SHQIPTARË, NËSE NUK E DONI E MBRONI VENDIN TUAJ, NUK KA ME U DASHTË E MBROJTË ASKUSH!!!

0
406
Arben Çokaj - pikturë

Një shënim pa kohë…

Arben Çokaj

A kaq e vështirë është kjo aksiomë, për t’u kuptuar e ngulitur në kokë?

Nëse shqiptarët/qeveritarët duan me e shitë territorin shqiptar për ‘reparacione’, kështu bëjnë edhe të huajt. Pse i hapni sytë?

Se i shoh disa shqiptarë, kaq shumë e kanë humbur respektin e besimin në vetvete, sa presin mezi, kur po u vjen ambasadori/rja amerikan/e, për me i krye do punë tek ne. Eh sa halle ka Amerika mor shokë?!

O qylafa, thirrni more mendjes, nuk na ban Amerika ne, ma shumë se ne mund të bajnë veten, e për veten tonë! As Amerika, e askush tjetër. Harrojeni! Mos kaloni në dëshpërim kot, se kjo nuk na ndihmon.

Ata duan që ne të jemi të aftë e të drejtojmë veten, e të mos u bëhemi barrë e kotë, që të na lëshojnë. Flas për aleatët, se tjerët mund të na duan të rrënuar. A kaq vështirë qenka kjo, për ta kuptuar? Thirrni more mendjes, se e latë nam, duke pritë gjithë jetën me na ba tjerët…

E shikoni me e dashtë e me e ndihmua njëri-tjetrin, se jetoni më mirë e shkoni më larg, jo me e urrye e me i ba dam, se veten dëmtoni. Dhe mos kujtoni se ia ndien kujt për ne, apo po i vjen kujt keq për ne. Është naivitet i shkallës së lartë kjo, sëmundje, humbje!

Shqiptarë zgjohuni, shërohuni, dilni për zot vetes e interesave tuaja, se keni kalua në dalldi, marri e ligësi. Po ia ‘kani’ nanën vetes, e askujt ma shumë se vetes. Thirrni more mendjes! Truri është një organ, që zhvillohet duke e vu në punë! Vini trurin në punë!