu komplet Europes Kurrvike te asaj kohe , e cila Europe Kurrvike, e mori vendimin qe SHQIPERIA te coptohet ndermjet Greqise, Jugosllavise dhe Italise. Kjo eshte fakt. Kryetari AMERIKAN Woodrow Wilson e shpetoi dhe e funkcionalizoi pavaresine e Shqiperise, sepse ishte veprim i DREJTE.
Deklarata e pavaresise e vitit 1912 do te ishte deklarate koti dhe e parealizuar kurr, dhe do te pesonte fatin e deklarates se Lidhjes se Prizrenit tw vitit 1878, dhe deklarates se Lidhejs se Pejes te vitit 1899, te cilat mbeten deklarata te parealizuara.
AMERIKA E BERI SHQIPERINE TE PAVARUR ME 1920.
Pastaj AMERIKA e çliroi Kosoven me 12 Qershor te vitit 1999, pas okupimit 500 vjeqar Otoman dhe okupimit 87 vjeqar Serb.
Kosova ishte pjese e deklarates se pavaresise te vitit 1878 ne Lidhjen e Prizrenit
Kosova ishte pjese e Deklarates se Pavaresise te vitit 1899 ne Deklaraten e Lidhjes se Pejes.
Kosova ishte pjese e E deklarates se Pavaresise te vitit 1912 pavaresise se Shqiperise
Kosova ishte pjese e deklarates se pavaresise te vitit 1943 ne deklaraten e Mukjes.
Kosova ishte pjese e e deklarates se pavaresise te vitit 1990 te Kosoves,
Kosova ishte pjese e e deklarates se pavaresise te vitit 2004 ne deklarate- deshiren per pavaresi,
Kosova e deklaraoi pavaresine te 17 Shkurtit te vitit 2008…. por Kosova e fitoi PAVARESINE ME 18 SHKURT te vitit 2008 , atëhere dhe ekskluzivisht vetem atëhere kur:
AMERIKA E PRANOI PAVARESINE E KOSOVES NGA MADHESHTORI GEORGE W. BUSH
Kjo u be nga AMERIKA sepse ishte vendim i drejte AMERIKAN.
Kjo ishte rikujtim se qka ka bere AMERIKA per SHQIPTAR.
Te analizojme se qka eshte OKB -ja.
OKB eshte nje OJQ nderkombetare e cila i ka aprovuar qe nga viti 1946 mbi 2450 Rezoluta te cilat rezoluta, asnjehere nuk e kane zgjidhe asnje problem te lidhura me keto rezoluta koti.
Ne OKB ekziston keshilli i sigurimit ne te cilin kane te drejte te vetos Rusia(dmth edhe Serbia), dhe Kina dmth prap Serbia.
Ne kete OJQ jane anetaresuar shtetet apo kombet qe kane perfaqesues te zgjedhur me voten e lire te qytetareve, por jane anetar edhe shume individ diktatorial qe nuk jane perfaqesues te kombeve te tyre, por me dhune e mbajne pushtetin. Shtetet qe perfaqesohen nga individet jane Koreja Veriore, Irani, Kuba, Kina, Zimbabve, Turkmenistani, Kazakistani, edhe dhjetera shtete tjera qe nuk kane liri politike per zgjedhje. Prandaj OKB duhet te quhet ORGANIZATA E KOMBEVE TE BASHKUARA DHE DISA INDIVIDEVE.
Te rikujtojme se qka votoi OKB-ja kunder AMERIKES te cilin votim e mbeshteti Qeveria e SHQIPERISE.
Izraeli e caktoi kryeqytet Jerusalemin ne vitin 1994, dhe AMERIKA e aprovoi vendimin e shtetit Izraelit ne vitin 2017. Ky vendim nuk i paragjykon vendimet e ardhshme, ne te cilat vendime edhe Palestina mund te e shpalle nje pjese te Jerusalemit si kryeqytet te Palestines. Sepse AMERIKA e mbeshtet krijimin e shtetit Palestinez, por krijimin e ketij shteti e pengojne kryesisht shtetet Arabe dhe Irani, me politikat e tyre anti -Palestineze dhe anti- Izraelite. Poashtu edhe Rusia eshte nje pengese e pavaresise se Palestines duke e perkrahe terroristin islamo-komunist Asad i cili eshte mohuesi i pavaresise dhe ekzistimit te shtetit Izraelit, siq ishte edhe babai i tij Hafez al Asad.
Shqiperia e kundershtoi AMERIKEN per hater te shtetit Palestinez, i cili shtet ekziston formalisht qe nga viti 1994, dhe gjithemone e kundershton LIRINE DHE PAVARESINE te KOSOVES, respektivisht e mbeshtet Serbine dhe gjenocidin e saj ndaj SHQIPTAREVE te viteve 1998 dhe 1999.
Perfundimi eshte se SHQIPERIA votoi kunder interesave te kombit SHQIPTAR, sepse Edi Rama (dhe disa politikan te Kosoves) nuk mund te e tradhetoje AMERIKEN por munden te e tradhetojne kombin SHQIPTAR, ndersa Ameriken mund te e tradhetojne vetem AMERIKANET.
AMERIKA DO TE JETE AMERIKE EDHE PA SHQIPTARË DHE PA KOSOVE, por pa AMERIKE nuk ka SHQIPERI DHE KOSOVE.
Komentet janë mbyllur.