Përulje, zhgrrymje, demagogji dhe poza shtinjake pikëllimi tek Varri i Rugovës !

0
412

Nga Revista Drini22 Janar 2019

Nga Gjergj Kabashi

Përvjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës, edhe kësaj rradhe e mblodhi mbarë elitën politike të shtetit. Udhëheqësit e të gjitha subjekteve politike në Kosovë, përpos atyre të Vetëvendosjes u përkulën para varrit të tij. Para varrit të tij u përkulën edhe Hashim Thaci dhe Ramush Haradinaj, si dhe elita pasanike e LDK-së.

Kritikuesit dashamirë të tallësve të veprës së Rugovës dhe degradimit të Kosovës e thonë me të të drejtë, se këto parada janë të tepërta, pafytyrësisht djallëzore dhe bëhen për të fituar poena politik te elektorati.
Këtë e bëjnë për t’u shtirë si të butë dhe paqësor, sidomos ata panjerëz, që deri dje ishin tepër të egër dhe armiqësorë, jo vetëm ndaj Rugovës, por edhe të gjithë shqiptarve, që e admironin, apo të tjerëve që mbanin qëndrim kritik ndaj skenës politike dhe figurave politike të kësaj skene.

Mos u përbetoni kurrë se do ta ndiqni “rrugën e Rugovës” dhe “filozofinë rugoviane”, por ndiqne rrugën vetanake, duke e respektuar shtetin ligjor dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Mos u përpiqni t’a imitoni askë, e as Rugovën, por bëhuni vetvetja .

Bëhuni politikanë me personalitet e integritet, nëse keni kaçik e aftësi intelektuale.

Vallë, a nuk e keni kuptuar ende që Rugova ka vdekur, se ai tashmë i takon historisë si një libër “i mbyllun” në arkivin e saj dhe se është vetëm historia ajo që e vlerëson më së miri?

Përkundër të gjithave, Rugova është shembulli më i mirë i intelektualit, që u mor me politikë ndër ne dhe mbetet personaliteti që i ka bërë më së shumti miqë Kosovës dhe Shqiptarisë në mënyrën e vet, pas luftës antiosmane të Gjergj Kastriotit.

Ibrahim Rugova ka punuar dhe është angazhuar që popullin shqiptar t’a shoh pikërisht aty ku e ka vendin: Në shtratin e jetës së vet, në Gadishullin Ilirik !

Duhet t’a pranojmë e mos t’a gënjejmë vetën me “shenjtërime” të kota e të panevojshme se Rugova ka qenë po aq i dobët dhe pa “muskuj” për ta kundërshtuar pushtimin serbomadh të Slobodan Miloseviq, sa ka qenë i dobët edhe vetë populli shqiptar i Kosovës për t’a kundërshtuar pushtimin serb e rus në vitin 1912.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë çast, se këta që i përulen Rugovës për çdo përvjetor tek varri, janë përgjegjësit më të mëdhenj të myslimanizimit antishqiptar të rrënjës, trungut dhe degëve të kombit në Kosovë.

Me apo pa vetëdije, këta janë përgjegjësit kryesor që ky popull e rifillojë asimilimin në myslimanizëm, që pati përfunduar në një, apo tjetër mënyrë pas pushtimit serb të Kosovës në vitin 1912.

Këta që përulen, gjunjëzohen e zhagiten me demagogji e naivitet para varrit të Ibrahim Rugovës, në anën tjetër, janë njerëzit më të korruptuar të Kosovës.

Janë njerëz të ligj dhe pa ndjenja njerëzore, të cilët ia kanë zanë “dritën” popullit të vet. Nëse sytë janë për të parë e veshët për të ndëgjuar, për ta dihet tashmë gjithçka!

Familjet e tyre kanë pasuri marramendëse e të pamerituar, e kanë një jetë të shfrenuar e të mbushun me fodullëk, pasi jetojnë në luksin e pafund dhe në pasurinë që në asnjë mënyrë nuk është e tyre, sepse nuk e kanë fituar me punë e djersë.
Siç është e korruptuar, për fatin e keq, edhe vet familja e Ibrahim Rugovës !

Përbetimi në Rugovën, në jetën dhe veprën e tij, nuk ka asnjë dyshim se mbetët farsa më e madhe e Kosovës së para dhe pas luftës prej së cilës më së shumti përfitoi fillimisht LDK-ja, e pas vdekjes së Rugovës edhe PDK e AAK dhe shumë subjekte tjera politike.

Për fanatikët rugovistë përbetimi në liderin tashmë të vdekur, si dje ashtu edhe sot, është një “fabrikë e sigurtë paresh”, që garanton pasurim e mirëqenje marramendëse, duke u fshehur pas dashurisë deklarative dhe aspak përmbajtësore për liderin e madh.

Eshtë një rrenë e madhe. Kush nuk beson që kjo nuk është rrenë le t’ia lëshoj një “sy” tërë Kosovës dhe le të mendoj, sadopak, për pasurinë e atyre njerëzve që e kanë gojën natën e ditën “plot me Rugovën”!

Ashtu siç vazhdojnë t’a përdorin për qëllimet e tyre pushtetare Rugovën e vdekur edhe Hashim Thaci e Ramush Haradinaj, përkatësisht PDK e AAK .

Ky është një makiavelizëm i neveritshëm, që bëhet për qëllime të ulëta elektorale në një vend kaq të vogël dhe prapambetur, që për shkak të injorancës dhe jokreativitetit, nuk sheh shembëlltyra të tjera të përparimit nga jeta reale, edhe pse kaloi kaq shumë kohë nga vdekja e Rugovës.

Prandaj, lene të qetë Rugovën që të pushoj në varr dhe lëshojani rrugën një politike të re në Kosovë, politikë që mendon vetëm për vendin e popullin e vet, e jo për familjet e të afërmit e vet !

Lëshojani rrugën një politike shtetërore-inteligjente në raport me Serbinë, një politike që nuk e lejon rrënimin e brendshëm të kombit përmes Islamizimit të egër, si deri me tani.

Ju që përuleni, që aktroni, që zhgrryheni dhe merrni poza të pikllueme para Vorrit të Rugovës, jeni dëshmuar qe njëzet vite si njerëz të paaftë që nuk mund të bëni asgjë të mbarë e të mirë për vendin, sepse ju jeni shitur dhe korruptuar deri në atë masë, sa që nën barrën e rëndë të korruptimit e të ngatërresave kriminale në cdo shtet modern ju do të përfundonit që moti prapa grilave.

Përpos në Kosovë, ku j’u besohen dhe ku i uzurponi e mbani me forcë postet e detyrat që kurrë nuk i meritoni ?!…