Letër e hapur nga FAAI për kryeministrin Rama

0
405

KRYEMINISTRIT REPUBLIKES SHQIPERISE
Z.EDI RAMA
MINISTRIT SHTETIT PER DIASPOREN
Z.PANDELI MAJKO

Te nderuar zoterinj.
Federata Shoqatave Shqiptare Itali FAAI, ka ndjekur me vemendje situatat dhe problematikat, qe dalin per emigrantet. Federata FAAI ka nje aktivitet te gjere ne qender e jug te Italise. Ajo bashkepunon fuqishem dhe me shoqatat arbereshe te Italise. E gjitha kjo e rezultatet e arritura, e kane bere kete federate te njohur ne territorin qe ajo mbulon.

Ne takimet e ndryshme me ministrin kemi shtruar dhe kerkesat tona, per nje bashkepunim e zgjidhjen e problemeve te emigracionit. Shohim qe zgjidhet nje grup personash, besojme te afte profesionalisht, edukate, te forte, bindes, kembengules, gjuhe gjate. Ne nuk kuptojme se cilet kane qene kriteret e zgjedhjes se kandidaturave?

Federata ka paraqitur kerkesat, te cilat kane dale nga baza, ne shoqata.
Konsulli i nderit, i rendesishem per qarqet ne Itali, ku perfitojne shume emigrante, e kjo me shpenzimet tona. Bashkimi i pensioneve, te shtetasve shqiptarë e italianë.

Furnizimi me baze materiale e logjistike, per hapien e shkollave shqipe ne Itali.
Fonde per zhvillimin e aktiviteteve kulturore, artistike, sportive e mbi te gjitha te hapies se
shkollave te gjuhes shqipe, ku brezi i lindur e rritur ne emigrim, te mesojë te shkruajë e lexojë gjuhen e nenes.

Keto e te tjera kerkesa qe jane themelore e baze per emigrantet, deri me sot nuk kane marre pergjigje ose me mire te themi, kemi marre pergjigjen, nuk kemi fonde?

Askush nuk kerkon fonde per t’u zbavitur, kur deri me tani çdo fond e kemi nxjerre nga
familjet tona. Fonde private te cilat kane ngritur lart emrin tone si shqiptarë ne bote.

Por me keq-ardhje konstatojme qe e tere kjo pune vullnetare atdhedashese, keq-perdoret
nga politikat e ministrise se diaspores, politika qe shumë bashkatdhetare i quajne me te
drejte, perçarese. Fakti i zgjedhjes se kandidaturave te nje keshilli te diaspores, pa zgjedhje nga baza, por me emerime me njohje, nuk ka se si te mos ngjallë pakenaqesi tek emigrantet.

Jane Federatat FAAI e FNAI e LASHI, qe duam apo s’duam, jane krijuar sipas ligjeve te
shtetit Italian e respektohen nga institucionet territoriale e shteterore, aty ku ato shtrihen.
Keto jane shtyllat e emigracionit ne Itali. Kete e kane treguar me aktivitetet e ndryshme
qe ato bejne e te propaganduar edhe ne faqen e ministrit te diaspores.

Lind pyetja:
“Perse nuk u pyeten per keto zgjedhje?” Mos valle nuk i pergjigjen mentalitetit te vjeter?
Mos valle jane aq te paster e te sinqerte, ku te kene frike nga dalja e ndonje lajmi te keq?
Hija e dyshimit per veprime te tilla eshte dhe mbetet, aq me shume kur shohim organizimin e Samitit te Diaspores. I dyti por dhe me i perfoluri, duke pasur njohuritë e nevojshme nga i pari.

A nuk mund te kurseheshin 60 000 Eurot, per t’ua dhene si pagese mesuesve shqiptare ne
diaspore? Fondet nuk jane per emigrantet dhe i ftoni ata te marrin pjese me shpenzimet e tyre, qe mund te arrijne ne 800-Euro?

Jo zoterinj, Federata FAAI duke marre parasysh deluzionin total tek qeveria shqiptare
e ministria e diaspores, opinionet e ndryshme te shoqatave e emigranteve, ju ben
thirrje te hiqni dore nga praktika te tilla, keq-dashese e jo bashkuese, per nje bashkepunim sa me te mire me emigracionin, bashkepunim, i cili duhet t’i kete rrenjet e forta tek sinqeriteti, meritokracia, deshira e pasioni midis paleve.

Ambasada shqiptare ne Rome, duhet te jete me aktive e me e sinqerte ne dhenien e marrien e mendimeve e ndihmes per emigracionin. Nese kjo ambasade do te hedhe tej, interesat partiake, ne te cilat eshte perfshire, e kjo e shprehur dhe e dale nga ata, mendojme qe bashkepunimi midis diaspores e saj do te forcohet. Askush nuk duhet te imponohet, por te gjithe te respektojme njeri-tjetrin.

Keshilli i propozuar nga ambasada e aprovuar nga ministrite perkatese, per ne si Federate FAAI, eshte dhe mbetet i pa konceptueshem. Ju bejme thirrje ne, për nje nderhyrie sa me te shpejte, ne riparimin e situates se krijuar dhe vendosjen e nje zgjedhje te pranueshme nga te gjitha institucionet legale te diaspores.

Ne te njejten kohe keshilli i Federates FAAI,

V E N D O S I

NE SAMITIN E DYTE TE DIASPORES, PERSA KOHE NUK ZGJIDHET PROBLEMI
I ZGJEDHJES SE KANDIDATEVE TE KETIJ KESHILLI, FEDERATA FAAI ESHTE E
DETYRUAR TE MOS I DERGOJË PERFAQESUESIT E SAJ E TE MARRE MASA TE
METEJSHME, KU DO TE SHIKOJË EDHE BASHKEPUNIMIN ME INSTITUCIONET
E SHTETIT AME.

PRESIDENTI
FATMIR BEHLULI

ZV/PRESIDENTI
AGUR MUÇAJ

SEKRETARI
PETRIT SEITAJ