Intervistë me piktorin e madh, me famë kombëtare e ndërkombëtare z. Zeqirja REXHEPI

0
1067

Në foto: z. Zeqirja Rexhepi, bashkëshortja (në mes) znj. Bedrije Rexhepi dhe vajëza Tringa Rexhepi

(I njohur për veprën monumentale, pikturat murale në Kishën e shën Antonit në Binçë: „Martirët e Karadakut 1846 – 48“)

Zeqirja Rexhepi

Z. Zeqirja Rexhepi, piktor me famë kombëtare e ndërkomëtare, punimet e të cilit kanë mbetur dhe do jenë për gjenerata e gjenerata, më mirë të themi të përjetëshme me porositë e tyre. Zeqa siq e quajmë nga dashuria dhe shkurtë, përveq se mirrët me pikturë, ai është edhe një violinist i dalluar dhe këngëtar e valltar. Ka qenë gjithnjë aktiv në shoqëri kulturo-artistike në Gjilan, këtë e ka vazhduar gjetiu kudo ka qenë dhe vazhdon edhe sot në Kanada duke u prezantuar me këngë e valle, veçmas për festa tona kombëtare. Është inspirim dhe nxitës kulturorë e kombtarë i gjeneratave të reja. Këtë njeri të madh e njeh i madh e i vogël i Karadakut (Anamoravë) e në Kanada, njeri i pathyeshëm, i guximshëm, ambicioz, gjithnjë aktiv dhe i pashterrur.

Gjithmonë i gatshëm të jap më të mirën nga vetja dhe e tillë është e edukuar edhe mbarë familja e tij tanimë e madhe në Kanada e gjetiu. Është njeri plotë energji pozitive, gjithmonë i buzëqeshur dhe shakagji, kontriboutdhënës madhor i të mirës dhe prezantimit pozitiv të vlerave tona kombëtare veçmas në Kanada ku që nga paslufta e fundit e Kosovës jeton e vepron me përkushtim të madh dhe si gjithnjë në shërbim të atdheut dhe shqiptarisë. Shtrohet pyetja, a i jemi sadopak mirënjohës për gjitha të mirat që ka bërë e bënë për ne e shoqërinë tonë në veçanti, edhe pse Zeqa këtë nuk e pret?

Unë (mesiguri edhe shumëkush tjetër) jo rastësisht gjithnjë e them dhe potencoi: Zeqa meriton shumë, shumë më shumë se ti themi vetëm faleminderit… Kryetari i kosovës e i shqipërisë do të duhej ti ndajë mirënjohje apo falenderim për shembullin e mirë dhe punën që bënë në Kanadë, për afirmimin dhe prezantimin e vlerave tona kulturore në këtë shtet mik tonë.

A kemi atje ambasadë apo konzullatë?
Apo janë, por flejnë, kurse Zeqën dhe familjen e Tij me plotë të drejtë them: E kemi pikërishtë ambasadë që përfaqëson intereset e shtetit tonë Kosovës dhe Shqipërisë si dhe vlerat tona gjithëshqiptare, vlerat tona tradicionale, intelektuale, kulturore etj.

Jeta dhe biografia e shkurtër!

Zeqirja Rexhepi është i lindur vitin 1955., në fshatin Perlepnicë të Gjilanit, nga një familje atdhetare dhe me traditë kulturore veçmas asaj të artit figurativ dhe muzikës. Për ta dashur muzikën ishte shtytësi dhe inspiruesi kryesor i gjyshi i tij, kështu që deri në klasën e tetë ai edhe ka menduar ta regjistroj shkollën e mesme të muzikës në Prizren. Mirëpo, Zeqa kishte fatin që qysh në klasën e shtatë dhe të tetë të takoj arsimtarën e artit e cila vinte nga Mali i Zi, e cila definitivisht edhe zbuloi talentin e tij të jashtëzakonshëm për art figurativ, kështu që i udhëzuar nga ajo, si dhe me këmbënguljen e saj, ky djalosh i ri u përgadit për provimin pranues në shkollën e artit në Pejë, ku dhe fatmirësisht u pranua.

Siç e pranon edhe tani e pas sa viteve, qyteti Peja, për artistin ishte qyteti i dytë i dashur kuptohet pas qytetit të vendljindjes së tij Gjilani-t, meqë pikërisht nga Peja edhe fillon rrugëtimi, jeta dhe veprimtaria nga artisti e zotri Rexhepit. Ndërsa sa i përket muzikës, siç cekëm në fillim, kjo ishte traditë dhe trashëgimi familjiare, mirëpo aktivisht me muzikë filloi të mirret qysh nga viti i dytë i shkollës së mesme sa ishte në Pejë, pra që nga viti 1972., ku ishte anëtar aktiv i SH.K.A „Xhemajl Kada“ në Pejë. Kurse gjatë vitit 1975., ishte anëtar i Shoqërisë Kulturoro Artistike studentore, pra i SH.K.A „Ramiz Sadiku“ nën udhëheqjen artistike të kompozitorit të mirënjohur z. Musa Piperku-t dhe të koreografit të mirënjohur z. Xhemaji Berisha-s. Gjatë gjithë kësaj kohe me shoqëri të cekura prezantuan denjësisht Kosovën nëpër festivale e koncerte të ndryshme si në Jugusllavi po ashtu edhe jashtë kufijëve të saj, pra në vende të ndryshme perëndimore. Vlenë të cekët se Zeqa me punën e angazhimin e tij bëri që të jetë edhe Kryetar i SH. K. A „Kosovarja“ e më vonë Sh. K.A „Zija Shemsiu“.

Pranë, gjithë këtij angazhimi ai vijoi me sukses shkollën e Artit të cilën e përfundoi me sukses dhe u diplomua vitin 1979., drejtimi pikturë. Viitin 1980 „INTEGJI“ e dërgon për specializim në Zvicër të cilën e kryen me sukses. Edhe pse pas vitit 1981, shumë shoqëri kulturoro-arsimore shqiptare e aktivitete kanë qenë të cenzuruara nga ish pushteti jugusllav i asaj kohe, Zeqirja Rexhepi nuk iu ndal aktviteteve, kështu që nga viti 1984 deri 1988 ishte edhe kryetar i SH.K.A „Punëtori“ si dhe kryetar i Shoqatës të pikëtorëve në Gjilan për disa vite radhazi.

Për më tepër neve shfrytëzuam rastin dhe mirësinë e z. Zeqirja Rexhepi, piktor për këtë intervistë lidhje me jetën dhe karierën-veprimtarinë e tij.

Marjan Sebaj SOPI: Z. Zeqirja REXHEPI, në fillim ju përshëndesim në emër tim përsonal dhe në emër të lexuesve të shumtë që do e kenë këtë bashkëbisedim apo intervistë në dorë. Gjithësesi ju kërkojmë falje për kohëmarrjen e juaj të çmueshme, por është kënaqësi të dëgjojmë mbi jetën dhe veprimtarinë e një artisti të Madh që tani e disa vite (që nga koha e luftës së fundit në Kosovë) jeton e vepron me sukses në diasporë, gjegjësishtë në Kanada-në e largët. Z. Rexhepi na tregoni mbi jetën tuaj, fëmijërinë. Kur dhe ku jeni të lindur dhe ndonjë përvojë apo kujtim të mirë nga fëmijëria e Juaj?

Zeqirja REXHEPI: Unë jam i lindur vitin 1955., në fshatin Perlepnicë të Gjilanit nga një familje atdhedashëse me traditë të lartë kulturore të artit dhe muzikës. Ishte vet gjyshi im i ndjerë ai person i cili më nxiti dhe më bëri ta dua muzikën, meqë edhe vet ishte muzikanët, njeri që donte shumë folklorin dhe artin në përgjithësi. Kështu që e them se si fëmijë u kalita nën tingujt e muzikës popullore folklorike. U rrita në fshat si çdo fëmijë tjetër i lumtur i fshatit.

Deri në klasën e shtatë të shkollës fillore kam menduar të shkoj në shkollën e muzikës në Prizren. Mirëpo e them lirisht se kisha fat që në klasën e shtatë dhe të tetë ta njohtoj një zonjë, pra arsimtare me shkollë të mesme të muzikës në Pejë e që vinte nga Mali i Zi. Definitivisht duke parë talentin tim ishte ajo që këmbënguli dhe ndikoi, më mirë me thënë, më shtyri që unë të përgaditëm për provim pranues në shkollë të artit në Pejë dhe fatmirësisht edhe u pranova aty pra në gjimnaz, kuptohet pas përfundimit të shkollës fillore tetëvjeçare,.

Marjan Sebaj SOPI: Pas përfundimit të shkollës fillore Ju vazhduat shkollimin e mesëm? Çka mund të na thoni për atë kohë, përvojat tuaja? Ju kujtohen profesorët, miqët e mikeshat, dhe me çka mirreshit më së shumti në këtë kohë,çka ju interesonte?

Zeqirja REXHEPI: Peja për mua asokohe ishte të themi më largë se sot Kanada. Pasi që e dimë se ato vite, pra viteve të shtatëdhjeta Kosova ka qenë pa infrastrukturë, pa transportë të rregulluar, dhe vërtetë ishte vështirë të udhëtohej deri në Pejë e veçmas gjatë stinës së dimërit. Por, pikërisht duke iu falenderuar shkollës së mesme të artit në Pejë, Kosova pati mundësi dhe këtë e shfrytëzoi, që sadopak të ket një kuadër të mirë profesionalistësh në lëmin e artit. Kështu që pastaj shumica e këtyre të diplomuarëve këtu, më vonë ishin nëpër akademi të arteve në vende të ndryshme të jugosllavisë dhe të evropës, dhe kështu përmes tyre edhe u mundësua më vonë të hapët akademia e arteve në Kosovë, gjegjësisht në Prishtinë, vitin 1974. Prandaj, edhe e them gjithnjë se për mua Peja ishte sikur vendlindja ime, dhe qyteti im më i dashur kuptohet pas Gjilanit ku u linda, dhe u rrita. Pse ishte Peja qytet aq i dashuri i imi? Kuptohet, sepse, nga aty mora hapat e pare në art, rrugën time jetësore, rrugëtim ky i një artisti i cili filloi me pikëturë dhe me muzikë. Aty e gjeta vetjen time, profesionin të cilin e deshta që nga lindja, si fëmijë e si i rritur më vonë.

Kurse, sa i përket pyetjes tuaj tjetër, se a ju kujtohen profesorët, miqët e kolegët nga shkolla e mesme? Po, gjithësesi, më kujtohen që të gjithë dhe gjithnjë i kam në mendje, por jo vetem profesorët por të gjithë nxënësit e shkollës së mesme, dhe që të gjithë më kujtohen me emër e mbiemër pasi që edhe ashtu nuk ishte numër i madh nxënësish. Edhe tani pas sa vitesh, edhe pse të shpërndarë anë e mbarë botës, kontaktet në forma të ndryshme nuk na mungojnë. E përcjellim jetën dhe veprimtarinë, gjegjësisht krijimtarinë e njërit tjetrit me përkushtim, dhe për punën krijuese edhe konsulltohemi mes veti. Të gjithë janë të suksesshëm në jetë dhe krijimtari.

Me këtë rast edhe i përshëndes e në veçanti profesorët që me aq mund e sakrifica, me aq dashuri, në kushte të papërshtatshme e jo edhe aq të mira arritën të na edukojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Marjan Sebaj SOPI: Kur treguat dhe kush hetoi dëshirën Tuaj dhe talentin e Juaj të madh për vizatim (art), por edhe për muzikë e teatër, meqë neve e dimë se ju jeni një violinist i suksesshëm dhe qysh në moshë të re keni marrë pjesë në shoqëri të ndryshme (në festivale etj), na thuani diç lidhje me këtë?

Zeqirja REXHEPI: Edhe një herë po e përsërisë, që ishte arsimtarja e artit me emërin Stana nga Mali i Zi ajo që vërejti talentin tim, ajo më shtyri të mirrëm me art figurativ, gjegjësisht me pikturë. Kurse me muzikë siç ceka më lartë, këtë e kishim si traditë familiare. Më aktivisht dhe intenzivisht me muzikë kam filluar të mirrëm qysh nga vitit i dytë i shkollës së mesme në Pejë, pra nga viti 1972, ku edhe isha antarë aktiv i SH.K.A „Xhemajl Kada“ – Pejë. Dhe që nga kjo kohë, nga ky vit, unë nuk paralelisht me brushën nuk kam lëshuar nga dora as violinën deri më sot. Ishim aktiv në shumë festivale e koncerte të ndryshme si në vend ashtu edhe jashtë atdheut. Mirëpo, shpirti im kërkues nuk u ndalte me kaq, kështu që jeta vazhdonte me gjithë peripecitë dhe sfidat e saj.

Marjan Sebaj SOPI: Atëherë, ndjekët mësimet në fakultet, nuk ishin edhe kohëra të lehta, si shkuan mësimet dhe në çka u diplomuat? Si shkoi jeta pas diplomimit?

Zeqirja REXHEPI: Pas përfundimit të sukseshëm të shkollës së mesme në Pejë unë konkurova në shkollën e lartë pedagogjike në Shkup, ku ishim vetëm dy shqiptarë edhe atë në dy grupe. Më vonë unë kalova në akademinë e arteve në Prishtinë në degën e pikturës në klasën e profesorit Tahir Emra. Mësimi në fakultet nuk ka qenë edhe i lehtë pası që lëndet kryesore teorike në mungesë të kuadrit shqiptarë mësonim lëndë edhe në gjuhën serbo – kroate.

Mirëpo, njëherit punoja edhe si arsimtar i artit në fshatin tim të lindjes, në Perlepinicë dhe kjo ishte një ndihmesë e madhe për mua e familjen time çka i përket anës ekonomike.
Gjate vitit 1975., isha anëtar i SH.K.A të studentëve “Ramiz Sadiku” me udhëheqës artistik kompozitorim e njohur Musa Piperku dhe koreografin e mirënjohur Xhemaji Berisha. Patëm mundësi ta prezentojmë Kosovën në festivale dhe koncerte të ndryshme në vend dhe jashtë vendit, po ashtu në të njejtën kohë isha kryetar i SH.K.A “Kosovarja” e më vonë “Zija Shemsiu”.

Unë u diplomova suksesshëm në vitin 1979., në drejtimin e pikturës.

Foto e viteve të tetëdhjeta nga aktivitetet e përbashkëta kulturore të
Zeqirja dhe Bedrije Rexhepi

Marjan Sebaj SOPI: D.m.th Ju jeni profesionist në profesionin Tuaj? Qysh i ri nuk iu ndalët punës dhe aktiviteteve të ndyshme e veçmas atyre kulturore, të cilat edhe na jepnin shpresë për ditë më të mira, na lumturonin por në të njëjtën mënyrë bartin edhe porosi se neve duhet të jemi stoik, të qëndrojmë? Si e ndjenit vetjën tuaj gjatë ditëve të vështira për popullin shqiptarë në përgjithësi, d.m.th këtu mendoj nga periudha e viteve 1981., e këndej?

Zeqirja REXHEPI: Po, është e vërtetë se që nga lëvizjet studentore, demostratat e viteve 1981., e këndej, kur rinia filloi të vetdijësohet dhe të kërkoj demokraci, barazim e liri, prosperitet e zhvillim, shtigje e horizonte të reja të dijës, neve si shqiptarë nuk e patëm edhe lehtë, sepse që nga kjo kohë edhe ishim bërë hajkë në syrin e armiqëve tanë shekullor, serbisë. Çdo përparim i Kosovës asaj i pengonte, e veçmas zhvillimi, vetdijësimi i saj kolektiv. Prandaj, nga ajo periudhë ne shqiptarët, thuajse në gjithçka ishim nën kontrollë e që gjithçka çka ishte në të mirë dhe dobi tonë si popull cenzurohej. Nuk mungonin edhe maltretimet, provokimet, burgosjet me prapavijë politike nga ana e Serbisë (atëherë kinse Jugosllavisë) e çka jo.

Pra, gjendje e tillë mbretëronte në mbarë Jugosllavinë për ne shqiptarët e veçmas në Kosovë. Ndoshta neve rinia shqiptare edhe ishim ata që lëkundëm themelet e atij shteti artificial, jugosllavisë. Kështu që, edhe në fshatin Perlepnicë, i banuar kryesisht me shumicë shqiptare, vendbanim ky I lashtë, ka qenë vështirë të punohet në kulturë për shkak të cenzures dhe mbikqyrjes së rreptë të pushtetit të asaj kohe shkaku që edhe Hydajet Hyseni ishte në ekgzil në vitin 1977., dhe duke ia ditur, njohur, veprimtarinë e tij, ne kishim kontrollë jashtëzakonisht të madhe në jetë dhe punë, veprimtari.

Mirëpo, ne prapë se prapë edhe pse në ato kushte e rrethana, nën trysni, kërxnime, e nën rreziqe, nuk u ndalëm së punuari, vepruari, kështu që edhe unë pas diplomimit pasi që isha edhe bursist i “Intexhi”- t në Gjilan, u punësova si dizajner ku ishte nevojë e madhe. Aty ishte edhe një burr i mrekullueshëm, dashamirë i flakët i artit z. Demir Behluli dhe unë si dizajner, dhe atë të vetmit shqiptarë në dizajnin e shtypit.

Vitin 1980 “Integji” më dërgoi në specializim, në Zvicër. Pas kthimit nga Zvicra unë kam udhëhequr me dizajnin e qëndisjes dhe në këtë pozitë qëndrova deri në largimin e dhunshëm nga puna, nga ana e forcave policore serbe.
Në “Integj” kemi pasur fatin qe ta kemi drejtor z Fahredin Bexhetin, një dashamirë dhe përkrahës i kulturës. Ky edhe ishte inisiator për hapjen e vendit të punës të referentit të kulturës. Këtë post shumë me vlerë e ka udhëhequr me shumë sukses aktori i njohur i teatrit të Gjilanit, z. Jashar Shahiqi. Njëherit edhe unë kam qenë kryetar i SH.K.A “Punëtori” prej vitit 1984 deri 1988, si dhe kryetar i shoqatës së piktorëve në Gjilan për disa vite.

Siç cekëm më larët, pas vitit 1981., aktivitetet kulturore kanë qenë të cenzuruara dhe shumë veprimtarë edhe kanë përfunduar në burg. Kështu që, gjatë gjithë kohës isha aktiv, e gjendja sa shkonte duke u rënduar. Por që kuptohet se edhe mendoja për familjen.

Marjan Sebaj SOPI: Kur jemi tek familja, Ju z. Rexhepi u njohët me një vajzë të mrekullueshme, nga një familje e mirë, bujare, e kjo vajzë ua „mori zemrën“ dhe më pas u martuat me te? Pak mbi jetën tuaj bashkëshortore? A ju kuptoi gruaja meqë atë kohë juve punonit shumë e në vende të ndryshme, dua të them ndoshta pak kohë ia përkushtuat familjes? Na thoni diç më tepër?

Zeqirja REXHEPI: Unë dhe bashkëshortja Bedrije Rexhepi kemi pasur fat që në jetën tonë bashkëshortore të kemi qenë të dy në profesion, lëmi, të kulturës. Unë me pikturë dhe muzikë, kurse ajo me aktrim (teatër) dhe muzikë, kështu që çdo gjë na ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundëshme, dhe gjithnjë kemi kuptuar njëri tjetrin. Ajo gjithnjë ishte e mirëkuptuar, edhe pranë punëve profesionale ajo ishte një bashkëshorte shumë e kujdesshme, një nënë e edukatore e mrekullueshme. Në jetën tonë gjithnjë ka mbretëruar, harmonia, mirëkuptimi e mbi të gjitha dashuria mes nesh, dhe kështu këtë dashuri edhe na kurorëzoi Zoti me gjashtë fëmijë, si dhuratë më e mirë nga Zoti, dhe sot të gjithë fëmijtë i kemi të martuar dhe nga ta kemi pesëmbëdhjetë nipër e mbesa. Jemi munduar që të gjithë kohën e lirë t’iu kushtojmë fëmijëve, familjes. Me forca të përbashkëta kemi arritë që të gjithë ti shkollojmë dhe jemi shumë të lumtur me arritjet e tyre. Nuk e kanë patur edhe vështirë të inkuadrohen, të adaptohen e të integrohen në kulturën Kanadeze, kuptohet duke mos i harruar për asnjë moment traditat dhe kulturën tonë të lashtë e të mirë shqiptare.

Foto e viteve të tëtëdhjeta: Një performancë e Zeqirja dhe Bedrije Rexhepi

Marjan Sebaj SOPI: Gjithë shqiptarët e dinë se jeni një familje artistësh. A jeni të lumtur me arsimimin e fëmijëve dhe sukseset e tyre, pasi e dimë se Tringa Rexhepi, vajëza e Juaj, tanimë ka famë botërore e gjithë më tepër arrinë suksese e suksese? Na thoni diç më tepër rreth familjes (fëmijëve) Tuaj? Mirëpo, para kësaj na thuani si shkoi puna që jeta e Juaj, gjegësisht familjes Tuaj, të ndodhët në Canada, dhe pikërisht këtu, Ju ta vazhdoni jetën e karierën tuaj, kurse fëmijtë t’ia fillojnë jetën e karierën e tyre?
Si ju pritën Kanadesët dhe rrethi i ri?

Zeqirja REXHEPI: Edhe pse Tringa jonë e dashur, kur erdhëm në Kanada ishte tetë vjeçe, ajo me entuziazmin e vullnetin e saj të qelikët, gjithësesi edhe me angazhimin dhe përkushtimin tonë si prindër ia ka dal dhe ka arritur atë që ka synuar dhe dëshiruar. Është mjaftë ambicioze por edhe e suksesshme në jetë, dhe atë që ia vë vetës si qëllim edhe e arrinë me punën dhe sakrificën e mundin e saj që bënë me përkushtim, është një fëmijë mjaftë karizmatik. Por, pamvarësisht arritjeve të saja në skenën Kanadeze, ajo asnjë moment nuk u shkëput e aq më pak ta harroi apo të lë anash kulturën e traditat tona shqiptare, të vendit nga ka prejardhjen, përkundrazi ato i kultivon shumë dhe me dashuri të madhe. Është profesoreshë e muzikës dhe këndon me ëndje përveq në gjuhën angleze kuptohet, edhe këngë argëtuese dhe popullore shqiptare. Kësaj i gëzohem që të gjithë fëmijtë janë të lidhur shumë me vendlindje, me gjuhën e kulturën tonë shqiptare, prandaj edhe falenderoj Zotin për këtë. Kurse, sa i përket ardhjës tonë në Kanada me tërë familjen, kjo ndodhi gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Pra, gjatë luftës i tërë fshati Perlepnicë ishte debuar nga ushtria dhe paramilitarët serb. Edhe shtëpia ime qe djegur si shumë shtëpi tjera. Kështu që, asnjë skicë e vetme nuk më ka mbetur kujtim në shtëpinë time, kështu edhe ne nuk kishim rrugëdalje tjetër pos si shumë shqiptarë tia mësyjmë kufirit për Maqedoni. Dëbimi ishte masivë dhe ne me vështirësi të mëdha, pas të gjithave apo më mirë thënë „Rrugës së Kalvarit“ që kaluam edhe përfunduam në kampin e Stankovecit I, ku kishte mbi njëzet e tetë mi veta. Dihet që aty kushtet ishin të mjerueshme, jashtëzakonisht të rënda, dhe dalngadal filluan të përhapën edhe epidemi e sëmundje të ndryshme ngjitëse, kuptohet e gjithë kjo nga papastëritia. Në ato kushte pa kushte, neve na u sëmurën dy fëmijë, pikërisht Arbëri dhe Tringa, kështu që u dëtyruam të largohemi sa më parë nga kampi, dhe me aeroplanin e parë ku u paraqitëm morëm fluturimin për Kanada. Pra, kjo ndodhi në një mëngjes të muajit maj, në vitin 1999. Kështu që, nga atëherë jetojmë dhe veprojmë në Kanada, dhe për këtë asnjëherë nuk u penduam, meqë këtu gjetëm shtëpinë tonë të dytë, ngrohje, mikpritje, përkrahje dhe dashuri. Me këtë rastë falenderoj Zotin dhe shtetin Kanadez përjetësisht. Kuptohet se vendlindja është prioritet e në rend të parë, dhe dashuria ndaj saj nuk harrohet askurrë. Këtë, pra dashurinë ndaj vendlindjes iu kemi përquar dhe jemi munduar t’iu kultivojmë e t’iu fusim në shpirtë e zemër edhe fëmijëve tanë e ata të vetve, pra nipërve, mbesave, dhe na dukët se në këtë ia kemi dalë.

Marjan Sebaj SOPI: A e patët rënd t‘i adaptoheni rrethit dhe një kulture tjetër nga e jona? A mendonit për kthim në vendlindje meqë ju njohim si patriot e atdhedashës edhepse e dimë se atdheun nuk e harruat asnjëherë e askurrë, por që nga atje nuk u ndalët së kontribuari për Kosovë e troje shqiptare?

Zeqirja REXHEPI: Që nga dita e parë mikëpritja në Kanada ka qenë shumë e ngrohtë dhe e veçantë. Na pranuan vërtetë si miqë, dhe trajtimi nga qeveria kanadeze dhe institucionet tjera relevante ka qenë jashtëzakonisht i mirë dhe i përzemërt. Na kanë ofruar gjithë ndihmën e mundëshme dhe të nevojshme që kërkuam. Na mundësuan strehimin, mësimin e gjuhës si dhe pak më vonë punësimin tonë. Kështu që, kuptohet se edhe neve nuk e kemi patur lehtë, në një vend e rreth krejtë ndryshe nga ai ku jemi lindë e rritë. Por, falë njerëzëve të mirë në të cilët hasëm që nga fillimi dhe kujdesit të tyre që na ishin gjithnjë në përkrahje e mbështetje, ne dalngadal e gradualisht jemi adaptuar. Kuptohet se unë që nga dita e parë, përsonalisht, kam filluar apo më mirë thënë vazhduar edhe këtu me pikturë. Kurse, fëmijtë tanë janë adaptuar shumë më lehtë e më shpejtë, edhe ne jemi munduar që atyre të mos iu mungoj asgjë e në veçanti edukimi e arsimimi aduekuat. Dhe këtë më duket se bashkë me bashkëshortën time ia kemi arritë, sepse vërtetë ata janë adaptuar sikur të ishin të lindur e të rritur që të gjithë këtu në Kanada.

Marjan Sebaj SOPI: Mund të na thoni diç lidhje me punën dhe aktivitetet Tuaja të shumëta kulturore në Canada?

Zeqirja REXHEPI: Punën e parë e kam filluar si violinist në teatër, e pastaj kam vazhduar si piktorë skene në film për disa vite radhazi. Punova edhe në arsim dhe ku kuptohet se krahas kësaj pra, pikturës, nuk iu ndava asnjë moment, e që në ndërkohë punova edhe disa piktura murale, dhe pas punës së pandërprerë kuptohet se pata edhe ekspozita të shumëta e të një pasnjëshme nëpër vende të ndryshme të Kanadasë etj. Dhe vërtetë mund të them se isha shumë aktiv që nga dita e parë në Kanada. Ndoshta edhe ishte kjo një e mirë për mua, për ne, një; sepse prezantoja kulturën tonë, traditën, dhe e dyta; sepse ende ishim me gjithë ato ndjenja që përjetuam në Kosovë e në maqedoni, kështu që puna, aktivitetet, në një mënyrë ishin të mirëseardhur pasi disi edhe na largonin edhe na lironin nga ajo frikë e mbrendëshme, nga ia shtresë dhe ngarkesë që patëm përjetuar. Vërtetë në punë dhe aktivitete si zakonisht gjeta dhe gjejë qetësinë time shpirtërore.

Marjan Sebaj SOPI: Para se të dalim rreth punës Tuaj kolosale në atdhe – Kosovë, ju kisha uruar për edukimin dhe sukseset e fëmijëve Tuaj e veçmas Tringës një artiste e këngëtare me famë ndërkombëtare, por na thuani diç lidhje me të arriturat e fëmijëve Tuaj?

Zeqirja REXHEPI: Vërtetë falenderoj Zotin që më dha fëmijë aq të mirë, të kuptueshëm, pastaj kuptohet se merita e edukimit të tyre i shkon në rend të parë bashkëshortës time e cila si një nënë dhe edukatore e mirë dijti ti edukoj drejt e mirë fëmijtë, në frymë atdhedashëse, në mirësjellje e dashuri. Neve si prindër, unë me punën time, dhe bashkëshortja si stiliste, ku edhe tani ka sallonin e vet, kemi arritë që fëmijtë tanë ti bëjmë vetvetja. Një të shkollohen e këtë ia dolëm me të gjithë fëmijtë e që tani kanë që të gjithë një jetë e veprimtari të sukseshme. Por, mbi të gjitha ia arritëm që t’i mësojmë ta duan e nderojnë njeriun, ta duan e nderojnë jetën në përgjithësi. Dhe kjo na gëzon kur sot i shohim se sa të lumtur e të suksesshëm janë.

Kurse, sa na përket jetës tonë, e them se kemi mjaftë aktivitete dhe se ato janë të llojllojshme e të natyrave dhe karaktereve të ndryshme, por që në përgjithësi lidhën me artin, muzikën, aktivitete familjiare dhe të komunitetit e të cila janë të pandashme.

Z. Zeqirja Rexhepi, i palodhshëm në punë – Kanadë ’2017

Marjan Sebaj SOPI: I nderuari piktor Zeqirja ju faleminderit shumë për prezantimin e familjes. Ti kthehemi pyetjeve rreth jetës dhe veprimatrisë së bujshme Tuajën në Kosovë.
Si i ri filluat me pikturë por siç cekët nuk ngelët as me aktivitete tjera kulturore, ju dhatë maksimumin në kohë pa kohë në Kosovë. Sa e patët vështirë e besa edhe rrezik të punoni për kombë e atdhe?

Zeqirja REXHEPI: Në atë kohë vërtetë krahas diskriminimit që bëhej në të gjitha shtresat nën regjimin e Millosheviqit nuk ishte aspak lehtë të jetohet e aq më pak të punohej. Mirëpo, vet organizimi i të gjithë shqiptarëve filloi të marrë një hov të madh ku u bë konsolidimi dhe homogjenizimi i tërësishem i shqiptarëve. Shpresat filluan të ringjallen për një të ardhme më të mirë, dhe pikërisht kjo na mbante. Kështu që nuk iu ndalëm veprimtarisë, punës aq më tepër dukej se ajo edhe më tepër intensifikohej, apo të them sa më tepër shtërngatë aq më tepër neve punonim. Kjo që edhe i pengonte me të madhe armikut shumëshekullor i cili edhe nuk u ndal me represalie deri nuk ia arriti qëllimit të vet, pra luftës me tentim e qëllim të përndjekjës së shqiptarëve nga vatrat e tyre shekullore, qëllim zhbërja apo asimilimi i një pjese të popullit shqiptarë, gjegjësisht shqiptarëve të Kosovës. Por, falë punës tonë, përkushtimit, vetflijimit e sakrificës, por mbi të gjitha falë Zotit e miqëve tanë edhe ia arritëm qëllimit, jo veq të mos asimilohemi por edhe të lirohemi nga zgjedha e Serbisë. Por, ti kthehemi pyetjeve tuaja.

Marjan Sebaj SOPI: Neve çka na intereson më tepër në këtë intervistë është pyetja rreth pikturave murale në fshatin Binçë, (Martirët e Binçës…të vitit 1846-48) çka mendoj se edhe është vepra më e madhja apo të arriturat më të mëdha tuajat, vepër që secili njeri që ka patur rast t’i shoh ato piktura, kur ka hy në Kishë ka mbetur gojëhapur e të themi ashtu pa frymë nga mahnitja, juve keni paraqitur një histori të tërë, atë histori të lavdishme, thot; mrekulli si për nga paraqitja e tyre, dhe dëshmi historike e burrave të këtyre anëve, pra të Karadakut në kohë të vështira, një dëshmi reale e madhe e kombëtarisë? Si shkoi nga fillimi puna, pra ideja, motivimi, inspirimi… Mendimi i kujt ishte të bëhet ajo mrekulli që mesiguri ju ka bërë juve të pavdekshëm?

Zeqirja REXHEPI: Mua dhe Demir Behlulit na u kriju, apo fatbardhësisht na u dha mudësia që të jemi pjesë e kesaj vepre siç thoni ju madhështore qe u realizua në kishën katolike shqiptare të Binçës, duke iu falënderuar pikësëpari Don Ndue Gjergjit, famullitar në atë kohë dhe Don Ambroz Ukaj, kapelan, ndihmës famullitar. Fillimisht e bërëm dhe filluam me një picture murale të dy figurave të mëdha kombëtare, nje mural që e quajtëm ”Krenaria” pra siç thash me paraqitjen e dy figurave të rëndësishme historike shqiptare: Gjergj Kastriotin dhe Nënë Terezën. Pas kësaj vepre lindi idea që të vazhdohet në murale tjera, meqë hapësira në Kishë ishte e përshtatshme, kështu që ata kishin ardhë në përfundim që të behet realizimi i pikturave të “Martirët e Karadakut të viteve 1846 – 48” duke u shfrytëzuar motive e ngjarje nga libri temë e doktoraturës tashmë të ndjerit Dr. Don Gjergj Gjergji – Gashi

(Libri i botuar në Romë 1981 dhe Zagreb 1988) dhe pikërisht nga ky libër janë marrë që të gjitha të dhënat dhe ngjarjet për këtë periudhë, të vështirë por aq edhe të lavdishme të burrave të këtyre anëve.

Takimi ynë i parë me Dr. Gjergj Gjergjin (autor i librit “Martirët e Karadakut 1846 -48”) ishte kur edhe i bërëm skicat e para se si do të bëhet e duket realizimi final i pikturave. Dhe pas shikimit dhe analizave të skicave autori i librit vendosi të bëhet ndryshimi i skicave dhe si bazë të skenarit të përfshihen të gjitha figurat historike shqiptare pa dallim vendit,regjionit apo konfesionit dhe të përfshihen në to të gjitha trojet shqiptare me veshjet dhe traditat.

Kisha e shën Antonit të Padovës në Binçë e ndërtuar vitin 1972

Marjan Sebaj SOPI: Kjo vepër e di që ju bënë të lumtur shumë dhe krenar pranë shumë veprave tjera që keni, sepse vet jam dëshmitar kur u bë kjo punë madhështore. Juve ishit i pandarë nga puna. Saherë hyra në Kishë unë, juve ju pash në skele e me brusha në duar. Më duket se nuk dinit të zbritni nga skelet duke punuar dhe më kujtohet me sa kënaqësi punonit, saq nuk kishit as kohë të komunikonit me njerëz që hynin e dilnin atyre ditëve, po po ditëve të vështira sepse ishte koha e helmimeve të fëmijëve tanë nëpër shkolla nga pushtuesi, e fëmijët i sillnin nga mbarë Kosova për kurim tek ambulanca që vepronte në kuadër të Kishës tonë në Binçë. A nuk kishit frikë të punoni kur anë e këndë ishim të rrethuar me policë e ushtar pushtues?

Zeqirja REXHEPI: Pikturimi i kishës së Binçës me tematikë historike gjithë shqiptare u bë një qendër, shtegtim apo vend pelegrinësh e cila tuboi vizitorë të pandalshëm nga pjesë të ndryshme të Kosovës, si dhe delagacioneve të shumta nga mbrenda dhe jashtë Kosovës. Kisha e Binçës u shndrrua me një qendër shëruese shpirtërore dhe fizike, veçmas, për kohën e helmimeve që u bënë nxënësëve të shkollave të mesme të Kosovës. Ky shërbim i motrave dhe personelit të kishës u ra në sy të keq pushtetit të atëhershëm cilët edhe filluan të ushtrojnë dhunë ndaj priftërinjëve, motrave e besimtarëve – popullatës po edhe vet vizitorëve të kishës së Binçës. Disa prej tyre dhe u rrahen brutalisht. Po ashtu edhe ne piktorët kemi qenë të kërcnuar dhe kemi pas provokime të ndryshme nga mediat e ndryshme të Beogradit. Kështu që, e them se nuk ishte aspak lehtë në ato kushte dhe rrethana të punohej një vepër e tillë, mirëpo motivi e elani, dëshira për të ngritur popullin moralisht, për afëri dhe bashkim, e dashuri në mes veti ishte arsyeja më e madhe se sa vet frika.

Prandaj, duke shiquar porosinë e pikturave, duke shiquar rrethanat e kohës edhe e them qe; Pikturimi i Kishës së Binçës për mua dhe bacën Demir Behluli mbetet një vepër e mirë që ka kryer misionin e vet historik dhe artistik për atë kohë. Siç potencova, Kisha e Binçës në një mënyrë u bë pikë takim apo qendër mbarë shqiptare në atë kohë. Falenderoi Zotin dhe banorët e fshatit që na pranuan dhe përkrahën tërë kohën sikur të ishim bijtë e tyre.

Piktura murale në Kishën „Shën Antoni i Padovës“ – Binçë

Marjan Sebaj SOPI: Mua ajo që më ka lënë mbresa që në fillim ishin pikturat me përmasa 1.x 1 m, të cilat njëkohësisht ishin edhe model (apo skica) për pikturat murale që do bëhen më vonë në Kishë. Kush i bëri ato pikëtura? (të cilat sa e di unë tani gjindën në muzeun e shkollës së parë shqipe në Stubëll)?

Zeqirja REXHEPI: Gjashtë piktura origjinale „Martirët e Karadakut 1846 – 48“ gjinden në muzeun e Shkollës së Parë Shqipe në Stubëll të Epërme. Skicat e dyta i bërëm në insistimin e Dr. don Gjergj Gjergjit. I studijuam dhe përpunuam mirë. I punuam për dışa muaj në pëlhurë, pra gjashtë tabllo. Aty ishin të përfshirë nga Atë Atenagora deri te Idriz Seferi. Pas përfundimit të këtyre pikturave originale u takuam edhe njëherë me autorin e librit dhe këshillin punues apo inicues në krye me Dom Ndue Gjergjin. Ku u ndanë jashtzakonisht të kënaqur me paraqitjen e pikturave tona, kështu edhe filluam me fazën e dytë të pikturimit të martireve. Edhe pse ka qenë shumë vështirë të realizohen këto vepra kombëtare si dhe rrethanat politike të disfavorshme dhe të rrezikshme në atë kohë, ne kishim kurajo të madhe për realizimin e atyre veprave. Pas kësaj pasoi faza e tretë e perfundimit të muraleve në vitin 1993., kur famullitar tanimë ishte i madhi Dr. don Lush Gjergji. Dhe mund të them se gjithçka shkoi mirë ku si gjithnjë kishim edhe përkrahjen e banorëve vendas.

Marjan Sebaj SOPI: I nderuar, ju cekët edhe mikun tuaj, dizajnerin z. Demir Behlulin të cilin e nderonit shumë, këtë e dij, mirëpo kam një pyetje meqë jam nga Binça dhe pak a shumë i dij rrethanat e punës Tuaj të palodhshme, mirëpo lindë një problem i vogël këtu, meqë ato piktura (madhështore) të një historie të veçantë, në shumë mjete të informimit pa apo me qëllim janë prezantuar si punë e z. Behlulit, ndoshta nganjëherë edhe duke harruar emërin tuaj, pra çka mund të na thuani këtu, pa keqkuptime?

Zeqirja REXHEPI: Mediat me dashje apo pa dashje, me këtë rast po e them mesiguri pa ndonjë qëllim por si ndoshta lëshim, shpeshherë edhe bëjnë gabime apo lëshime të ndryshme kuptohet duke u bazuar nga një këndëvështrim i ndryshëm apo pikëpamje e tyre por edhe e gjitha mvarrët me këtë rast se si dhe me kë, apo me cilin person bëjnë intervistë apo nga kush merr opinjon ndonjë gazete, revistë apo televizion, rreth punës së caktuar, pra shtrohet pyetja dhe mvarët sa është ai person i informuar drejtë, sa është kompetent të flas për gjëra të caktuara, dhe sa është njohuria e tij e përgjithëshme, pastaj sa është i arsyeshëm etj. Dhe pikërisht për këtë shkak edhe mund të ketë ndonjë lëshim rreth çështjes së caktuar kur bëhet fjalë si për shembull me këtë rast rreth pikturave murale në Kishën e Binçës. Lëshim apo gabim është që nuk kemi një udhërrfyes profesional apo katalog zyrtar që bëjnë përshkrimin, historikun apo shpjegimin nga A deri në Zh të punës dhe domethënies së pikturave murale, ku me këtë të gjithë vizitorët e që janë të shumët edhe sot, do të ishin të informuar mirë e drejtë rreth gjithçkaje çka i përket shembull punës dhe muraleve me këtë rast të Kishës Binçës.

Dhe unë këtu meqë është fjala pikërisht rreth informimit të drejtë dhe korrekt të punës së pikturave murale në Kishën e Binçë, dhe muraleve të tëra e që janë të shumta nëpër vende të ndryshme shqipfolëse si mbrenda Kosovës ashtu edhe jashtë saj, si në Kisha ashtu edhe Xhamia e institucione të ndryshme tjera historike e komerciale, e them me përgjegjësi të plotë njëherë e përgjithmonë të jetë e kjartë, për të mos patur mëdyshje e keqkuptime e keq interpretime, pra: ÇDO GJË UNË DHE MIKU IM I PANDARË I JETËS DHE PUNËS Z. DEMIR BEHLULI (tani i ndjerë) KEMI NDARË 50/50 APO NË FJALË GJYSMË PËR GJYSMË SI PUNËN, PËRGJEGJËSINË…VETKUPTOHET ASHTU EDHE FITIMIN, ME KËTË KUPTOHET EDHE LAVDËRATAT PO EDHE KRITIKAT QË NDOSHTA KEMI PATUR, PRA NË GJITHÇKA SI RRETH MURALEVE TË KISHËS NË BINÇË ETJ, GJITHÇKA NA TAKOI DHE NA TAKON TË DYVE. Këtë që them e vërteton edhe çdo fotografi me nënshkrime të të dyve, poashtu edhe të biografia e katalogjeve si te baca Demir Behluli poashtu edhe tek unë vërtetohet me nënshkrim se cila punë ka qenë e përbashkët, pra e vulosur me nënshkrim të Demir BEHLULI dhe Zeqirja REXHEPI, gjë që qëndron edhe në muralet e Kishës në Binçë.

Këtë e dëshmon edhe shoqërimi ynë deri në momentet e fundit të jetës tanimë të ndjerit baca Demir, me të cilin ishim të pandarë në punën e përbashkët dhe jetë edhe pse kemi pas një diferencë në moshë. Jemi respektuar dhe dashur pamasë me njëri tjetërin, lirisht e them se ai mua më ka dashur dhe pranuar sikur birë të vetin e unë sikur të ishte ai baba im. Ky respekt ka qenë reciprok dhe që nga koha e punës që kemi bërë bashkë në firmë apo fabrikë të perdeve si dizajner në Gjilan.

Pikturë murale në Kishën e shën Antonit – Binçë;
Përsekutimi i “Martirët e Karadakut 1846-48” për Anadoll

Marjan Sebaj SOPI: Vërtetë ju z. Zeqirja Rexhepi (dhe z. Demir Behluli) keni bërë punë kolosale e ku për këtë vepër unë njëherë u pata deklaruar edhe publikisht ku kam thënë; Ai njeri që nuk ka vizituar Krujën e Binçën, ai nuk paska vizituar asgjë nga trojet e tona të shenjta? Këtë e kam thënë duke ditur kush është Kruja për ne dhe Binça me veprën Tuaj madhështore jo vetëm çka i përket vizatimeve e paraqitjës saj unikale të një historie sakrifikuese e njerëzve të Binçës, Stubllës etj viteve 1846 -48, por mendoi dhe gjithë e dinë se pikturat e Binçës janë ndoshta unikale në Kishën katolike, pra në Botë, ku paraqitët e tërë një ngjarje sa e dhimbshme aq edhe e lavdishme e popullit tonë, me figura të shumëta kombëtare, të heronjëve tanë gjatë historisë…
Pra, na thuani diç më tepër lidhje me pikturat, me personalitetet në to?

Zeqirja REXHEPI: Sa i përket pikturave të Kishës në Binçë, ato janë të punuara në murë ku ne fillimisht e kemi bërë preparimin e mureve në mënyre profesionale, por edhe regullimin e skeleve i kemi bërë vet.

Artisti dashtë e pa dashtë i nënshtrohet kohës dhe ambientit ku jeton dhe veprat duhet të krijohen jo vetëm për sy por edhe për mesazhin që bartin ato. Origjinaleti i çdo artisti buron nga brendia. Kurse sa i përket thënies tuaj, mesiguri se edhe kjo qëndron, meqë e dimë se vendbanimi apo fshati Binçë është ndër vendbanimet më të lashta të Anamoravës, nga më të lashtat në Kosovë, vendbanim që zyrtarisht përmendët qysh vitin e lashtë 1019. Prandaj, ju mbështes në këtë të drejtë, që përpos pikturave njeriu ka se çka sheh në këtë vend të lashtë siç është Kalaja, pastaj bukuritë natyrore me lumenjë etj.

Sa i përket origjinalitetit kur është fjala, është e vërtetë se këto piktura murale paraqesin një histori të tërë të një populli, fatkeqësisht këtu një populli që ka vuajtur shumë dhe ka kaluar nëpër katrahura të kohës së vështirë. Historinë e bëjnë njerëzit kështu që edhe ne gjatë gjithë historisë kemi patur edhe njerëz të zgjuar, njerëz human e patriot dmth atdhedashës të mëdhenjë të cilët bërën të gjithën për Kombin Shqiptarë, aq sa edhe jetën e tyre qenë të gatshëm dhe e sakrifikuan dhe flijuan, prandaj me plotë të drejtë kemi paraqitur gjatë gjithë asaj historie edhe persona e personalitete që janë të denjtë të qëndrojnë aty sot e përgjithmonë.

Vërtet edhe kjo e bënë veprën tonë dhe këtë Kishë unike në Botë, pasi e dimë se në Kisha të shumta gjithmonë paraqitën personalitetet kontriboutëdhënës gjatë historisë, kurse neve në këtë punim, në këtë Kishë të përzgjedhur kemi paraqitur të tërën një histori të një rajoni e të një populli liridashës, e kjo nuk qëndron në asnjë vepër tjetër të ndonjë Kishe apo institucioni tjetër mund të them askund në botë. Binça, Kosova, populli shqiptarë në përgjithësi ka patur e ka njerëz të mëdhenjë dhe ja kjo e këta e bëjnë historinë e ajo qëndron në muralet e Kishës së Binçës e pikturuar e tëra me motive kombëtare. Edhe koha e kërkonte atë si stimulim, si nxitje për bashkim dhe veprim.

Pikturat murale në Kishën e shën Antonit në Binçë,
punuar nga Demir BEHLULI dhe Zeqirja REXHEPI

Marjan Sebaj SOPI: Na tregoni ju lutëm cila është një ditë e juaj, pra si ja filloni ditën në Canada? A keni kontakt me diasporën tonë atje, ku shumë bashkombas Ju dhe familjen Tuaj e konsiderojnë si ambassador apo institucion më të denjë të popullit shqiptar në Kanadë? Ndonjë ekspozitë personale? Keni marrë ndonjë shpërblim apo mirënjohje në vendlindje o Kanadë?

Zeqirja REXHEPI: Jo vetëm dita e parë por tërë jeta në Kanadë është shumë dinamike për mua, dhe lirisht them edhe familjen time. Mundohemi të jemi sa më kreativ në punë të cilën e punojë, pastaj angazhimi im si kryefamiliar si dhe angazhimi im dhe i tërë familjes është aktiv dhe constant, pra i përhershëm në komunitetin tonë shqiptarë këtu në Halifax, pra Kanadë. Mundohemi që gjithë të japim më të mirën tonë nga vetvetja, dhe besoj se deri më sot ia kemi arritë.

Me punën tonë të përbashkët si komunitet shqiptarë kemi arritë sadopak t’i afirmojmë vlerat tona kulturore në të gjitha sferat e jetës. Ky është një obligim i madhë dhe i përhershëm për të gjithë komunitetin që jeton në diasporë. Kurse, sa i përket ekspozitave, siç kam potencuar edhe më pare, po, kam patur ekspozita e paraqitje të shumta anë e mbarë Kanadasë dhe gjithkund jam mirëpritë, kuptohet se edhe mirënjohjet e shpërblimet nuk kanë munguar.

Në fotografi: Familja (djemtë dhe vajëzat) e Zeqirja dhe Bedrije Rexhepit, në Kanadë

Marjan Sebaj SOPI: A keni menduar për ndonjë ekspozitë të veprave tuaja të mrekullueshme në vendlinje?

Zeqirja REXHEPI: Patjetër, dhe kjo është jo vetëm dëshirë e imja por edhe ëndërr të cilën besoj se do e realizoj. Është dëshira ime e flakët që një ditë, jo të largët, të organizoj një ekspozitë të pavarur në vendlindje të cilën nuk e harrojmë kurrë e për jetë.

Marjan Sebaj SOPI: Ju mirëpresim, dhe për fund të kësaj bisede jashtzakonishtë të frytëshme, të hapur e miqësore, ndoshta keni diç për të shtuar?

Zeqirja REXHEPI: Të falenderoj shumë për këtë intervistë të gjatë por edhe me karakter informues. Dhe të falenderoj për punën që e bënë për afirmimin e Martireve të Karadakut, dhe për të gjithë historinë e Malsisë së Karadakut. Ju përshendes juve dhe të gjithë shqiptarët kudo që gjinden në botë. Njëherit ju uroj vitin jubilar të cilin e patëm tani afër, pra, 550 vjetorin e kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut.

Pikturë murale në Kishën e Binçës; Atë Shtjefën Gjegjovi, Gjergj Kastrioti, Shën Nënë Terezë dhe imzot Pjetër Bogdani, punuar nga Demir Behluli dhe Zeqirja Rexhepi

Marjan Sebaj SOPI: Edhe një herë ju faleminderit që gjetët kohë të bashkëbisedoni me ne dhe ti drejtoheni opinionit tonë të gjerë lidhje me jetën dhe veprimtarinë tuaj të bujëshme dhe shumë produktive. Ju jemi mirënjohës përjetësisht për punën që bëni, për prezantimin e denjë të popullit tonë dhe vlerave të popullit më të lashtë në Europë, popullit shqiptarë. Zoti ju ruajt e ju bekoftë Ju dhe mbarë familjen Tuaj. Ju mirëpresim në Kosovë!
Nga ju dëshirojmë një porosi për popullin tonë, për diasporën tonë e në veçanti rininë tonë në përgjithësi?

Zeqirja REXHEPI: Deri sa një pikturë me motive kombëtare na shijon syrin dhe na bënë të ndihemi të lumtur e mirë, e një këngë patriotike na kënaq veshin dhe shpirtin lutem që kjo të na mbaj të bashkuar.

Marjan Sebaj SOPI: Ju faleminderit duke ju uruar shëndet, punë të mbarë dhe të bekuar si deri më tani.

Zeqirja REXHEPI: Mirë u pafshim në Kosovë!
Respekt për të gjithë ju nga unë Zeqirja Rexhepi dhe familja ime, nga Halifax,Kanada!

Intervistën e zhvilloi;
Marjan Sebaj SOPI
Janar ‘2019

PS.

Sqarim!

Krejt në fund të intervistës duke qenë mirënjohës për kohën që na kushtoi piktori i famshëm dhe shumë i dashur z. Zeqirja Rexhepi, unë kam për të shtuar këtë, shkaku i një lëshimi të madh apo gabimi pa dashje, por edhe një e padrejtë që është bërë në disa mjete të komunikimit dhe në masmedia ndaj Zeqirja Rexhepit lidhje me punimin e pikturave murale në Kishën e Shën Antonit në Binçë, dhe me këtë rast; Njohtoj mbarë opinjonin e gjerë, institucionet tona si shembull veçoj Arkivin e Kosovës ku është shënuar apo lëshimi që është bërë ku cekët se pikturat murale i punoi Demir Behluli, pra kërkojmë të përmirësohet dhe t’i shtohet edhe emëri i bashkautorit të barabartë z. Zeqirja REXHEPI pasi dihet fakti se këto piktura murale, po edhe vet nënshkrimet e dy piktorëve janë dëshmi, përpos dëshmisë që egziston në arkivin e famullisë në Binçë se pikturat i punuan: Demir BEHLULI dhe Zeqirja REXHEPI pra, kudo e kurdoherë të shënohen këta dy emëra paralelisht (e bashkarisht) ashtu siç qëndrojnë në vet katalogjet e të dy autorëve dhe në vet pikturat në Kishën e Binçës, pra të jemi gjithmonë e gjithkund transparent, korrekt dhe real pa i hyrë në hak askujt askurrë.

Me këtë dëshirojmë ne banorët nga famullia e Binçës (Binçë – Kabash – Viti), poashtu edhe intelektualët e famullisë së Binçës dhe unë si njeri i shkrimeve dhe gjithë të cilët mirrën me monografi e shkrime, si masmediat e ndryshme pamoro-dëgjimore etj. të jemi të sqaruar njëherë e përgithmonë se kush i ka punuar këto piktura murale, pra dëshmitë egzistojnë; JANË DY AUTORË Z. Demir BEHLULI (tashmë i ndjerë) DHE Z. Zeqirja REXHEPI, TË BARABARTË, EMËRAT E TË CILËVE JANË TË SHËNUAR NË KISHËN E BINÇËS DHE KUDO NË KATALOGJET E NDRYSHME TË DY AUTORËVE.

Neve jemi ata që shpesh bëjmë lëshime e gabime, kuptohet të paqëllimshme, por ne jemi ata të cilët këto lëshime e gabime edhe duhet ti përmirësojmë duke i kërkuar falje me këtë rast bashkautorit z. Zeqirja REXHEPI-T, piktor i cili askurrë deri më sot nuk kërkoi sqarim por që kuptohet dhe me plotë të drejtë familja e tij ishin pak të irituar.

Por shpresojmë dhe besojmë se tani e tutje gjithçka e për të gjithë, sot e përgjithmonë, kjo punë është e qartë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!