Në Çikago, dimri me “dhëmbë”!

0
607

Tash e dy ditë në shtetin e Ilinoisit (Çikago), ka ardhur dimëri polar me temperaturë të lartë deri në – 30 gradë cilësues gjatë ditës dhe gjatë natës temperatura shkan përtej kësaj, thonë meteralogët në mjetet e informimi duke i prorositur qytetarët amerikanë që mos të lëvizin pa ndonjë nevojë në dimërin vertetë me “dhëmbë”!

Për shkak të ftohtit polar në Çikago të gjitha shkollat, universitetet dhe jeta publike dhe insitutcionet tjera ekonomike e të biznesit janë mbyllur për shkak të dimërit të ashpër me temperaturë të ulët dhe, sipas personelit shëndetësor kjo mund të sjellë dëme në shëndetin e qytetarëve, ndonëse nga të ftohtit kanë vdekur pesë veta, thuhet në shtypin e sotëm në Çikago.

Gjatë ditës nëpër rrugët kryesore të Çikagos që shkojnë në drejtim të shteteve tjera si në Wiskansin, Ohajo dhe Idiano dhe tutje në Amerikë, për shkak të ftohtit të madh shihen fare pak automjete në rrugë dhe dimëri më “dhëmbë” e ka marrë “pushtetin” në dorë në Çikago me rrethinë, thonë amerikanët.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


MOTI SKIZOFRENIKsqarim nga gazeta daneze “Politiken”.

Çikago nga blu është bërë një frigorifer i thellë me temperatura të ulëta deri në minus 30 gradë. Por në një javë mund të jetë 40 gradë më e ngrohtë. Duket e pabesueshme, por është realitet – dhe ndryshimi i klimës është pjesë e shpjegimit.

Shkurtimisht, temperaturat e nxehta në Polin e Veriut shqetësuan të ashtuquajturin “vorbull polare” – një zonë me presion të ulët, i cili normalisht qëndron si një vorbull e madhe e ftohtë dhe rrotullohet kundër akrepave të orës mbi Polin e Veriut. Ajo ka një motër në të gjithë Polin e Jugut që rrotullohet në anën tjetër në drejtim të kundërt.

Për shkak të temperaturave më të larta në polin e veriut, Vorbulla Polare është dobësuar, dhe në mënyrë paradoksale, kjo do të thotë se ai ftohet në jug. Jo ndryshe nga komploti disi i ekzagjeruar në filmin “Dita Pas Nesër”.

Ne (gazeta Politiken) e kemi shikuar më nga afër këtë fenomen, dhe këtu mund të bëheni më të mençur.