Prishtina dërgoi ekzemplarët me libra për fëmijë, për bibliotekën e shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” në Çikago

0
528

Ministria e Diasporës dhe qeveria e Kosovës për nevojat e arsimimit dhe për mësimin e gjuhës shqipe për brezin e ri shqiptarë nëpër botë dhe SHBA,ka nisur kontingjentin me ekzemplarë të botimeve të letërsisë për fëmijë dhe të gjuhës shqipe për bibliotekën e shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” në Çikago.

Kjo nismë e ministrisë së diasporës në Prishtinë është mirëpritur në Amerikë dhe përmes dërgimit të botimeve të librave në gjuhën shqipe, siç thonë në Çikago, do të ndihmojë rrugëtimin e shkollës shqipe dhe brezi i ri shqiptaro-amerikan që ka lindur dhe po rritet në vendin e lirë të Amerikës, do të di më shumë për hartën e atdheut shqiptar të Kosovës dhe të Shqipërisë etnike.

Përfaqësuesit e shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” falënderojnë Konsulatën e Përgjithshme në Nju Jork dhe mabsadorën Teuta Sahatqija, për nismën e saj që botimet e letërsisë për fëmijë në gjuhën shqipe tashmë janë bërë pjesë e punës arsimore të shkollës shqipe dhe për nxënësit shqiptaro-amerikanë në Çikago.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]