Lajm i admiruar i lartngjitur

0
463

Aq shumë na ka gëzuar dhe mahnitur.

Tregim nga libri “ E vërteta, forca vitale si mali me shkrepa “.

Për dijeni Z. Gramoz Ruci dhe Kadri Veseli, dy kryetarë parlamenti në Tiranë dhe Prishtinë.

Sali Leka, 23 Janar 2019.

Unë më shtatë shokë të mi bashkuam dy tavolina në lokal duke pirë kafe dhe raki.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë doli e foli në podium dhe tha: “ Unë, i nënshkruari Edi Rama në funksionin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, i delegoj Zotit Gent Cakaj Zv ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, detyrën e drejtimit të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe të perfaqësimit të ministrit brenda dhe jashtë vendit”.

Kaq fjalë foli Edi Rama, fjalë të pakta, të sakta, të pastra, shembullore, jetësore, juridike, publike, kombëtare historike. Unë me shokët e mi e dëgjuam, biseduam, e uruam me dolli me nga dy gota raki. U betuam me këngë dhe poezi.

Lajm i admiruar i lartngjitur.
Aq shumë na ka gëzuar dhe mahnitur.
Edi Rama në Tiranë punon pa përtim.
Nuk llomotit me referat as me fjalim.
As nuk gumëzhit me bidat për shkretim.
Por preciz sahat me obligim e përkushtim.
Për zhvillim progres e modernizim.
Për zhvillimin dhe progresin e ekonomisë.
Për modernizimin e Kosovës dhe Shqipërisë.
Për bashkimin e kombit shqiptar Taulonto – Dardan.
Trashigimtarë i Pellazgo – Arbo – Dalmacisë.
Besimtar i Shën Konstandinit në Ballkan.
Psalmëtar i parë i Shën Palit në Alem Zaman.
Historia e kombit shqiptar është eposike.
Është e tëra për këngë dhe poezi vasinasike.
Por grupimet dhe ingranazhet skurrike.
Dhe klikat lavazhe anarshiste kaotike.
E kanë mbushur me proza e sajime të thata.
Me trillime dhe gënjeshtra të gjata.
Kur i lexon skandalizohet globi e bota.
Tmerrohet e depresionohet robi e koka.
Kombi shqiptar kishte ka dhe do të ketë.
Djem dhe burra, vajza dhe gra fisnike, besnike, teuratike.
Guximtare krenare, mendimtare vizionare përjetë.
Përjetë me gëzim dhe harmoni të vërtetë.
Ishin dhe janë kreshnikë viganikë, po po kreshnikë!
Me betim për drejtësi dhe demokraci shembullore.
Publike, juridike jetsore paqsore si rreze diellore.
Këta djem dhe burra, vajza dhe gra shinike ilminike.
Meritojnë shtatë million këngë dhe poezi iradinike.
Por tani në shekullin XXI klikat kaotike.
Kanë formuar grupime negative skurrike.
Duke i reklamuar si parti politike.
Në fakt janë regresive rrakitike.
Kanë gazeta dhe televizione mediatike.
Bëjnë sajime dhe shtrembërime të stisura.
Por nuk bëjnë demaskime të drejta stigmatike.
Kanë dashur dhe duan batërdi tragjike.
Ashtu si në vitin 1997.
Dymijë nëna janë pa djalë.
Dymijë motra janë pa vëlla.
Dymijë nuse janë vejusha.
Për fëmijët jetima ditë tjetër do të shkruaj.
Do të tregoj fjalë për fjalë.
Cfarë kam dëgjuar dhe cfarë kam parë!
Nuk vajtoj por i kujtoj, i admiroj.
Me shumë nderim nuk i harroj.
Pa kursim nuset vejusha i ndimoj.
Ato ishin dhe janë gjeraqina.
Kanë njëzet vjet që rrisin jetima.
As isha dhe as jam hipokrit.
Janë vra gra dhe vajza duke u rrit.
Adoleshente të njoma si lule qumështore.
Duke lozur e shëtitur dorë për dore.
As isha dhe as jam horr.
Dy shoqe të mia i vrau plumbi qorr.
Unë kam edhe shoqe të tjera.
Ato të dyja ishin me shumë vlera.
Njëra shoqe la jetim, djalin dhe dy vajza.
Me shtëpi të vogël pa oborr pa katandi.
Ah! Sikur të kisha dy shtëpi me avlli!
Njërën shtëpi do tua falja.
Nuset vejusha ishin dhe janë drenusha dhe skifterina.
Edhe kur dëgjojnë ulurima e bubullima.
Për demostrata me kapsolla e granata.
Për të rrëzuar Edi Ramën me potere e shamata.
Edhe qeverinë socialiste me protesta e gallata.
Fjalët protesta dhe demostrata nuk janë shqip.
Por i flasin të tërë bam e bum, kutrrum.
Edhe ata që janë naiv merhum.
Edhe ata që janë të mangut, zgërdhec e zgrip.
Edhe ata që nuk duan as qytet e as fshat.
Edhe ata që nuk punojnë argat.
Edhe ata që janë sakat e patakat.
Edhe dembela që ulurasin nuk ka punë.
Edi Rama me qeverinë na përzune.
Kurse unë me shokët e shoqet e mia humaniste.
Keni punuar pa përtuar dyzet vjet.
Cdo ditë dymbëdhjetë ore me betim dhe vullnet.
Unë me shokët dhe shoqet e shkathta si flutura.
Kemi ngritur vepra të madhërishme të dobishme, të bukura.
Do të punojmë akoma me gëzim dhe vitalitet.
Unë me shokët e shoqet e mia kreshnike viganike.
Kemi kontribuar për Shqipërinë e lirë demokratike.
Unë me shokët e shoqet mendimtare vizionare teuratiste.
Guximtare krenare, antarë të Partisë Socialiste.
Bashkë me Edi Ramën edhe në vitin 2040.
Edi Rama kryeministri i Shqipërisë moderniste.
Me shokët dhe shoqet e mia specialiste filozofike.
Do ta zhvillojmë dhe do ta bëjmë Shqipërinë.
Bashkë me Kosovën industrialiste.
Do të projektojmë dhe të ndërtojmë vepra kombëtare historike..
Në Shqipëri dhe në Kosovë Dardano- Pellazgjike.
Me kombin shqiptar i bashkuar, i dituruar, i kulturuar.
Shumë i lartësuar ashtu si në shekujt e kaluar.

Sali Leka, Cel 0683855304
Tiranë 2019