Trump nuk i ka fajet për zhvillimet shqiptare, i kemi ne!

0
420
Arben Çokaj - pass foto bw

Arben Çokaj

Berat Buzhala shkruan një shkrim, ku aludon, se ne duhet me pritë raportin Mueller, që Trump të rrëzohet, se ndryshe nuk i kemi punët mirë me të. E në një diskutim me Xhemal Ahmetin, që e kishte shpërnda shkrimin, bëra këtë trajtim:

Arben Çokaj:
Më vjen habi, se Berati del naiv… Raporti i Müller nuk ndryshon asgjë në politikën amerikane, Trump do jetë aty ndoshta edhe për një mandat tjetër. Nuk ka faj Trump se Hasha i lutet, “aman na lejoni t’ia japim do territor Serbisë”…

Xhemal Ahmeti:
Berati në mënyrë të mrekullueshme këtu ka vizatuar gjendjen ku është katandisur Amerika me këtë “aferê” që ia lejoi vetes me Trumpin. I fundit e ka çmontuar dhe devalvuar imazhin e SHBA-ve si asnjë armik i saj dikur. Trump shkel parimet mbi të cilat krenohet amerika qe sa është. Duhet t’i duash SHBA të tepër çiltër dhe duhet të jesh shumë i drejtë për të shkruar kështu si Berati. Me Trump nuk mund të flasim për një Superfuqi më, por për një instrument në duar të një kaste ish të përjashtuarish që kanosin rendin botëror me twitterologjinë e tyre. Kurrë më keq Amerika s’ka qenë dhe pikërisht se jo se nuk ndryshon politika e saj, por s’ka asnjë drejtim e lere më garanc për koherenc.

Arben Çokaj:
Xhemal Ahmeti më duket se as ti, e as Berati nuk e keni kuptuar si duhet politikën e Trump. Ai nuk është i interesuar fare, se çfarë mendojnë tjerët për të, e për politikat e tij. Ai e ndjen se Amerika është drejtuar keq dhe ka shkuar keq, dhe kërkon një mbledhje e ripozicionim të saj, për të rigjeneruar forcat. A i del kjo përpjekje me sukses atij, a jo, kjo mbetet për t’u parë. Deri tani, në politikën e brendshme ekonomike, SHBA ka ecur mirë, me investimet, punësimet, rritjen ekonomike etj. Tani kjo mbledhje e politikës Amerikane, ky largim nga politikat globale, na cënon edhe ne, si aleatë të saj. Aftësia jonë është, nëse ne mund t’i ruajmë interresat tona, duke marrë edhe mbështetjen amerikane, e kjo kërkon të njihet Trump dhe të dihen edhe mënyrat e ndikimit të tij, për të na ndihmuar.

Se Donald J. Trump e shan Malin e Zi, e nga ana tjetër, Kosova i jep 8200 ha Malit të Zi, e thonë “kështu e do edhe Amerika”, pra administrata Trump. Është shumë e thjeshtë me e sha politikën e Trump, se po e shajnë përditë nga inati libetalët në Amerikë, është shumë e thjeshtë me ia hedhë fajin Amerikës për marrinat tona, por unë e quaj marri këtë, që bën Berati, e ma marri atë që bën Hashimi. Se Trump-it nuk ia ndien me ikë krejt Kosova. Atëherë si mund të bëjmë ne, që Trump të interesohet për Kosovën, si për kurdët psh. e të na ndihmojë? E para, jo duke e sharë. E dyta, duke gjetur njerëz me ndikim afër tij, dhe me i kërkua ndihmë! Ne nuk e kemi bërë këtë.

Ne mbahemi ende me ëndrrat e Clinton-ëve, e kishim mirë me demokratët por edhe me Bushët. Por kanë ndryshuar kohërat. Këtë nuk po e kuptojmë, po e injorojmë. Ne mund të piqemi gjatë kohës që është Trump aty, pasi s’e ka në dortë Trump-in as Berati, por po të siguroj, as Müller. se Müllerin e shkarkon Trump qysh nesër po të dojë. Por ai vetë e ka lënë, jepi, heto, nuk ka Collusion, e deri tani asnjë fakt nuk ka dalë se ka Collusion mes Trump dhe Rusisë. Ato janë pretendime false, për ta delegjetimuar pushtetin e Trump, por do dalin pa sukses, edhe pse po bëjnë zhurmë të madhe e krijojnë idenë se çfarë po ndodh.

Prandaj ne sa e ushqejmë veten me iluzione, se po bie Trump, është më mirë të harxhojmë energji për politikën e sotme reale amerikane, me gjetë gjuhën e komunikimit me Trump dhe administratën e tij, që ai të na ndihmojë. Ajo që kam parë unë ka qenë se Hashimi është shprehur për korrigjim kufinjsh, pa u konsultuar fare më parë me amerikanët. E nga ana tjetër kemi Behgjetin, i cili pretendon se e njeh Trump, edhe ky është për korrigjim, bashkë me Batonin e Gent Cakaj, i cili shkon më tej si diplomat “gjeni”, që thotë se edhe pse nuk e njeh Serbia si shtet Kosovën, ne mund ta korrigjojmë kufirin… :p. E pra, ne kemi negociatorë të gabuar në këtë rast, e Trump nuk ka asnjë faj, se po nuk e mbrojtëm ne veten, nuk na mbron as Trump, e as SHBA. Prandaj është me rrezik, se mundet që administrata Trump të jetë keqinformuar, sikur shqiptarët vetë po vuajnë me ia dhanë pak territor Serbisë dhe kjo po na penalizon. Pra, e kemi fajin vetë, e jo Trump. E këtu duhet me i m’sha Berati, se Donald J. Trump nuk e pyet fort!