NJË HERË E NJË KOHË, PËR REGJIMIN QË VETËM E SHAJMË…

0
481
Arben Çokaj - pikturë

Arben Çokaj

Një herë e një kohë, nën regjimin e neverhoxhës, atij që po kënaqen shqiptarët duke e sharë sot, dhe u duket se gjejnë çlirim nga kjo… Edhe pse po lavdërohet përditë sulltan Mehmet Fatihu – vrasësi i mijëra shqiptarëve – si çlirimtar, edhe pse po pëllet përditë gomari arab me altoparlante, në mes të Shkodrës…

Urrejtja për Enverin na i ka bllokua sytë, e nuk e shohim se regjimi i tij kishte krimet benda, por megjithatë ai bëri edhe një shtet shqiptar, që kishte më dinjitet se shteti i sotëm dhe i dha vlera më shumë Shqipërisë e shqiptarëve, rend e siguri brenda, por krenoheshin edhe shqiptarët jashtë Shqipërisë me shtetin tonë. Ishte rrenë, si feja edhe ai, por besimi ekzistonte… Nganjëherë besimi duhet!

Kurse sot, respekti për shtetin shqiptar ka humbur brenda Shqipërisë, te shqiptarët e diasporës, por edhe te Shqiptarët në Kosovë e Maqedoni, ku mijëra vajza shqiptare po shkojnë e shiten për martesa të organizuara me serbë e maqedonë… Kanë rënë vlerat e kultura në rënie të lirë, e njëri i bie thumbit e tjetri patkoit, në këtë zallamahi llamarinash, që kërcasin pa akordim… E ne habitemi me veten, pse nuk bëjmë shtet more?

Ka shpërthyer anti-vlera e anti-shqiptarizmi, kurvëria e korrupsioni brenda e jashtë Shqipërisë, por ne e gjejmë një ngushëllim, shajmë Enverin e çlirohemi, ai i ka të gjitha fajet, në paaftësinë tonë të përditdhme si komb shqiptar, për të bërë shtet të regullt e demokratik, shtet që i jep vlerë e dinjitet shqiptarit! Por po merremi më shumë me fe e diskutime fetare, duam të zgjidhim enigmën e konflikteve fetare, që ka tash 1400 vjet, që nuk zgjidhet dhe krijon konflikte artificiale…

Për të bërë shtet e komb, duhet të punojmë për ta, e jo kundër tyre… Duhet orientim racional, e jo iluzionar, drejt shkollimit e dijes, punës e zhvillimit, e jo drejt neurozave fetare. Por zyrtarët shqiptarë vjedhin popullin e vet, e populli i shkretë e mjeran në padije, pret zgjidhje nga hajnat me pushtet… Ndërsa fetarët shajnë në çdo lutje Enverin, se ua ndaloi për 23 vjet shkretimin fetar dhe neutozat fetare; ata tani e ulin kurrizin dhe gjunjëzohen para iluzionit të tyre, që i ka skllavëruar, duke shpresuar se Zoti do ua zgjidhë një ditë në amshim, punët, që ata duhet t’i kryejnë vetë sot…