Po vjen Drenica në këngën për dajë Osman Geci

0
1043

Përseri po vjen Drenica. Dimër dhe acar, malet dhe pushkët e Prekazit. Diku nga ajo kodra mbi Llaushë dëgjohet kushtrimi i dajë Osman Gecit. Nuk ju la vetë o nipat e mi Hamëz e Adem Jasshari. Po vjen daja me ju… Me vete kam marrë edhe nga një pushkë për nipat e mi. Jam nisur malit, sepse në male e kemi bërë jetën në pritë hasmit të Serbisë që shkilte tokën tonë!

Përseri po vjen Drenica. Rapsodi i odës së traditës së mikrptijes, bukdhënës në odën e burrave në Poklek, Shaqir Cërvadiku nuk e la pa ia thënë këngës për dajë Osman Geci nga Llausha e Drenicës. Daja Osman i nipave Hamëz dhe Adem Jashari, që luftuan bashkë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Përseri po vjen Drenica në këngën e Shaqir Cërvadikut.
Teksti dhe melodia me vokalin burrëror të këngëtarit i dhanë shpirt maleve dhe krismave të pushkëve për liri dhe, siç është traditë e mirë në Drenicë se, nipat luftojnë për dajën dhe daja për nipat u bë epopeja e flakës së janarit dhe kurora e jetës me amanetin e dajë Osman Geci:Kosovën ta ruani sy sytë e ballit!

Oj Serbi të daltë flaka, fillon kënga për dajë Osman Geci dhe meldia e bukur e çiftelisë përhtekon cep me cep malet e Drenicës, atje ku daja me nipat ballë për ballë me një shtet të Serbisë fashite, luftonte me kushtrimin e maleve “Eja vëllazën e luftojmë bashkë”, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!

Kënga testament artistik për dajë Osman Geci dhe rapsodi Shaqir Cërvadiku në orët e kthesave të mëdha historike të Drenicës, siç thuhet në analet e kohës, edhe njëherë ia kthej pushkën Serbisë fashiste për të përmbysur planin shfarosës deri në shkallë të gjenocidit për “Tokën e djegur dhe të Kosovës“(!) dhe për të dalë para botës se Kosova është jona dhe shqiptarët nuk janë Serbi…!

Për fund duhet të themi se, në orët e lirisë dhe të shtetit të Kosovës, të gjithë bashkë të mësohemi të jetojmë Lirinë dhe Pavarësinmë, mos të harrojmë borxhin ndaj dajaë Osamn Gecit nga Llausha e Drenicës me nipat e tij Hamëz e Adem Jashari, që të punojmë e të veprojmë në kodet tona kombëtare për shtendërtimin dhe të ardhmen e brezave të rinj shqiptarë të Kosovës!

Kënga për dajë Osman Gecin është porosi se si bëhet Atdheu…!


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]