TetovaNews, 1 shkurt 2019
Shkrim i publikuar në Facebook nga Ahmet Selmani
“Kur të arrijmë marrëveshje me operativët tanë poshtë në Kosmet, grumbullimin e fondeve nga ambasadat islamike në Beograd mund t’i çojmë poshtë, pjesa më e madhe e fondeve duhet të investohen për ndërtimin e xhamive. Vendet për ndërtimin e xhamive duhet t’i gjejmë në pjesët sa më të dukshme afër autostradave, shkollave, qendrave të qyteteve. Xhamitë në fshatrat e mëdha duhet të jenë të dyfishta ose të trefishta.
Krahas xhamive, kudo duhet të përhapen edhe shkollat islamike (medresetë), dhe në ato vende ku nuk ka interesim, duhet t’i bartin fëmijët dhe të rinjtë nga vendi ku islami ka rëndësi më të madhe sesa kombi, siç janë viset e Mitrovicës, Vushtrisë, Hanit të Elezit, Kaçanikut, Dragashit, Prizrenit.
Krahas operativëve shqiptarë, ndihmesë të madhe do të jepnin edhe njerëzit tanë nga Maqedonia, Bosnja dhe Sanxhaku, duke marrë parasysh edhe romët dhe ciganët, të cilët janë të gatshëm të punojnë për ne dhe të përfshihen në mënyrë aktive në islam.
Krerët e bashkësive islame të Serbisë, Maqedonisë, Kosmetit dhe Bosnjës janë nën kontrollin tonë dhe punojnë që të përfshijnë sa më shumë njerëz të cilët janë të njohur dhe me ndikim në mjediset shqiptare, nga sporti, muzika, media dhe politika.
Në disa parti të rëndësishme politike shqiptare tanimë kemi njerëz të cilët punojnë për ne dhe të cilët fuqishëm e mbështesin islamin, dhe që janë të lidhur me krerët që e përhapin islamin në viset ku islami dhe xhamitë nuk kanë ekzistuar kurrë.