Ky është njeriu i ri… – që sjellë shpresë…

0
450

Arben Çokaj

Feja është një temë problematike. Feja – mendojnë besimtarët se u duhet, se mësohen me të, por dobishmërinë e saj nuk mund ta thotë kush me saktësi… Njeriu ka nevojë me u rrejtë disi, e hebrejtë e kapën këtë që në fillim, duke qenë skllevër të faraonit, ata e krijuan fenë, me idenë se janë popull i zgjedhur i Zotit. E kështu neurozat e tyre e vuajtjet e tyre, me historitë e përrallat e tyre, disi edhe qesharake, i kthyen në fe dhe i përhapën në gjithë botën… Njeriu ka nevojë me u rrejtë – e prandaj beson… E ngaqë nuk mund të thuhet gjë me saktësi, sidomos pasi besimtari i bën të vetat përrallat e fesë, shtetet demokratike kanë vendosur me e lanë njeriun në rrenat e veta, sepse nuk ia vlen barra qeranë, me punua për me e ndërgjegjësua njeriun e mashtruar… Pra, kanë pranuar një dëm minimal nga feja, se sa me harxhua para e energji, për me e ba njeriujn e vetëdijshëm. E që me krijimin e saj, feja ka konkurrencën e vet, për mbijetesë. Ka konkurrenvë me jo-besimtarët, pastaj me fetë e tjera, e secila fe pretendon se është e vërteta, se e dinë shumë mirë se të gjitha janë rrena!  

Puna është se ne na pushtoi turku e na islamizoi. Edhe Dom Gjergji mori mbiemët musliman… E feja islame na bën ne si shqiptarë të paragjykohemi, të mos krahasohemi me popujt e Perëndimit… Kështu që ju mund të thoni thjeshtë: “të kthehemi në fenë e të parëve…” Kjo tregon se ju si besimtarë nuk e kuptoni aq mirë fenomenin e besimit… të kapitullimit të dikujt, para fesë së tij. Asnjëri prej jush nuk do të heqë dorë nga feja e tij, me dëshirë jo, e nga ana tjetër i thoni tjetrit, hiq dorë se kjo, se feja jonë është më e mirë. Ndërsa një musliman në Kosovë shkon e heqë tabelën e rrugës, në emër të një prifti kosovar, që dha edhe kontribut atdhetar. Kjo është pra feja, që na ndan si shqiptarë. Atij muslimanit i duket feja e vet ma e mirë dhe ngaqë beson, ai kujton se një ditë All’ahu e bën edhe sheik…

Tani me folë me të me arsye e me logjikë, është njëlloj si po shkruaj këtu për ju, për fenë e kuptimin e saj. Ju e dini kuptimin ma mirë: “Rroftë Krishti Mbret”. Ky është kuptimi që iu ka dhanë ju feja, përpjekjen e Krishtit me u ba mbret… E ai mbret në tokë nuk mund të bëhej, kështu që feja me sofizëm e pretendoi Krishtin mbret në qiell, për të marrë 10% të të ardhurave…, duke ju dhanë ju një iluzion, një imazh… Ec tani e hiqjau ju këtë imazh apo iluzion nga koka se!… Nuk i hyn kush kësaj pune, se del i humbur… Por në këtë kontekst e kemi të vështirë me ua heqë imazhin e Muhos shumë shqiptarëve nga koka, se i shkeli turku, u hoqi imazhin e Krishtit dhe u futi imazhin e Muhos, me dfhunë. Se me dëshirë janë pak ata që e bëjnë…

E meqë kjo punë është ndërlikuar si proces, i bie ma mirë për ne shqiptarët, që me fe të merremi sa më pak, nëse duam zhvillim…

Se këtu del një prift, që e ngre dorën si Hitler, e kënaqet dikush me të, por me nxjerë një leshatuk arab, kënaqen muslimanët, e këta të tjerët trishtohen, nuk është shqiptar – thonë, edhe pse ai shqiptar është, por ka ndryshuar imazhin e besimit… Ai i kënaq muslimat, por jo të krishterët. E tani, edhe pse dihen këto gjëra, eja e ndali besimtarët me i promovua mjetet e tyre?! Ku secili mendon se ka të drejtë. Dhe demokratikisht ka! E këtu është edhe problemi, se kapen njerëzit pas iluzioneve, aq sa edhe harrojnë realitetin, rrinë duke sha tjetrin që është ndryshe, dhe duke lavdëruar iluzionin e vet! E kështu feja në histori, më shumë vrasje e konflikte ka sjellë se zhvillim e harmoni. Çështja është: më kë jemi ne?

Në fund: Puna, shkollimi e dija na zhvillon si komb, jo feja… – Prandaj po them, se ky është njeriu i ri, që për disa sjellë shpresë, por jo zhvillim.