TE SKULPTORI I MREKULLUESHËM KOSOVAR NUE MARTINI PAMË MREKULLI TË MIRËFILLTA ARTISTIKE

0
734
Engjëll Koliqi - Nue Martini

NË VIZITË NË ATELENË E TIJ NË ITALI:

Sikurse gjatë verës, me veprimtarin e madh e të palodhshëm Pashk Ballabani, edhe gjatë këtij janari e vizituam skulptorin e mrekullueshëm kosovar Nue Martini, i cili po i mahnitë artdashësit italianë. Vizita e këtyre ditëve nuk ishte e rastësishme. Verës ai na kishte thënë se do e bëjë një skulpturë murale për muzeun e Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë, në vendlindjen e tij e tonën, në Stubëll, që e ka shumë afër shtëpisë së tij në vendlindje, pikërisht punimin NGA NJË ORË MËSIMORE E DOM MIKELIT.

Engjëll Koliqi, Lecco, janar 2019

Kur e vizituam skulptorin tonë të mirënjohur e të mrekullueshëm, gjatë verës së kaluar, bashkë me veprimtatin tonë të palodhshëm Pashk Ballabani, vetë artisti na kishte thënë se do e punojë një orë të Dom Mikelit, me nxënësit, në një dru arre dhe do e sjellë e t’ia dhurojë muzeut të Shkollës së Parë Shqipe në Stubëll. Prandaj vizita e këtyre ditëve nuk ishte e rastësishme, por shkuam të shohim se a ka filluar Artisti Nue të punojë atë që na kishte thënë verës.

Edhepse dimër – janar, dita kur shkuam atje, në krahinën malore Valsassina të Lecco-s, ishte një ditë shumë e bukur, me vezullima dielli. Në atelenë e tij, në Pasturo të Lecco-s, Nou na priti bashkë me vëllain e tij Marjanin. Ende pa hyrë brenda, Z. Pashku i tha: – Nue, kemi ardhur të shohim a e ke filluar dhe si e ke filluar veprën artistike që do ia dhurosh Muzeut tonë. Artisti, si gjithmonë buzagaz iu përgjigj: – Po o Baca Pashk, e kam filluar dhe mirë po shkon puna, ngadalë e mirë. Eni e do e shihni si e kam bërë vizatimin e Dom Mikelit, sipas fotove që ju mi keni siguruar dhe të nxënësve të tij e të klasës, besoj me përmasa të mira e të qëlluara të përspektivave artistike, sipas normave që kërkohen.

Kur hymë brenda, u kënaqëm duke e shikuar punën që po e bënte, në një dru arre të përmasave 140 X 90 cm, që ishte i vjetër mbi 300 vjet. Kënaqësi e madhe përshkoi shpirtërat tanë, prandaj u kënaqëm duke bërë foto rreth punimit artistik, që po përgatitej për Muzeun e Stubllës. Dom Mikel Mësues Tarabulluzi thuajse fliste me ne e na spiegonte edhe ne, krahas nxënësve të tij të dashur. Edhe fytyra e Artistit Nue Martini ishte shumë e ngazëllyeshme, sidomos kur ne shprehëm komplimentet tona për punimin shumë të bukur, të mrekullueshëm, të cilin tha do e sjellë vetë në Stubëll, me makinën e tij dhe do e vendosë në muret e klasës, ku Dom Mikeli mësonte nxënësit.