Gazeta Metro, 28/01/2019
Të rinjët shqiptarë janë duke arritur suksese të mëdha në botë, por jo vetëm në fushën e muzikës dhe të sportit, por edhe në atë akademike, njëra nga këto është 27 vjeçarja nga Shkupi, Vigjilenca Abazi.
Abazi është vetëm 27 vjeçe dhe ka një biografi të jashtëzakonshme. Thuajse të pamundur për një përson të moshës së saj.
Ajo është antare e “Emile Noel” në Fakultetin Juridik në New York dhe asistente në Universitetitn e Mastrichit. Ka doktoruar në Universitetin e Amsterdamit dhe ka qenë një bursiste e Fulbright në Kolegjin e Ligjeve të Kolumbias.
Abazi ka qenë edhe këshilltare e Këshillit Evropian. Ka qenë pjesë e ekipit të autorëve, që kanë shkruar direktivën për mbrojtjen e informatorëve të Bashkimit Europian
Ajo aktualisht është anëtare udhëheqëse e bordit të shumë revistave shkencore akademike, ka më shumë se njëzet botime shkencore, duke përfshirë edhe librin të botuar për Universitetin e Oxford-it, “Sekretet zyrtare dhe mbikqyrjen në BE”. Ky libër do të jetë një referencë për të gjithë ata, që do të arsimohen në universitetet më të mira të botës.
Abazi ka qenë e ftuar të ligjërojë në Universitetin e Oksfordit, Harvard Law School, Universitetin e Kolumbias, NYU (Paris, Firence, Abu Dhabi). Ajo gjithashtu është ftuar të prezantojë kërkimet e saj në Parlamentin Europian dhe Parlamentin Holandez
Vigjilenca është shprehur se në të ardhmen do të donte të transferonte përvojën e saj në Maqedoni dhe të investonte njohuritë e saj në vendin ku ajo lindi. /gazetametro.net