Heronjtë e “Greqisë” të ruajtur në folklorin shqiptar

0
1168

Vëmendja e arkeologjisë europiane kushtuar Apollonisë

NjëKomb.com, 1 shkurt 2019

Në këto kushte, Ali Farmaku i kërkon ndihmë vëllamit të tij Kollokotronit. Edhe ky, përmjet një shtegu të fshehtë, futet në fortesë për të luftuar bashkë me Ali Farmakun. Veli pasha, kur mori vesh që ndodhej brenda fortesës edhe Kollokotroni, i kërkon Ali Farmakut të Dorëzojë mikun dhe do ta falte. Ali Farmaku me shokët e tij arbëreshë nuk pranoi.

Sot do të sjellim në fokus disa këngë të Shqipërisë së jugut, ku flitet për trimërit dhe veprat e atyre trimave, që çliruan dhe më pasë krijuan atë shtet, që sot me të padrejtë mban emrin “Greqi”.

Kënga e parë sjellë miqësinë e ngushtë të dy kapedanëve Arvanitë, njëri mysliman dhe tjetri i krishterë. Për më tepër të dy këta trima luftonin për një kauzë të madhe. E cila ishte krijimi i një shteti të madh, ku të përfshinte edhe Greqinë e sotme edhe Shqipërinë. Të tillë ide e gjejmë të promovuar edhe në manifestet e Arvanitëve. Të cilët kërkoni një shtet të përbashkët dhe një “Arvaniti të madhe” siç e quanin ata. 1-3

Ali Farmaku, pasardhës i atyre arbëreshëve, që i gjejmë në More e vise të tjera greke, që prej shek. 13-14, ishte prej arbëreshëve të Lalës së Elidës, të islamizuar në shk. 17.

Musai ishte prej Arbëreshëve të Bardhunjës (Bardhinës së Lakonisë), të islamizuar.
Si gjithë të tjerët, edhe këta vazhduan të mbanin miqësitë me arbëreshët e krishterë dhe me “grekët” dhe luftuan kundër pushtuesve turq. Një nga format që përdorej për të mbajtur miqësitë brezpasbrezi ishte edhe riti i “vëllamërisë”. Ali Farmaku, vëllamë me kryengritësin e krishterë Kollokotronin, si kundërshtar i pushtimit ottoman, rrethohet në pranverën e vitit 1803 në fortesën e Manastiraqit prej forcave të Veliut, Veli Pashës.

Në ndihmë i shkon Musa beu i Bardhunjës. Qëndresa e Ali Farmakut dhe e Musait është e fortë. Mirëpo forcat dhe mjetet e armikut janë të shumta. Në këto kushte, Ali Farmaku i kërkon ndihmë vëllamit të tij, Kollokotronit. Edhe ky, përmjet një shtegu të fshehtë, futet në fortesë për të luftuar bashkë me Ali Farmakun.

Veli pasha, kur mori vesh që ndodhej brenda fortesës edhe Kollokotroni, i kërkon Ali Farmakut të Dorëzojë mikun dhe do ta falte. Ali Farmaku me shokët e tij arbëreshë nuk pranoi.

Pas 64 ditësh luftë, të rrethuarit shpëtuan nga rrethimi dhe u hodhën në Zakint. Ali Farmaku dhe Kollokotroni luftonin për një shtet Greko-Shqiptar demokratik. Ali Farmaku vdiq më 1812 po lufta e përbashkët e arbëreshëve dhe e të ashtëquajturve grekë kundër pushtuesit turk vazhdoi. 2-4

Ja çfarë na sjell studiuesi i mirënjohur arvanit Aristidh Kola për këta dy personazhe, ”…bindjet e ndryshme fetare nuk e ndalonin fare këtë kompaktësi të fares dhe gjithashtu e cilësonin si një çështje të dorës së dytë.”

Dhe vëllazëritë (Vllamët) artificiale nuk pengoheshin nga bindjet e ndryshme fetare.

Kolokotroni ishte “vllam” me një shqiptar mysliman, prijësin e famshëm të laliotëve (lalëve), Ali Farmakun, si dhe me një shqiptar të krishterë, Marko Boçarin. Kjo ishte bindja popullore, derisa erdhën shenjtorët, madhështitë, fanariotët dhe gjithë të patymosurit dhe e ndanë popullin në dhën e dhi, jo sipas gjakut dhe prejardhjes, por sipas kritereve fetare, në mënyrë që të gjithë njerëzit, që nuk kishin asnjë lidhje gjaku me grekët të quheshin “grekë” dhe ata, që përpara mijëra vjetaësh, gjysh pas gjyshi, gjendeshin këtu dhe mbronin këtë tokë, të shkëputur nga trupi i kombit grek”.

Natyrisht që edhe më shumë këngë gjejmë për një tjetër hero të revolucionit, të ashtëquajtur “grek”, Marko Boçarin nga Suli. Them të ashtëquajtur “grek”, sepse të gjithë heronjtë ishin arbëreshë dhe shqiptarë. Gjuhë të nënës kishin shqipen dhe e vetmja që i ndante ishte feja. E cila u mor më vonë si kriter për të krijuar kombin e ri artificial grek.

Lidhja e Besës në Akropul të Athinës, mes arbëreshëve me në krye Marko Boçarin: 3-2

Vetedija e kombit shqiptar por edhe ajo e arvanitëve ne Greqi është shumë e qartë lidhur me heronjtë e të ashtëgjuaturit “Revolucioni Grek”.

Duhet të përmendim këtu se një nga figurat që luajti një rol të rëndësishëm në zgjimin e ndjenjës për liri në Greqi dhe jo vetëm, ishte padyshim Ali Pash Tepelena, i cili ishte frymëzimi i shumë kapedanëve të revolucionit, dhe jo vetëm frymëzim, por edhe “Akademia”, ku ata u shkolluan dhe morën mësimet e duhura luftarake apo strategjike.

Të lësh pa përmendur rolin e Ali Pashës në parapregatitjen e kryengritjes popullore në Greqi, është e pakuptimtë nga ana historike. 4-1

Siç edhe vihet re në këngën e parë më sipër, përmendet edhe emri i një tjetër heroi të “Revolucionit”, Andruci ose Odise Androco. Babai i tij Jorgo ose siç e quan Aristidh Kola, Verushin Androco kishte qenë mik i Ali Pashës, i cili shquhej për trimëri ndryshe nga Aliu, i cili të parën kishte diplomacinë (dredhinë).

Në këngën që vijonë del në pahë emri i dy heronjëve të tjerë Griva dhe Karaiskaqi.

Për prejardhjen e Grivëve, Aristidh Kola shprehet se këta ishin pinjollë të familjes së madhe Bua. Të cilët më 1585 do të bënin një kryengritje në Akarnani dhe Epir dhe prirësi tyre do të ishte Teodor Bue Griva. I fundit i kësaj familje të madhe do të ishte Teodoraq Griva, i cili planifikoi një lëvizje kundër mbretit Othon, të cilën nuk e përfundoi dot me sukses, pasi vdiq para kohe.

Ndërsa emri tjetër është ai i Karaiskaqit një tjetër “djalë” i Ali pashës dhe “vëlla” i Androcos, siç i quan Aristidh Kola. 6-1

Një tjetër figurë shumë e rendësishme e të ashtëquajturit “Revolucion Grek” është Laskarin Bubulina. Bubulina lindi në ishullin Specias një ishull që edhe sot flet shqip. Kjo grua e hekurt arvanite, do të merrte vetë drejtimin e flotës, pas vdekjes së burrit dhe djalit të saj në luftë. Duke u bërë kështu shpirti dhe përfaqësimi më i denjë i gruas arvanite që, ashtu siç e ka zakoni shqiptar, nuk mungoi në luftë, duke luftuar krah burrave.

Kjo është një panorama e vogël e asaj pasurie shpirtërore, që është ruajtur nga populli shqiptar ndër shekuj.

– Materiali është marr nga: “EPIKA HISTORIKE”, Vëllimi parë. Tiranë,1983.
– ARISTIDH P. KOLA. “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”. Tiranë, 2002