Bananet e bllokuara
NewsBomb.al, 29-01-2019
Një lajm që do duhej të ishte kryesori në çdo media sot.
Bëhet fjalë për bllokimin nga AKU të 41.7 ton banane të cilat kanë rezultuar me probleme për konsum njerëzor. Bananet vinin nga Costa Rica.
Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 41.7 ton por askush nuk flet për këtë skandal që duhet të shqetësojë gjithkënd. Banania është një frut i cili konsumohet masivisht në përditshmëri nga fëmijët duke rrezikuar kështu seriozisht shëndetin e tyre.
“Ky është rasti kur bëhemi pa dashje dhe pa dijen tonë vrasës të fëmijëve tanë. Ua blemë vdekjen me lekë çdo ditë kur blemë, banane, luleshtrydhe, fruta e perime, bukë, mish, peshk e shumë produkte të tjera bazike të dyshimta, jashtë çdo kontrolli ose përmes një kontrolli formal. Po i vrasim njerëzit tanë jo me armë kimike si në Siri, por me ushqime kimike që tregtohen pa kontroll vetëm në Shqipëri.
Ky është gjenocid masiv i spekullantëve që po pasurohen duke marrë jetë njerëzish në heshtje. Nuk di të ketë mostruozitet më të madh se të shkatërrosh me koshiencë jetët e fëmijëve dhe të ardhmen e një kombi në këtë mënyrë e formë”, shkruan me të drejtë gazetari Denis Dyrnjaja.