“Autoriteti dhe fama e Skënderbeut” – libër i ri nga Gjon Keka, botohet në përvjetorin e 575 të Kuvendit të Lezhës

0
567

Fjala.Info, 29 janar 2019

Libri i Gjon Kekës “Autoriteti dhe fama e Skënderbeut” është pjesë e punës së vazhdueshme të autorit në këtë fushë dhe rreth këtij persoanliteti, sikur që është Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ajo që në këtë libër do të jetë risi, është se këtu janë disa dorëshkrime, që botohen për herë të parë, të cilat autori Gjon Keka nuk dëshiron t’i përmendë tash për tash, pasi do t’ia bëjë surpirzë lexuesit.

Ndërsa është trajtuar edhe hyrja e Skënderbeut në histori, autoriteti dhe fama e tij e madhe. Poashtu brenda librit gjendet edhe një pjesë e rëndësishme e trajtesës dhe gjendjes së vendit dhe ekzodit pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, si dhe dekreti i Mantuas dhe plani i Ankonës si dhe shumë dokumente tjera historike, që bëhen publike për herë të parë.

Libri botohet me rastin e përvejtorit të 575 të Kuvendit të Lezhës.