JO VETEM LUGINA E PRESHEVES, POR SIKUR TI KËTHEHEJ KOSOVËS TERITORI I SAJ DERI TË MOLLA E KUQE, NUK IA VLENË TË SHKEMBEHEN ME VERIUN E KOSOVËS

1
734
Hashimi duke korrigjuar kufijtë

Nga: Prof Dr. Binak MAXHARRAJ

Presidenti i jonë Hashim Thaçi e bani hi e pluhur, mjegull e tymnajë në dialogun e tij shtatëvjeçar me Serbinë, por edhe në diskutimet e tij, dhe në paraqitjët e tij publike, që një vit e gjysë nuk po e heqë nga goja aspiratat, tezën Serbosllave për mundësinë e coptimit, ndarjës së Veriut te Kosovës në favor te Serbisë. Për këtë ai e senzibilozoi bukur shumë edhe opinionin botëror, me kete temë antishqiptare, çfarë edhe i solli bile deri me tash mjegulli dhe hamendje ne opinionin boteror për dhe rreth Kosovës më ç’rast u reflektua ne mos njohje te reja, me çnjohje, refuzimin ne pranimin ne organizmat ndërkombëtar. Kjo sentence e Presidenti e bani rremuja edhe jetën politike në Kosovë por edhe ne vetedijen refuzuese te kësaj teze shumë te rrezikshme nga ana e popullit qe ky popullin nuk e meriton te futet përseri ne telashe sepse boll ka vuajtur nga regjeimi shovenist serb.

Por për çdo njeri i cili i ka dy fije mend nuk ia vlenë te kembehet Veriu i Kosovës me Luginën e Preshevës, jo vetem me Luginën e Presheves, por sikur Serbija te pranonte ti këthente prapa trojet dikur etnikishte te pastërta Shqiptare deri te Molla e Kuqi.

Dikur krahinat shqiptare shtriheshin deri te Nishi. Pra Krizës së Lindjës (1877-1878) rajoni i Toplicës ishte banuar më shumicë absolute shqiptare. Kështu, per shembull Nishi (Nissus) ne ate kohë numronte diku ka 52% me popullsi shqiptare, Krushumlija ishte 100% shqiptare, Prokupla 80% shqiptare. Atje çdo gjë frymonte shqip, edhe muzika edhe kenga, edhe ritet dhe dokët, etj. Por, se shpejti erdhi katastrofa, furtuna serbo-sllave, fillojë e ashtuqujtura Kriza e Lindjës (1877-1878) më terheqjen e Turqeve nga këto troje shqiptare. Si duket serbet ishin marr vesh me Turqit ne terhjekje e sipër nga këto troje qe te banin spastrimin etnik të këtyre trojeve.

Serbet si bishat e egra u versuln mbi popullatën shqiptare me dhunë e terror te paparapar dhe me një shpejtesi marramendese për spastrimin etnik të ketij teritori, i cili ishte i madh gadi sa dy Kosova. Së shpejti u spastruan etnikisht mbi 700 fshatra e qytete me mbi 300 mijë shqiptarë, duke i deportuar me dhunë për ne Turqi dhe në Kosovës, ku sot njihen si muhaxherë, kurse sot e kësaj dite ne këtë teritor mund to shohish shumë lokalitete, fshatra me emra shqiptar. Por, kronikat e kohës flasin se nga dhuna ushtarake-policore e Mbreterisë Serbe te Obranoviqeve u debuaj jo 300 mijë por rreth 830 mijë shqiptare etnik.

Kjo ështe e verteta për këtë teritor gadi sa dy here Kosova, e cila u spastru me dhunë nga shovenistet serbë duke i debuar për në Turqi (llogaritet se sot ne Turqi jetojnë mbi 5 milion shqiptar te debuar nga te gjitha trojet shqiptare). Nga ky teritor tipik shqiptar, per pak dite u sapstruan, u rrafshua tereni thue se ne këtë teritor nuk ka pasë asnjëherë banor, s’ka pasë pastrim etnik, per t’i kallxuar botes se këtu nuk ka ndodhë asgje. Kjo është Serbija terroriste, fashiste aremikja me e madhe e shqiptareve e cila donte qe t’i çrrenjëoste shqiptarët nga trojet e veta etnike. Kjo është serbija e maskakrave dhe gjenocidit te Sllobodan Millosheviqit i cili e dogj dhe poq Kosovën duke vra, masakruar, perëdhunar popullatën shqiptare. Kjo ështe Serbija e Aleksandër Vuçiqit, te cilit aksidentalisht i ra hise te negocojë me Kosovën me një njeri te shantazhuar, jo të përkushtuar për ta mbrojtë teritorin e vet.

Në këto biseda makabre ne dialog me Serbinë në te cilin Kosova nuk do te kishte dështë ti pranojë assesi, bile pa ia vu Serbise do “kushte të rënda” si separacionet e luftes, te pa gjeturit, të përdhunuarat, me kërkim falje për krimet e bame ne Kosovë, në mos pranimit ne asnjë menyre te diskutohet për tezen e moçme serbe për ndarjën e Kosovës te ciën Thaçi s’po e lëshon nga goja. Por këto asnjera nuk kanë ndodhë nga Hashim Thaçi ne dialog, u ba dorëshlirë dhe u rras ne dialog pa kushte nga i cili do te del i djegur i bamë prush. Por, përgjegjesin do ta marrë edhe Parlamenti, Qeveria, Partitë politike, por edhe populli i “urtë si gjingji qe thith gji”, të cilët nuk bane gjë, bile asgjë për ta ndalë këtë njeri qe te mos jetë ne krye të dialogut.

Dhe në fund te pranosh qe Veriu i Kosoves, të cilit ia kanë lakmi Amerika, Britania, Gjermania, Rusia e shumë shtete tjera te botës, sepse kjo eështe e pasur me pasuri prrallore xehesh, ar dhe argjend e shumë te tjera qe do te ia zgjasnin jeten Kosovës për hiq më pak se 16 shekujsh. Mu për këtë është e intersuar Serbija. Serbisë nuk ia ndinë fare për nje grushte serbë qe jetojnë ne Veri, ata i përdor veç për mjet manipulimi për ta marrë Veriun e Kosovës. Por edhe se Serbija nuk ka nevojë për teritor, sepse në Serbi janë mbi 1700 vendbanime (aq sa ka vendbanime krejtë Kosova) janë te shprasta nuk jeton askush ne to, sepse Serbia po shpopullohet dhe deri me 2050 do te bije ne 3,5 milion banor, por Serbise ne Kosovë i nevojitet jo territori por xehet, qe janë ne Veri te Kosovës, ajo ato i done më çdo kusht, do te bejë çmos për ti marr, e ndoshta edhe do t’i merr kur e dijmë faktin së kush po udheheq me dialogun.

Nuk ia vlenë te behet një kembim jo ekuivalent. Të kembehet Veriu i Kosovës me Luginën e Presheves ne te cilën nuk ka asgje te hajrit, pos do arave dhe xhamijave te cilat i kemi me bollek ne Kosovë. Por ështe e dhembshme për popullin tone qe jeton atje nenë presion dhe dhunë te vezhdeshme nga Serbet, për te colët doren ne zemer Kosova e as Shqiperia nuk beri asgje për keta ne këto 20 vite të lirisë.

Nuk ia vlenë te këmbehet Veriu i Kosovës i praruar ne arë me Luginën e Preshëves, edhe për shkak te dhembjes sonë qe e kemi për ate populate atje. Nuk ia vlen qe Veriu i Kosovës te shkembehet, jo vetem me Luginën e Preshevesë por nuk ia vlenë edhe sikur Serbia te pajtohet qe te ia bashkanigjë Kosovës teritorin e dikurshëm te sajë deri te Molla e Kuqe. Nuk ia vlenë sepse Veriu i Kosovës me pasurit e sajë prrallore është dy here me i vlefshëm se krejtë Serbia. Nuk ia vlenë sepse nese Kosova e humbë Veriun e saj do te mbetët si një trup pa kokë, e trupi pa kokë nuk jeton, edhe Kosova nuk mund te jetoj pa Veriun e sajë, sepse Veriu është çdo gjë për Kosovën, është jeta e sajë, frymëmarrja e sajë, zemra e sajë.

1 KOMENT

  1. I nderuari Ahmakoid Maxharraj,

    Amerika i ka 9 milion klometra katror territor dhe sipas teje AMERIKA po lakmojka Kosoven veriore qe i ka 1 mije metra katror…?!!!

    E kemi dijte qe je ahmak i maaaaaaadh, por nuk e paskemi pase informaten e sakte, sepse ti qenke edhe me i maaaaaaaaaaaaaaaaaaadh… ahmak.
    Amerika i ka te gjitha ato ç’ka i duhen por ti ahmaku i im i nderuar merru me nej pune qaty ne shpi… mjelle nej kumbull, nej spec apo huder …e prashit kallamoq dhe mos ha … kishe po di diqka c.c.c.c.c.c.c.c.c.c.c

Komentet janë mbyllur.