Ibrahim Kelmendi
Meqë nuk po gjej rrëfim më të konkretizuar nga Baton Haxhia, lidhur me “bashkëpunimin” e tij më kryeshefin e UDB-së së Serbisë, Jovica Stanishiqin, po shërbehem me rrëfimin e tij që portali “insajderi” e ka publikuar para dy vitesh. Dhe po citoj fragmente, me shpresë se ndonjë transkriptues mund t’i zbërthej. demaskoi, cila e vërtetë fshihet në këtë rrëfim ezopik të Batonit, që duhet ta ketë menduar si shfajësim për angazhimin e tij marionetist.
Baton Haxhia:
“As ëndërr nuk e kisha pasur ta takoj njeriun, i cili me syze dielli po lironte pilotin ndërkombëtar në Bosnje. (…) Në një moment të takimit u hutova aq ngase po kuptoja se po kaloja nga jeta ne vdekje. Ishte rrjedha e shpejte, marramendëse e ngjarjeve me të cilën vetëdijesohesha.
Njeriu i parë i Millosheviqit, atë që kisha parë ne TV me syze dielli në Bosnje, duke zgjidhur pilotin, ishte përballë meje, në dhjetor të 1997-ës. Ishte shfaqur aty të na kumtonte lajmin se po shkonim në luftë. Dhe se të gjithë do të dëboheshim. Pyete – se e ke gjalle ende! Jovica Stanishiq e ka emrin.
Kur në jetë nuk kisha dashur ta takoj një njeri me emrin Jovica Stanishiq. As për një orë. Por ja që frika nga krimet, tmerri nga parafytyrimi ku shqiptarë e serbë vriten, digjen, masakrohen të detyronte ta lusësh jo vetëm atë, por edhe vetë demonin e krimit më brutal të ferrit. Po njeriu edhe djallin vetë e lutë kur është në pyetje liria dhe shpëtimi i popullit tënd.
Po kërkonim një shpresë qe mos të futeshim në lufte. I luteshim që mos ta bënte Kosovën si Bosnjën dhe Kroacinë. E paralajmëronim: «mos e bëni edhe herën e trete luftën se do ndodh pikërisht ajo që ndodhi me vone». Bombardimi! Ishte përpjekja ime intelektuale, njerëzore, për ta evituar masakrën që i kanosej popullit tim. Isha i ndërgjegjshëm se bëja gjënë e duhur.
Unë s’kam fuqi, – më tha Stanishiqi -, sepse afër Millosheviqit, ka shume nacionalistë dhe dashamirës të luftës.
Na thanë se ekzistonte projekti patkoi dhe se do të na dëbonin të gjithëve për 24 orë. Nuk ia dolëm ta bindim se krimi i paralajmëruar ishte hata e madhe. I thamë ne takim që do bombardoheni sepse e keni tepruar ne Bosnje dhe Kroaci. I thamë se ka zot mbi zot («Ima Boga nad Bogom»). Nuk beri punë asnjë lutje e jona. E dinim sa te fort ishit. Kishit trashëguar një armate nga perandoria Jugosllave. (…)
U ndamë me fjalinë: Shihemi në luftë…!E në Kosove nuk pati luftë. Vetëm masakër pati.
Pas dhjete vitesh, dëgjova zërin e tij. E dëgjova nga dhoma e burgut në Hage që po pëshpëriste vetëm një fjalë; «Zotëri Baton (gospodine Batone), na falni për atë qe ju ka ndodhur. Kaq kisha fuqi për të bërë. Nuk arrita ta bind askënd».”*)
Vetëkuptohet, kuislingët e marionetat e Serbisë, që kanë kap institucionet kryesore shtetërore në Kosovë por edhe në Shqipëri, e kuptojnë Batonin, meqë bazohen në përvojë të tyre. Por, fatkeqësisht, janë shumë rugovistë e hashimitë naiv, që nuk po janë në gjendje ta kuptojnë. Ka edhe nga ata naiv që nuk po duan ta kuptojnë, për inat të armiqve të tyre politikë.
Në këtë “rrëfim” (maskim) Batoni e prezanton veten e tij si personalitet kompetent dhe i autoritetshëm politik, edhe pse bëhet fjalë për vitin 1997, kur Stanishiq duhet të ketë më i plotëfuqishëm se sa Millosheviq. Atëherë ky duhet të ketë qenë vetëm një marionetë ordinere e shërbimit që ka komanduar Stanishiqi, të cilit po i bëhej dersura fillestare për angazhime të sofistikuara më vonë, siç po ndodh tani. Këtë nuk e kamuflon dot as literalizimi i tij me ëndrra, me syze dielli, me lutje, me kumte.
Duhet me qenë tepër injorant idiot, me besua që Batoni atëherë kishte potencial ta luste Stanishiqin të mos e masakronte Kosovën. Edhe më injorant idiot duhet me qenë për me besuar se Stanishiqi ia ka dekospiruar planet ushtarake, të shërbime, të policisë, që i kishte bërë Serbia kundër shqiptarëve në Kosovë.
Duhet me qenë injorant, idiot, në kub, me besua se Baton ka dit dhe ka guxua ta kërcënon eprorin Stanishiq, që Perëndimi ka për ta bombarduar Serbinë, nëse ndërmerr masakra si në Kroaci e Bosnjë.
Mallkim atyre që e dinë se Batoni ishte dhe është marionetë (dhe jo bashkëpunëtor) e shërbimit serb, e megjithatë i kërkojnë këshilla, ia pranojnë propozimet kadrovike, e faktorizojnë si këshilltar e si mik!