KUR PROBLEMET E MËDHA QË KE SI SHOQËRI, NUK TË MJAFTOJNË…

0
598

DHE FILLON E FANTAZON PËR PROBLEME TË REJA, PËR TË MBUSHUR KOHËN…

NË LEZHË PO MBAHET NJË SEMINAR, PËR LIRITË DHE TË DREJTAT E KOMUNITETIT ME NGJYRË, ZEZAKËVE…

diskutim futja kot, kur boshalia sherr krijon

Arben Çokaj

– Po nuk ka zezakë more në Lezhë e në Mirditë? – u hodh një mirditor – racë ariane, nga fundi i sallës…
– Nuk ka tani, por kjo nuk dmth. se nuk do të ketë asnjëherë… mos u bëj racist! – ia ktheu prerë penelisti, që kishte marrë një dorë parashë për seminarin…
– Kemi gjëra më të rëndësishme se kjo për të bërë… mos u merreni me probleme inekzistente – tha tjetri nga salla.
– Zotëri, na mërzite, e dimë, por liritë dhe të drejtat e zezakëve në Lezhë janë me rëndësi të madhe, pasi këtu fillon gjithçka, ne nuk jemi kalifat arab! – ia ktheu penelisti tjetër, i cili kishte mbrojtur dizertacionin për integrimin Evro-Atllantik të shqiptarëve…
– Eh të mjerët ne, – tha e dëshpëruar një grua e moshuar nga salla – ne kemi probleme ekzistenciale këtu, bukën e gojës, e këta harxhojnë para, energji e kohë duke u marrë me zezakë e me LGBT-të, që nuk ekzistojnë… Duket se po përpiqen të na shmangin me tema të kota, nga problemet themelore që ka ky vend…

* * *

Diskutimi për këtë temë kaq të ndjeshme për një komunitet, që nuk ekziston në Lezhë, mori dhenë. Filluan diskutantët në rrjetet sociale, me opinionet e tyre të larmishme, duke imituar sa Artur Zhejin e sa Muç Nanon, duke i kryqëzuar kritikët injorantë të seminarit.

Nuk duhet diskriminuar tjetri për ngjyrën e lëkurës, apo orientimin seksual – u hodh një intelektual i shquar shqiptar nga Italia… – mos u tregoni primitivë e injorantë. Nuk zhvillohet kështu Shqipëria… Orientimi seksual nuk është devijim, as perversion, ai bëhet për kënaqësi!
Po silleni sikur nuk jeni në Lezhë, por në një kalifat arab – i gozhdoi kritikët intelektuali dhe skrimtari i shquar, shqiptar i krishterë, me banim në Berlin.

Çdo gja lidhet me kulturën e nacionit – theksoi dramaturgu i njohur gegë, me banim në Vjenë, i cili i pranon të gjithë, LGBT-të, zezakët e komunitetet e tjera, por nuk e duron standardin e neverhoxhën – Aftësia e nji shoqnie për me reague para se gjanat me ndodh’, tregon edhe dashninë qi shqiptari ka për kulturën, qi ka ransi ma shumë se kafshata… – përfundoi ai parimisht, duke menduar se shqiptarët po mbesin pas, pikërisht se nuk i parashikojnë gjërat, para se me ndodhë. – Franca e Italia hedhin miliona për Kulturën, e Shqipnia ka mbet’ ende në koh’ të kafshat’s… – e vuri pikën mbi i, dramaturgu vjenez me origjinë gegë, që synon edhe transformimin e gjuhës shqipe në të ardhmen, duke sfiduar standardin e Enverin… pra, duke pretenduar të bëhet ‘totem’.

Epo nëse nuk ka komunitet të zinjsh, apo LGBT në Lezhë, mblidhni forcat e krijojeni – foli rëndë-rëndë një intelektual i pavarur me një kokë e dije sa një babune, me banim në London…, i cili po kryen edhe PhD atje në shkencat sociale…

Toleranca duhet – e komunitetet duhen respektur, kur ato ekzistojnë, por kjo varet edhe nga përqindja e popullsisë, nuk duhet të abuzohet – tha urtë-urtë një Rugovist nga St. Gallen i Zvicrës…

Më lejoni të them një gjë, të cilën nuk kam dëshirë të ma merrni për të madhe. Amerika nuk po shkatërrohet nga racizmi, nga të zinjtë apo hispanikët, por nga homoseksualizmi – foli me guxim poeti i njohur shqiptar me banim në Texas. – Një fenomen negativ nuk duhet përkëdhelur, se thonë liberaslët, duket parë rreziku i tij, dhe homot shtohen, nëse i promovon, pasi orientimi seksual i njeriut është ambivalent.

Kështu vazhduan diskutimet në rrjetet sociale, ku koka intelektualësh shqiptarë u përfshinë me mendimet e tyre, për Shqipêrinë Evropiane dhe për të ardhmen e vendit…

Gjatë udhëtimit në SHBA, në hyrje të Savannah, pashë disa shtëpi si stalla, që duket se ishin aty, që nga koha e skllavërisë, e aty pashë edhe një zezak të varfër, të ulur jashtë para njërës prej shtëpive, kockë e lëkurë. Duhet me i sjellë disa zezakë në Lezhë, tani që po u jepen edhe të drejtat atyre, me siguri, do jetonin më mirë se në disa vende të SHBA-së – sqaroi analisti kritik, i cili përfundoi me: – sa për homoseksualët, e komunitete të tjera inekzistente ose me numër të vogël duhet të merremi me ta, nëse problemi ekziston. Pasi çdo shoqëri ka prioritetet e veta, e nëse ne e humbim kohën duke u marrë me gjëra pa rëndësi, mbesin problemet e rëndësishme pa u zgjidhë…